Lidhu me ne

Mix

Mëngjesi, disa zakone të këqija që na bëjnë të shtojmë peshë pa e ditur

l intro 1651937325 1280x720

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, sipas nutricionistëve. Në fund të fundit, këtu hidhen themelet për pjesën tjetër të ditës sonë dhe çdo gabim mund të na ndjekë gjatë gjithë ditës…

Nëse keni tendencë të hani mëngjes sepse e dini se duhet të hani diçka, a jeni i sigurt që po konsumoni ushqimet e duhura? Sigurisht që duhet të shijojmë një vakt kur zgjohemi, por duhet të respektojmë edhe disa rregulla! Nëse marrim shumë kalori ose shumë pak, kjo do të ndikojë në sjelljen tonë të të ngrënit gjatë gjithë ditës.

Ne kemi mbledhur për ju gabimet më të shpeshta që të gjithë pak a shumë i bëjnë dhe në vend që të na dobësojnë, na shëndoshin.

Karbohidrate të plota
Përbërësit tanë më të preferuar për mëngjes, petullat, krepat, bagels, bukë, briosh, që janë plot me karbohidrate. Dhe në fakt, ato përmbajnë të ashtuquajturat karbohidrate të këqija, të cilat na shëndoshin dhe nuk krijojnë ndjenjën e ngopjes, duke sjellë si pasojë të kemi uri shumë më shpejt seç duhet. Që mëngjesi të jetë i balancuar, ai duhet të përmbajë proteina (p.sh. proshutë gjeldeti ose pule, me pak yndyrë) dhe yndyra të mira (p.sh. arra).

Ushqimi në makinë
Nëse e keni zakon të keq të hani rrugës për në zyrë, atëherë ushqimin e konsumoni me ndalesa si pasojë e vozitjes, dhe është pothuajse e sigurt që do të hani më shumë. Nëse ushqimin e blini nga jashtë, atëherë rriten shanset që ai të jetë kalorik dhe të të shëndoshë.

Kujdes nga lëngjet dhe smoothies
Frutat janë shumë të shëndetshme, por përmbajnë shumë sheqer. Mirëpo është padyshim më mirë të hani fruta sesa të pini një lëng, veçanërisht nëse ai lëng është i paketuar. Lëngjet e paketuara kanë shumë konservues dhe shumë sheqer, ndaj nuk janë zgjidhja më e mirë për mëngjes apo për çdo moment tjetër të ditës.

Hani shumë herët në mëngjes
Nëse jeni një person që zgjoheni shumë herët, atëherë është mirë të mos hani menjëherë pasi të zgjoheni, pasi është e sigurt që do të jeni të uritur shumë herët në mëngjes dhe shumë përpara drekës.

Nuk pini ujë
Uji është elementi i nevojshëm për të nisur siç duhet ditën tonë, ndërkohë që aktivizon metabolizmin, krijon ndjenjën e ngopjes dhe gjithashtu kontribuon në humbjen e peshës. Shumë prej nesh harrojnë të pinë ujë, veçanërisht në muajt e dimrit dhe kjo nuk është e mirë për funksionimin e përgjithshëm të trupit tonë.

Gjumi i dobët
Nuk ka të bëjë me dietën, por lidhet indirekt me të. Hulumtimet kanë treguar se gjumi i dobët është i lidhur me çrregullimet e të ngrënit dhe obezitetin, kështu që kushdo që fle mjaftueshëm është gati të shijojë një mëngjes të duhur dhe të shëndetshëm.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook