Lidhu me ne

Kryesore

Pagat e funksionarëve thellojnë pabarazinë, Rama me rrogë 25.4 herë më të lartë se pensioni mesatar

Pagat e funksionarëve thellojnë pabarazinë, Rama me rrogë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 25 maj ligjin që përcakton pagat e reja për funksionarët e lartë të shtetit, por me disa ndryshime.

Në projektligjin fillestar të depozituar nuk parashikoheshin që të rriteshin pagat e funksionarëve të qeverisë, pra Kryeministrit, Zëvendës Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe zëvendës-ministrave.

Po njësoj nuk parashikoheshin rritje as për pagat e deputetëve. Por me shumicë votash Komisioni i Ekonomisë dhe Financave vendosi që pagat e këtyre funksionarëve të rriteshin dhe madje rritja në përqindje të ishte edhe më e lartë se ajo e Presidentit.

Sipas të dhënave të Open Data, paga e Presidentit të Republikës e cila përcaktohet në ligjin e Buxhetit të Shtetit rritet nga 257 000 lekë në 425 000 lekë, rritje kjo e barabartë me 65.4%. Kryeministri dhe Kryetarit të Kuvendit i shkon paga në 393 125 lekë, nga 228 730 lekë që ishte, rritje kjo me 71.9%.

Me 82.4% u është rritur paga ministrave, përkatësisht nga 174 760 lekë në 318 750 lekë. Deputetët janë ata që përfitojnë rritjen më të lartë në përqindje, përkatësisht 98%, nga 156 770 lekë, në 310 250 lekë.

Rritje pësuan edhe funksionarë të tjerë ku rritja më e madhe shënohet për Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, përkatësisht me 70.2%, nga 174 760 lekë në 297 500 lekë.

Pagat e funksionarëve thellojnë pabarazinë, Rama me rrogë

Pjesa më e madhe e këtyre punonjësve pësuan rritje simbolike në nivelin e inflacionit ose edhe më poshtë.

Me ligjin e ri, paga e kryeministrit bëhet 25.4 herë më e lartë sesa pensioni mesatar për vitin 2022. Po ashtu, një mësues në nëntëvjeçare me master e ka pagën bruto 6 herë më të ulët sesa e kryeministrit. Një infermier rezulton me pagë 5.8 herë më të ulët sesa paga e re e kryeministrit të republikës.

E thënë ndryshe një pensionist shqiptar me pension mesatar merr vetëm sa 3.9% e pagës bruto të kryeministrit të vendit.

Po ashtu edhe mjekët specialist të cilët përfituan rritje page me 50 000 në prill, rezulton që të përfitojë vetëm 38.3% e pagës së kryeministrit ose 2.6 herë më pak.

Pagat e funksionarëve thellojnë pabarazinë, Rama me rrogë

Thellimi i pabarazisë shikohet qartë kur analizohet raporti i pagave para dhe pas ndryshimit të tyre.

Një pensionist para se ti ndryshohej paga kryeministrit e kishte masën e pensionit 14.8 herë më të ulët se ajo e kryeministrit, por tani rezulton të jetë 25.4 herë më e ulët.

Një polic inspektor e kishte pagën para prillit 2023 rreth 4 herë më të ulët se ajo e kryeministrit, kurse pas prill 2023 e ka 6.4 herë më të ulët.

Po njësoj ndodh me të gjitha pagat e punonjësve buxhetor. Raporti i pagave të tyre kundrejt pagës së kryeministrit është ulur pas prill 2023, edhe pse paga në vlerë absolute u është rritur të dyja palëve.

Pagat e funksionarëve thellojnë pabarazinë, Rama me rrogë

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar10 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix10 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix10 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix10 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix10 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix10 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix10 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar11 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike11 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook