Lidhu me ne

Mix

Raporti “Future of jobs” – 10 aftësitë profesionale më të kërkuara të momentit

Kohët e sotme, puna dhe detyrat janë në ndryshim të vazhdueshëm.

Miliona role pune mund të zhduken ose të krijohen në vitet e ardhshme, sipas organizatës joqeveritare Forumi Ekonomik Botëror (World Economic Forum, WEF).

Kjo lidhet me një gamë të gjerë arsyesh, nga përparimet teknologjike deri te ndryshimet klimatike. Por, një gjë është e sigurt: shumë punonjës do të duhet të përshtaten.

Prandaj, aftësitë për të përballuar këtë ndryshim – dhe ndoshta edhe kërkesat e reja të punës – janë jetike.

Në raportin e tij të fundit “Future of Jobs”, WEF parashtron se cilat aftësi janë kyçe tani dhe cilat do të bëhen jetike në vitet e ardhshme.

Raporti bazohet në një anketim të 803 kompanive, në 27 grupe të industrive, në 45 ekonomi të ndryshme.

Aftësitë analitike dhe mendimi krijues, zënë vendet kryesore, për sa i përket asaj që kompanitë presin nga punonjësit në të tashmen.

Të qenit elastik dhe i shkathët, të qenët i motivuar dhe i vetëdijshëm, kureshtar dhe i përkushtuar ndaj të mësuarit gjatë gjithë jetës, përmbyllin pesë aftësitë kryesore të renditjes.

Vetëm një aftësi e lidhur me teknologjinë – edukimi teknologjik – renditet në top 10, në vendin e gjashtë. Aftësia për të kuptuar dhe punuar me inteligjencën artificiale (artificial intelligence, AI) aktualisht renditet në vendin e 15-të.

Renditja më e re, pasqyron disa ndryshime, nga sondazhi i fundit, i publikuar në vitin 2020.

“Krahasimet me sondazhet e mëparshme, sugjerojnë se të menduarit krijues, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, në krahasim me të menduarit analitik, pasi detyrat në vendin e punës bëhen gjithnjë e më të automatizuara”, thuhet në raport.

“Në vitin 2018 dhe 2020, numri i kompanive të anketuara, që e konsideronin të menduarit analitik si aftësi thelbësore, tejkaloi ato që konsideronin të menduarit krijues si të tillë, me diferencë 35% dhe 38%, përkatësisht.

Ky hendek tani është ulur në 21% dhe mund të vazhdojë të ulet.”

Aftësitë e reja

Priten ndryshime të mëtejshme, për sa u përket aftësive më të kërkuara në punë. “Punëdhënësit vlerësojnë se 44% e aftësive të punonjësve, nuk do të nevojiten më gjatë pesë vitve të ardhshme”, thuhet në raport.

Mendimi krijues është aftësia, që pritet të rritet më së shumti në rëndësi, e ndjekur nga mendimi analitik dhe edukimi teknologjik.

Ky i fundit, është veçanërisht i rëndësishëm, pasi zhvillimet teknologjike do të jenë një shtytës kryesor i krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhdukjes së atyre ekzistuese.

Inteligjenca artificiale dhe njohuritë e të dhënave (big data knowledge) renditen në vendin e shtatë, pasi sektori ka pasur lulëzim kohët e fundit, duke ngritur shqetësime se sa shkatërruese do të jetë inteligjenca artificiale për vendet e punës.

Aftësitë e buta (soft skills) si kurioziteti, të mësuarit e vazhdueshëm, si dhe elasticiteti, fleksibiliteti dhe shkathtësia, do të bëhen gjithnjë e më jetike për punonjësit, duke u renditur respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Në anën tjetër të peshores, aftësitë fizike janë ndër ato, që mund të jenë më pak të rëndësishme në të ardhmen.

“Ndërsa të anketuarit vlerësuan se asnjë aftësi nuk ishte në rënie neto, pakica të konsiderueshme kompanish gjykojnë leximin, shkrimin dhe matematikën; shtetësinë globale (global citizenship); aftësitë përpunuese shqisore (sensory-processing abilities); shkathtësinë, qëndrueshmërinë dhe saktësinë manuale, se do të jenë me rëndësi në rënie për punonjësit e tyre”, thuhet në raport.

10 aftësitë më të rëndësishme

Këto janë 10 aftësitë më të rëndësishme për punonjësit këtë vit, sipas raportit të WEF.

1. Mendimi analitik

2. Mendimi krijues

3. Rezistenca, elasticiteti dhe shkathtësia

4. Motivimi dhe vetëdija

5. Kureshtja dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës

6. Edukimi teknologjik

7. Besueshmëria dhe vëmendja ndaj detajeve

8. Empatia dhe dëgjimi

9. Udhëheqja dhe ndikimi shoqëror

10. Kontrolli i cilësisë

/ CNBC

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook