Lidhu me ne

Mix

Ujë + limon: 7 arsye pse ju bën mirë

Ujë + limon: 7 arsye pse ju bën mirë

limonët janë të shijshëm dhe të shëndetshëm, por a janë ende të shëndetshëm nëse i shtoni në ujë? Po, ka disa përfitime:

1. Hidratimi

Uji është pija më e mirë për hidratim, por disa njerëz nuk e pëlqejnë shijen e tij më vete. Shtimi i limonit rrit shijen e ujit, gjë që mund t’ju ndihmojë të pini më shumë.

2. Vitaminë C

Agrumet si limonët kanë vitaminë C, një antioksidant kryesor që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira. Limonët nuk kryesojnë listën e agrumeve me shumë vitaminë C, por lëngu i një limoni siguron 18.6 miligramë vitaminë C. Sasia e rekomanduar ditore për të rriturit është 65 deri në 90 miligramë.

3. Pesha

Hulumtimet kanë treguar se antioksidantët e polifenolit që gjenden në limon zvogëlojnë ndjeshëm shtimin e peshës. Megjithatë është e paqartë nëse rënia në peshë vjen nga fakti që njerëzit pinë më shumë ujë dhe ndihen të ngopur apo nga lëngu i limonit.

4. Lëkura

Vitamina C te limoni mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrudhave të lëkurës, të pakësojë lëkurën e thatë nga plakja dhe dëmtimin nga dielli. Se si uji përmirëson lëkurën është e çështje e diskutueshme, por një gjë është e sigurt: Nëse lëkura humbet hidratimin, ajo bëhet e thatë dhe e prirur për rrudha.

5. Tretja

Disa njerëz pinë ujë me limon si laksativ ditor në mëngjes për të ndihmuar në parandalimin e kapsllëkut. Pirja e ujit të ngrohtë ose të nxehtë me limon kur zgjoheni mund të ndihmojë sistemin tretës.

6. Frymëmarrja

Uji me limon shmang erën e keqe të gojës pas ngrënies. Limoni mendohet se stimulon pështymën dhe uji ndihmon gjithashtu në parandalimin e tharjes së gojës, e cila mund të çojë në erë të keqe të shkaktuar nga bakteret.

7. Gurët në veshka

Acidi te limoni mund të ndihmojë në parandalimin e gurëve në veshka.

Efektet anësore të ujit me limon

Uji me limon është përgjithësisht i sigurt për t’u pirë, por ka disa efekte anësore të mundshme. Limoni përmban acid, i cili mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve.  Kur bëhet fjalë për urthin, uji me limon mund të ketë ose efekt negativ ose pozitiv. Acidi mund të shkaktojë urth tek disa njerëz. Të tjerët përjetojnë lehtësim nga urthi, pasi lëngu i limonit bëhet alkalin, duke zvogëluar aciditetin në tretje. Nëse keni probleme të ndryshme shëndetësore, ju këshillojmë që të konsultoheni paraprakisht me mjekun tuaj.

Përgatitja

Në mënyrë që të keni ndonjë përfitim shëndetësor të ujit me limon, duhet ta pini atë vazhdimisht dhe të përdorni limonë të freskët. Për të përgatitur ujin, shtrydhni gjysmë limoni në 250 ml ujë të ngrohtë ose të ftohtë. Mund të shtoni nenexhik, xhenxhefil, kanellë etj.

Burimet: Healthline, Health

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar8 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar8 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet8 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix9 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore9 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore23 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix24 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix24 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix24 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook