Lidhu me ne

Mix

Ekzistenca e Zotit në fjalët e shkëlqyera të një shkrimtari hungarez

Light Pollution Causing Stars To Disappear From The Night Sky, Warn  Researchers

Dy fëmijë diskutojnë në barkun e nënës se si mund të jetë jeta pas lindjes, dhe nëse ajo ekziston vërtet, apo është pak a shumë si e imagjinojmë vdekjen. Në këtë mënyrë e ka shpjeguar një shkrimtar hungarez ekzistencën e Zotit.

Në barkun e një nëne ishin dy fëmijë. Njëri pyeti tjetrin:

“A beson në jetën pas lindjes?”

Tjetri u përgjigj: “Është e qartë se duhet të ketë diçka pas lindjes. Ndoshta ne jemi këtu për të përgatitur veten për atë që do të vijë më vonë”.

“Kjo që thua nuk ka kuptim. Nuk ka jetë pas lindjes. E çfarë lloj jete do të ishte ajo?”– ia priti i pari.

I dyti tha: “Nuk e di, por do të ketë më shumë dritë se këtu. Ndoshta do të jemi në gjendje të ecim me këmbët tona dhe të hamë me gojën tonë. Ndoshta do të kemi shqisa të tjera që nuk mund t’i kuptojmë tani”.

I pari ndërhyri sërish: “Por kjo që thua është absurde. Ecja është e pamundur. Dhe pastaj të hamë me gojë!? Qesharake! Kordoni i kërthizës na siguron ushqimin dhe gjithçka që na nevojitet. Kordoni i kërthizës është shumë i shkurtër. Ndaj nuk besoj se ka jetë pas lindjes!”.

Por fëmija i dytë këmbënguli në të tijën: ”Epo, unë besoj se ka diçka atje jashtë, dhe ndoshta është ndryshe nga ajo që është këtu brenda. Ndoshta njerëzit nuk do të kenë më nevojë për këtë kordon”.

I pari e kundërshtoi: “Mos thuaj marrëzira. Përveç kësaj, nëse ka vërtetë jetë pas lindjes, atëherë pse asnjë nuk është kthyer nga atje? Lindja e fëmijës është fundi i jetës, dhe pas saj nuk ka gjë tjetër veç errësirës, ​​heshtjes dhe harresës. Ajo nuk do të na çojë askund”.

– Unë nuk e di këtë – tha i dyti – por me siguri që atje jashtë do ta gjejmë mamin dhe ajo do të kujdeset për ne.

I pari e pyeti: “A beson vërtet tek mami? Kjo është qesharake. Nëse mami është atje, atëherë ku është ajo tani?”.

I dyti iu përgjigj: “Ajo është rreth nesh. Ne jemi të rrethuar nga ajo. Ne jemi brenda saj. Ne jetojmë për të. Pa të kjo botë nuk do të ekzistonte”.

I pari ia priti: ”Ndoshta, por unë s’mund ta shoh atë. Prandaj, është logjike që ajo nuk ekziston”.

Por fëmija i dytë u kundërpërgjigj: ”Ndonjëherë, kur hesht, nëse përqendrohesh dhe dëgjon vërtet, mund ta vësh re praninë e saj dhe të dëgjosh zërin e saj nga atje lart”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix2 ditë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar2 ditë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore4 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix4 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar4 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix4 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix4 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix4 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix4 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook