Lidhu me ne

Mix

6 mësime të nxjerra nga libri “Do It Today”

Do It Today Summary and Review - Bookies Talk

6 mësime të nxjerra nga libri “Bëje sot”

1. Mjaft kërkove rrugë të shkurtëra dhe futju punës

Të ndërtosh një biznes apo karrierë është e vështirë. Kërkon nga ju të bëni detyra të vështira, të lodhshme dhe të pakënaqshme. Nëse doni më shumë klientë ose punë, askush nuk do t’jua dhurojë. Duhet të nxitosh.

Bëni marketing me përmbajtje, shitje derë-më-derë, në rrjet apo çfarëdo metode që përdorni për të rritur biznesin tuaj.

Dhe nëse doni të ngjitni shkallët e institucionit a kompanisë ku punoni, duhet të krijoni aleanca, të jeni strategjikë, të tejkaloni objektivat tuaja dhe të jeni të shkëlqyer në atë që bëni.

Kjo është ajo që DUHET të bëni. Shumica prej nesh tashmë i dinë këto gjëra. Ose, do i mësojnë. Nuk ka sekret për të pasur sukses në punë.

2. Elemino! Elemino! Elemino!

Eliminimi është një strategji kyçe që duhet përdorur për shumë aspekte të jetës.

Ne grumbullojmë aq shumë bagazhe të panevojshme gjatë viteve që vazhdimisht duhet t’i eliminojmë.

Nëse e gjeni veten duke luftuar për t’u përqëndruar, provoni këtë strategji. Bëni jetën tuaj aq të thjeshtë sa të jetë si një fllad për të jetuar.

Dhe le të jemi të sinqertë. Kush dëshiron të jetojë një jetë të pamundur?

Jeta edhe kështu është mjaft e vështirë. Mos e bëni edhe më të vështirë.

3. Forca e vullnetit nuk funksionon. Sistemet po.

Ajo që ju nevojitet vërtet është një sistem për të kryer punën. Shumë njerëz i shmangen rutinave, sistemeve dhe kornizave sepse duan të kenë liri. Më vjen keq por duhet ta dini: Liria është armiku juaj.

Fakti është se, nëse doni t’i kryeni gjërat, keni nevojë për rregulla.

Nëse kombinoni taktikat e duhura të produktivitetit, ju keni një sistem produktiviteti.

Afatet krijojnë urgjencë, llogaridhënia do të krijojë përgjegjësi, puna në intervale përmirëson fokusin tuaj, stërvitja do t’ju japë më shumë energji, po kështu edhe një dietë e shëndetshme dhe eliminimi i shpërqendrimeve do të largojë tundimet.

4. Shkëputu nga Interneti!

Dhe ka vetëm një arsye për ta bërë këtë: Çdo gjë nëse bëhet me tepri, është një gjë e keqe.

Edhe gjërat e mira.

Shumë ushtrime? Do të mbingarkoheni me stërvitje.

Shumë dashuri? Do të mbytni njerëzit.

Shumë punë? Do të strapacoheni deri në “burnout”.

Shumë ushqim? Do të shëndosheni.

Shumë ujë? Do të vdisni.

Atëherë, pse konsumoni kaq shumë internet?

5. Menaxhoni vëmendjen.

Fokusi përcakton cilësinë e jetës suaj. Po nuk pate fokus do të thotë të mos kesh kontroll vëmendjen tënde.

Dhe të mos kesh kontroll, do të thotë zhgënjim.

Të gjithë e dimë se ku çon zhgënjimi.

Filloni të menaxhoni vëmendjen tuaj.

Jo kohën. Vëmendjen. Foksuin.

6. Pushoni

Ju e rikarikoni telefonin kur i mbaron bateria.

Ju rimbushni makinën kur ndizet drita e kuqe.

Por ndonjëherë, ju harroni të bëni të njëjtën gjë për pasurinë tuaj më të çmuar: Trupin juaj (dhe trurin që është brenda tij).

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix6 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix6 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix6 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix6 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix6 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix6 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix6 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix6 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar6 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook