Lidhu me ne

Radar

“Më goditën me leva papushim”, Rrëfimi i Ramës për rrahjen barbare: Ikën se më dinin të vdekur, foton e doja si dëshmi

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në Top Story, momentin kur u dhunua në vitin 1997, foto të cilat janë të dokumentuara edhe sot.

Rama tha se fotot i ka bërë menjëherë pasi u dhunua, pasi donte t’i kishte si dëshmi, sepse në atë kohë dyshohej të ishte bërë me bojë.

Ai u tregoi me detaje momentin kur dy persona e goditën me leva dhe asnjë person nuk i erdhi në ndihmë pasi ishin të frikësuar.

Në lidhje me dëshirën e tij për t’u anëtarësuar në PD, në fillesat e tij, Rama tha se nuk e ka dashur kurrë diçka të tillë.

Duma: Fotoja e gjakosur në 97, thoja me vete çfarë njeriu është ky që gjakoset dhe instiktin e parë e ka të shkojë e të fotografohet.

RamaËshtë e vërtetë në rast se e nxjerr nga konteksti i kohës atë që unë bëja dhe atë që ndodhte dhe arsyeja përse unë kam shkuar të bëj fotografinë ka qenë se në atë kohë ishte janari i 97 dhe unë isha kthyer në Shqipëri që përpara vitit të ri dhe qëndrova më gjatë sepse përpiqesha të mblidhja firma për të bërë një peticion për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Aleksandër Meksit dhe para se të vinim në këtë moment kishte ndodhur rrahja e Servet Pëllumbit dhe disa të tjerëve, gjaku i të cilëve ishte komentuar në mediat zyrtare të kohës si bojë.

Pra sikur kishin pretenduar dhe unë isha rreth orës 11 të natës, mos gabohem 22 janar dhe ishte shumë ftohtë po shkoja në shtëpi, bashkë me shoqen time dhe me një shok tjetër që jetonim në një apartament të vogël, futemi tek blloku i pallatit dhe duke ecur në rresht nga muri, duke u afruar te hyrja del një hije që afrohet, mu duk sikur ishte një studenti im që donte të më tregonte ca punë, me letër kishte të mbështjellë një levë dhenë momentin që doja ti thoja ç’i ke këto shaka më goditi dhe më lanë të shtrirë duke menduar se mbarova e ikën. Unë u çova isha i çarë dhe ajo që ishte shumë spektakolare ishte se ka qenë një bllok me katër pallate dhe të gjithë ishin në ballkone e asnjë nuk zbriti poshtë. Unë mbeta shtrirë, shoqja ime bridhte nëpër kate ku kërkonte ndihmë dhe ndërkohë shoku tjetër iku me vrap për të shpëtuar, njerëzit ishin nëpër ballkone dukej si arenë gladiatorësh unë fillova t’i bërtas njerëzve vazhdoni rrini me frikë si qenër.

Pastaj dal më mori shoqja ime, shkova tek rruga kryesore dhe aty vijnë një veturë ne i dolëm para dhe vjen një person që sot e kësaj dite kam raporte, më shoqëroi për në veturë që kishte dy djem brenda, shoqes time i thashë shko lajmëro se s’dihet çfarë ndodh, çunave i thashë do të ndaloni tek Petrit Kumi që ishte fotografi sepse mendova që çdo gjë mund të ndodhte, e bëra për dëshmi. Isha shumë i pafuqishëm kisha ethe të ftohtë ata i binin derës i thonin që jam me Edi Ramën, fotografi më pa të gjakosur, kisha ndjesinë që më duhej patjetër një dëshmi, në atë kohë kishim vetëm një gazetë të lirë që publikonte çdo gjë dhe pastaj shkova në spital.

Kjo është historia. Unë skam dashur të jem pjesë e PD-së, pas rreth 30-40 minutash jam larguar nga PD-ja dhe kam ardhur në darkë shkova në qytet studenti dhe arsyeja e largimit është se ishin këta që nga doktori dhe pyetja ime ishte e thjeshtë çfarë bëni këtu se jeni komunistë. I kam thënë Ben Imamit atëherë jo vetëm unë që nuk vij por ai tipi atje do ju hajë të gjithëve dhe ajo parti do të shkojë komplet në drejtim tjetër. Aty skishte vend as për mua as për njerëz liberale.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix2 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix10 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix10 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix10 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar10 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar10 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix10 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore10 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix10 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook