Lidhu me ne

Mix

Zbuloni çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda dhe si ta ndaloni atë

Shumë prej nesh përjetojnë më shumë teshtitje, hundë të bllokuara, skuqje dhe kruarje të syve, të gjitha këto disa prej shenjave të alergjisë. Megjithatë një tjetër sinjalizues i alegjive të stinës mund të jetë edhe gjakderdhja nga hunda.

Në hundë ndodhen shumë enë gjaku, kjo është një nga arsyet se përse ky organ është shumë i ndjeshëm. Ekzistojnë shumë shkaqe të gjakderdhjes nga hunda, disa mund të jenë shqetësuese dhe të tjera jo. Në këtë artikull ju njohim me disa prej shkaqeve të gjakderdhjes së shpeshtë nga hunda dhe si t’i trajtoni ato.

I Ftohti
Dimri dhe pranvera e hershme, nënkuptojnë ndryshme të shpeshta të ajrit. Nga një ambient me ajër të thatë e të nxehtë, ju papritur mund të gjendeni në një ambient me ajër të ftohtë e të thatë. Ashtu si buzët tuaja çahen nga luhatja e temperaturës, hunda mund të thahet, të çahet dhe të rrjedhë gjak. Për ta shmangur këtë ju mund të përdorni solucione të posatshme, të cilat ruajnë lagështinë në hundë.

Ngacmoni hundën shpesh
Për shkakt të ftohjes, alergjive ose ndonje traume, ju e ngacmoni hundën shpesh me duar dhe kjo shton irritmin. Në këto raste është e zakonshme të shihni një mukozë me nuancë gjaku. Nëse keni alergji, atëherë duhet të flisni me mjekun tuaj, për mënyrën më të mirë për të mjekimit. Dhe nëse jeni ftohur, mund të përdorni mjekime për të lehtësuar simptomat, me qëllim që të prekni sa më pak hundën tuaj.

Mund të jetë për shkak të alegjisë
Nëse keni alergji, irritimi dhe ilaçet e alergjisë, mund të shkaktojnë gjakderdhje të hundës. Një sprucues për hundën me steroide, mund të jetë një trajtim i shkëlqyer në këtë rast. Por nëse e përdorni në mënyrë të gabuar, duke e afruar sprucuesin deri në mes të hundës, mund të irritoni septumin duke shkaktuar gjakderdhje.

Ilaçet
Disa ilaçe që hollojnë gjakun, si për shembull aspirina, mund të shkaktojnë gjakderdhje. Prandaj nëse keni filluar një ilaç të ri dhe vini re gjakderdhje të shpeshta nga hunda, flisni me mjekun tuaj.

Mund të keni gjakderdhje të shpeshta
Një gjendje e quajtur telangiektazia hemorragjike e trashëgueshme, ndodh kur disa enë gjaku nuk zhvillohen siç duhet. Kjo ju bën më të prirur për të pasur gjakderdhje të shpeshta. Gjakderdhja nga hundët është shenja më e zakonshme e këtij çrregullimi gjenetik, dhe ato shpesh fillojnë në moshë të mesme. Një shkak tjetër mund të jetë hemofilia, një çrregullim i trashëguar, ku gjaku nuk mpikset siç duhet. Së bashku me gjakderdhjet e shpeshta dhe të vështira për t’u ndalur nga hunda, ky crregullim shoqërohet me dhimbje dhe ënjtje të kyçeve, gjakut në urinë ose jashtëqitje dhe hematoma.

/AgroWeb

MË TEPËR

Radar23 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore24 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook