Lidhu me ne

Kryesore

Rama harron premtimet e fushatës, paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë: Në verë rishikojmë fashën

Rama harron premtimet e fushatës, paralajmëron rritjen e çmimit

Ndryshe nga fushata zgjedhore, ku Rama premtoi rritje pagash dhe lehtësira për biznese e individë, këtë herë kryeministri kaloi të rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Nga Kuvendi, Rama paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kur tha se me ardhjen e verës do të rihapet diskutimi për vendosjen e fashës. Sipas Ramës, në faturën e energjisë elektrike nuk përcaktohet vlera reale e çmimit, dhe me ardhjen e verës rritet konsumi nga familjet, çka e bën të detyrueshme sipas tij rishikimit e fashës.

“Po ju kujtoj të gjithëve atyre që na ndjekin se sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike për të gjitha familjet dhe biznesin e vogël dhe pjesën dërrmuese të biznesit, të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet, nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht sa paguante me çmimin përpara krizës. Ka rënë çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar, por nuk është kthyer aty ku ishte.

Qeveria ka pasur dhe ka vullnetin e plotë që të paguaj. Me ardhjen verës konsumi do të rritet dhe do të duhet të rihapim diskutimin e fashës. Sot për sot jemi në këto kushte që vazhdojmë të paguajnë. Nëse do të ishim duke pasur një ekonomi lënguese, ku merret një shifër aty dhe një shifër atje si ajo përralla e asaj species që donte të zbukurohej, atëherë sigurisht që kjo rritje pagash nuk mund të bëhet. Ekonomia është rritur, ndryshe nga çfarë është thënë”, tha Rama.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix2 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix10 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix10 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix10 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar10 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar10 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix10 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore10 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix10 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook