Lidhu me ne

Kryesore

“Terror ndaj qytetarëve ‘votën ose jetën’”, Berisha: Një komision po punon për të denoncuar krimin elektoral

“Terror ndaj qytetarëve ‘votën ose

Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat, ku risolli temën e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Kryedemokrati tha se dokumentet dhe dëshmitë faktojnë ndërhyrjen antiligjore të Edi Ramës në kontrollin e votës së zgjedhësve shqiptarë.

Berisha gjithashtu bëri disa denoncime si bandat në Shkodër bënë gjithçka që të ndryshonin rezultatin.

“Dokumentet, dëshmitë, fotografive, filmimet, faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme ndërhyrjet brutale, antikushtetuese dhe antiligjore të Edi Ramës në kontrollin e votës së zgjedhësve shqiptarë.”

“Dokumentet faktojnë se në Shkodër u bashkuan bandat me armiqësinë më të egër ndaj njëra-tjetrës, të urdhëruara nga kryekumbara Edi Rama. Bandat e Edi Ramës bënë gjithçka për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në shumë e shumë zona të vendit. Por bandat ishin një shkrirje me bandat e qeverisë.”

“Inxhinierë, drejtorë, punonjës, kanë ushtruar terror ndaj qytetarëve me kërcënimin: votën ose jetën! Delinkuentë të dënuar rëndë në vendet përreth si përdhunues kanë shoqëruar deputetë të PS dhe janë vendosur numërues, në Devoll për shembull.”

“Në burgun e grave në Tiranë është votuar 100 përqind për Erion Veliajn. Vetëm një person, dhe ai ishte vëzhguesi, ka arritur të votojë ndryshe. Në qendrat e tjera, qytetarët janë detyruar të mos futen fare në dhomën e fshehtë sepse kanë marrë fletën e mbushur nga komisioneri.”

“Këto janë vetëm disa nga rastet e panumërta që dëshmojnë dhunimin flagrant të të drejtës së qytetarëve shqiptarë në këtë proces farsë elektorale.”

“Një komision i ngritur po punon me intensitet dhe unë dua të falënderoj të gjithë ata, drejtues, anëtarë, simpatizantë, vëzhgues, komisionerë, kandidatë, që po kontribuojnë në denoncimin e krimit monstruoz elektoral, të farsës 14 maj 2023.”

“Sikundër shtoj se shqyrtimi i thelluar i këtij megakrimi kërkon kohën e duhur dhe qytetarët do ta marrin vesh në çdo hollësi dhe në çdo detaj, pasi është një material shumë, shumë voluminoz që duhet të trajtohet me seriozitetin dhe vërtetësinë më të madhe.”

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix2 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix9 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix9 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix10 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar10 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar10 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix10 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore10 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix10 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook