Lidhu me ne

Mix

Kristo Frashëri: Ja ku lindi Skënderbeu!

Kristo Frashëri: Ja ku lindi Skënderbeu!

Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu shënon sot ditën e tij të lindjes. Skënderbeu ka lindur më 6 maj të vitit 1405. Historiani Kristo Frashëri, i ftuar në emisionin Shqip të gazetares Rudina Xhunga, ka dhënë disa dëshmi të rëndësishme për Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeun, të cilat, dritare.net po i sjell të plota.

Frashëri ka qenë një nga historianët më të rëndësishëm shqiptarë. Vendi i tij mbeti bosh, pas vdekjes.

Kristo Frashëri: Ja ku lindi Skënderbeu!

Ja çfarë thotë historiani, i pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga:

“Sipas dëshmive dhe jo legjendave, Skënderbeu si familje ishte dibrane, nga fshati Çidhën. Janë 5 breza që dokumentohen me akte që kanë jetuar në këtë fshat. Fshati Kastriot ka marrë emrin e familjes, që do të thotë ‘mbrojtës i kështjellës’. Kjo është një çështje lokale, fakti kryesor është që ai është shqiptar. Dhe ata të huaj që e kanë përvetësuar, si grekët, serbët e me radhë, kjo nuk e ul Skënderbeun, por e ngre aq shumë saqë edhe ata duan ta kenë të vetin. Por, fakti që luftoi si shqiptar e për Shqipërinë, atë askush nuk e ka mohuar.

Skënderbeu themelet e shtetit nuk mund t’i vendoste në Dibër, që ishte një zonë e izoluar. Atij i duhej një vend që ta kishte fytyrën nga Evropa. Kruja ishte qyteti më i përshtatshëm për këtë periudhë historike të shtetit shqiptar. Me fytyrë të kthyer nga Adriatiku, nga Italia, me komunikime shumë të lehta me viset italiane. Kruja kishte traditën e një qendre politike. Këto janë arsyet përse Skënderbeu e zgjodhi Krujën dhe vendosi selinë e shtetit të vetë.- percjell dritare.net.

Shteti i Skënderbeut përfshinte afërsisht Shqipërinë e Mesme të sotme. Kjo sepse nuk pati as mundësi e as mjete që ta zgjeronte këtë ndikim të vetin, që ai synonte. Fakti që ai shkoi dhe mori Beratin dhe shihte viset e jugut, tregon që ai kishte një vizion shumë të madh. Nuk donte të ishte zot lokal, por zoti i Shqipërisë, siç e thoshte edhe titulli që ai përdorte. Ai krijoi marrëdhënie me shtete të tjera ku përfaqësonte Shqipërinë, jo veç krahinën e tij.”- është shprehur Kristo Frashëri.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook