Lidhu me ne

Mix

Rusia standardizon produktet hallall

Më shumë se një vit pas sanksioneve që i vendosi Perëndimi, si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës, ekonomia ruse nuk reflekton rënie. Strategjia e Rusisë për t’i kundërshtuar sanksionet me politika të reja ekonomike, forcimin e aleancave të vjetra dhe rritjen e numrit të partnerëve ekonomikë jashtë Europës ka rezultuar e suksesshme. FMN rishikoi vlerësimin e fundit për PBB-në ruse për 2022-2023, duke e ngritur me 9.4 pikë përqindjeje në total.

Trendi rritës reflektohet edhe në listën e miliarderëve të Forbes të 2023-shit. Nga 88 në 2022, numri i miliarderëve rusë që kanë hyrë në listë arriti në 110.

Tregu i vendeve myslimane duket se është objektivi i radhës. Rregullatori rus i cilësisë së ushqimit Roskachestvo ka akredituar një agjenci për të kryer certifikimin e brendshëm të produkteve hallall.

Organizata e re, e quajtur Roskachestvo-Halal, do të fillojë certifikimin e tregut në maj dhe pritet që deri në 100 kompani të aplikojnë për etiketën hallall deri në fund të vitit.

Rusia gjithashtu planifikon të zbatojë certifikimin hallall në sektorin e shërbimeve, duke përfshirë hotelierinë, turizmin, industrinë e hotelerisë, shërbimet financiare dhe mjekësore.

Mbikëqyrësi rus veterinar Rosselhoznadzor thotë se në vitin 2022, produktet hallall në tregun rus ushqimor përbënin rreth 10%. Produktet hallall përbëjnë 35% të eksporteve globale të mishit. Arabia Saudite është tregu më i madh i shitjeve në botë, me blerje me vlerë 1.2 miliardë dollarë në vit.

Në shkurt, qeveria ruse miratoi standardet e para mbarëkombëtare të hallallit në përpjekje për të rritur eksportet e ushqimit në vendet myslimane. Eksportet ruse të këtyre produkteve arritën vlerën 180 milionë dollarë në vitin 2021 dhe patën destinacion Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas RT, Objektivi rus për këtë standard të ri të eksporteve është 400 milionë dollarë deri në vitin 2024 dhe 700 milionë dollarë deri në vitin 2030.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook