Lidhu me ne

Mix

Transfuzioni i gjakut, gjithçka që duhet të dimë

Transfuzioni i gjakut është një nga shtyllat e mjekësisë aktuale. Ajo është një procedurë që shpëton një numër të madh jetësh, pasi zëvendëson gjakun e humbur, për shembull gjatë një aksidenti.

Transfuzioni i parë i gjakut të njeriut mendohet se është bërë në shekullin e 18-të. Por grupet e ndryshme të gjakut u identifikuar vetëm në shekullin e 20-të. Për këtë arsye deri atëherë, transfuzione të tilla mund të rezultonin fatale.

Grupi i gjakut është një klasifikim i gjakut në bazë të karakteristikave të qelizave të kuqe të gjakut, Kur personi ekspozohet ndaj një gurpi gjaku të papajtueshëm me të mund të ketë reaksione që mund të çojnë deri në vdekje.

Falë këtyre të dhënave është bërë e mundur të zhvillohet procedura e transfuzionit të gjakut në mënyrë të sigurtë dhe efikas. Më poshtë do të shpjegojmë atë që duhet të dini për këtë proces.

KU KONSISTON
Transfuzioni i gjakut është bërë një procedurë rutinë mjekësore. Ajo konsiston në marrjen e gjakut apo disa derivateve të tij nga një tjetër individ, që quhet donator. Gjaku përbëhet nga këta komponentë:

Eritrocitet, apo qelizat e kuqe të gjakut, përgjegjëse për transportin e oksigjenit dhe eliminimin e “mbeturinave” të gjakut.

Qelizat e bardha, të cilat ndihmojnë organizmin të luftojë infeksionet
Trombocitet të përfshirja në koagulimin e gjakut

Pazma që përbën pjesën e lëngshme të gjakut

Për të bërë një transfuzion gjaku një individ duhet së pari të ketë dhuruar gjak. Donatori është një vullnetar që nuk merr asnjë lloj shpërblimi për këtë gjest.

SI BEHET DHURIMI I GJAKUT?
Dhurimi i gjakut është një procedurë shumë e thjeshtë që ndihmon në shpëtimin e jetës së një personi. Për të qenë donator duhet të jeni në gjendje të mirë shëndetësore, të peshoni më shumë se 50 kg dhe të mos jeni anemikë apo të keni çrregullime të gjakut.

Për të bërë dhurimin mund të shkoni në një qendër të specializuar apo të përfitoni nga fushatat sensibilizuese që bëhen në vende publike.

Pra, ulesh me krahun të shtrirë mbi një mbajtëse dhe personi përgjegjës do ju masë tensionin e gjakut dhe do të verifikojë nëse jeni në kushtet për të dhuruar. Pra, do ju lidhet një llastik përreth krahut pasi kështu është më e lehtë të gjendet vena. Sigurisht që age e gjilpërës duhet të jetë sterile ashtu si dhe zona e lëkurës ku do të vendoset. Gjaku mblidhet në një qese prej 470 ml.

Procedura është më e thjeshtë se sa duket. Nuk ka dhimbje dhe zgjat rreth 10 minuta. Në përgjithësi parashikohet një mesvakt i vogël për të rikuperuar energjitë. Por në përgjithësi nuk ka komplikacione.

Sipas një studimi, çdo vit dhurohen rreth 92 milionë njësi gjaku, e megjithatë ka një defiçit prej 22 milionë njësish në të gjithë botën. Për këtë arsye, të gjithë duhet të kontribuojmë si dhurues gjaku.

PSE BEHET TRANSFUZIONI I GJAKUT

Transfuzioni i gjakut bëhet për trajtimin e një pacienti me mangësi të ndonjë prej përbërsve të gjakut. Për shembull, në rastet kur pacienti nuk arrin të prodhojë qeliza gjaku për shkak të një problemi të palcës së kockës.

Një procedim i tillë ka një sërë udhëzimesh, si trajtimi i hemofilisë, për të cilin i garanton pacientit një proces të përshtatshëm koagulimi.

Përdorime të tjera janë:
Në rastet e hemorragjisë, për të riintegruar vëllimin e gjakut
Ndërhyrjet kirurgjikale ku është parashikuar huymbje e gjakut, si transplanti i organeve dhe rregullimi i dëmtimeve.
Anemia kronike
Pacientët që i nënshtrohen kemioterapisë.

CILAT JANË RREZIQET
Transfuzioni i gjakut në përgjithësi është një procedurë e sigurtë. Megjithatë edhe pse rreziku është i ulët, mund të verifikohen disa komplikacione. Më të zakonshmet janë alergjitë e buta që shkaktojnë ortikarie dhe ethe.

Nga ana tjetër, është e rëndësishme të dimë se sot nuk ka gjasa të ndodhin infeksione. Aktualisht, gjaku i donatorëve po testohet për të përjashtuar çdo infeksion të transmetueshëm, siç është HIV ose hepatiti.

Është e vërtetë që në disa raste mund të prodhojë dhe reaksione imunitare si pasojë e transfuzionit. Pra e shtyn sistemin imunitar të sulmojë qelizat e kuqe të transfuzuara.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook