Lidhu me ne

Radar

Shteti shqiptar “i zhytur” në borxhe në Arbitrazh, 63% e humbjes i përket Becchettit

Shteti shqiptar “i zhytur” në borxhe në Arbitrazh, 63% e

Në dy vite detyrimet faktike të shtetit shqiptar për shkak të humbjeve në arbitrazh janë rritur me plus me 66.37 milion euro të tjera pasi në 2020 detyrimet e akumuluara të njohura si fakt pra të pranuara nga vetë qeveria shqiptare ishin 109 485 296 Euro.

Në maj 2022 shteti shqiptar raporton dhe njeh zyrtarisht Detyrime si pasojë e çështjeve të humbura në arbitrazh në vlerën 175 857 595 Euro. Këto për shkak të 15 Arbitrazheve ku shteti ynë ka humbur me palë biznese. 63% e vlerës së humbur i përket çështjes së njohur si Becchetti.

Sipas të dhënave të marra nga Open Data, nga buxheti i shtetit për periudhën e referuar janë likuiduar rreth 18.2 milionë Euro shpenzime për mbrojtjen ligjore të Shtetit në procese arbitrazhi.

Shteti shqiptar “i zhytur” në borxhe në Arbitrazh, 63% e

Përpos rasteve të finalizuara, ka edhe arbitrazhe të humbura të cilat përllogariten në vlerën 190 milionë.

Vetëm gjatë vitit 2022, janë finalizuar pesë gjykime ndërkombëtare arbitrazhi duke rritur detyrimet në buxhetin e shtetit.

1. Në 29 Mars 2023 është marrë vendimi final për çështjen Hydro srl dhe të tjerë kundër Shqipërisë (Çështja Becchetti) duke e ri konfirmuar edhe njëherë si fitues palën private ndaj shtetit shqiptar. Detyrimet e shtetit shqiptar për këtë çështje janë në vlerën 108.2 milion euro si dëmshpërblim i drejtpërdrejte ndaj Investitorit dhe 2.61 milionë euro si shpenzime administrative dhe ligjore të arbitrazhit. Deri në Maj 2023, shteti shqiptar ka paguar rreth 1.39 milionë euro, ndërsa detyrimi i mbetur për tu likuiduar është  rreth 109.2 milionë euro.

2. Çështje tjetër e lidhur me Familjen Becchetti është ajo mes AlbaniaBeg Ambient sh.p.k, Construzioni srl, Angelo Novelli vs Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila është regjistruar në 7 Nëntor 2014. Objekti është në lidhje me projektin e prodhimit të energjisë përmes menaxhimit të mbetjeve. Shoqëria ka kërkuar dëmshpërblim nga shteti shqiptar për anulimin e kontratës për import dhe përpunim plehrash për përfitim energjie elektrike. Vendimi i parë nga Gjykata e Arbitrazhit në 20 Mars 2020 shpalli Shqipërinë fituese. Më pas AlbaniaBeg Ambient sh.p.k kundërshtoi vendimin pranë Gjykatës duke paraqitur edhe prova të reja, dhe si rrjedhojë në 6 Maj 2022, Gjykata e Arbitrazhit rrëzoi vendimin e 2020, duke shpallur fitues investitorin.

3. Një tjetër çështje e finalizuar është ajo e Hydro srl II vs Republika e Shqipërisë, e cila po ashtu lidhet me Familjen Becchetti. Çështja është regjistruar në ICSID në 2017 me paditës Hydro Srl dhe të paditur Republika e Shqipërisë. Objekti është në lidhje me projektin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe menaxhimit të mbetjeve. Në vendimin final datë 31 Maj 2022, Gjykata vendosi përfundimisht përfundimin e gjyqit, me fitues Republiken e Shqipërisë. Gjykata vendosi që Hydro SRL t’i paguajë Shqipërisë shumën prej 60 000 Euro sipas nenit 700 të Kodit të Procedurës Civile si dhe kostot e gjyqit. Për këtë çështje shteti shqiptar njeh vetëm shpenzimet ligjore në vlerën 491 mijë Euro, prej të cilave ka likuiduar rreth 96.3 mijë Euro.

4. Një tjetër vendim kundër shtetit shqiptar është për çështjen mes Investitorit JV Copri Construction Enterprises etj kunder Shtetit Shqiptar. Pavarësisht kërkesës së Shqipërisë për anulim të vendimit, Gjykata e Arbitrazhit rikonfirmoi edhe njëherë palën private si fituese më 31 Maj 2022. Pala paditëse nё kёtё rast JV Copri Construction Enterprises dhe tё tjerë, kanë ngritur pretendime mbi  Kontratën pёr “Ndërtimin e Segmentit Rrugor Tiranë-Elbasan Nr. 1 dhe Nr.3.” Shpenzimet administrative dhe ligjore janë 691 000 Euro prej të cilave 541 400 Euro. Deri në Maj 2022, shteti ka likuiduar rreth 400 mijë Euro.

5. Çështja Arka Energy B.V vs Shqipёria, iniciuar më 18 Dhjetor 2020 nga kompania Arka Energy B.V, e cila ishte kompani pjesëmarrëse nё konsorciumin e shpallur fituese përmes njё procedure tenderi ndërkombëtare, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pёr ndërtimin e Parkut Fotovoltaik nё Akёrni nё vitin 2018. Kjo çështje është ndërprerë ne Korrik 2022, për shkak të mospagesës së paradhënieve të kërkuara në Rregulloren Administrative Financiare të ISCID 14(3)(d). Nga shteti shqiptar janë njohur vetëm shpenzimet ligjore për mbrojtjen me vlerë 1.9 milionë Euro.

6. Në vijim, çështja mes Bankers Petroleum Albania (BPAL) vs Albpetrol sh.a dhe ish Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë MIE. Kompania publike Albpetrol sh.a dhe ish MEI përfaqësuar nga AKBN kanë në zbatim marrëveshjen Hidrokarbure të lidhur me Bankers Petroleum Albania (BPAL) për zhvillimin dhe prodhimin e naftës në vendburimin Patos-Marinez. Gjatë zbatimit të marrëveshjes, Albpetrol sh.a dhe AKBN kanë ngritur pretendim për mosrespektim nga BPAL. Pretendimi konsiston në mos njohjen e 600 milionë USD nga Albpetrol dhe AKBN të disa kostove hidrokarbure të kryera nga BPAL, në kundërshtim me marrëveshjen hidrokarbure. Për këtë pretendim, BPAL, në shtator 2015 ka paraqitur kërkesë për arbitrazh ndërkombëtar të IÇ (International Chamber of Commerce) kundër MIE/AKBN dhe Albpetrol.

Shteti shqiptar “i zhytur” në borxhe në Arbitrazh, 63% e

Nga buxheti i shtetit duhet tё paguhet edhe vlera prej 1 069 500 Euro pёr konfliktin ndërmjet Ministrisё sё Bujqёsisё dhe Zhvillimit Rural dhe kompanisё Valeria Italia s.r.l, vlerë e cila përfaqëson koston totale të shpenzimeve ligjore për avokatët dhe kostot fillestare të arbitrazhit. Deri nё Maj 2022 janë likuiduar nga shteti shqiptar 769 500 euro. 

Shqipëria ka ende çështje të tjera të mbetura në Arbitrazh të cilat janë humbje për Buxhetin e Shtetit. Madje disa prej tyre mund të sjellin kosto shtesë pёr buxhetin e shtetit nёse Vendimi i Gjykatave Ndërkombëtare tё Arbitrazhit bёhet nё favor tё palës private.

Nё total detyrime potenciale qё mund tё materializohen nё kosto buxhetore shtesë janë 190 milion euro. Kjo vlerë pritet të jetë më e lartë për shkak të dy çështjeve të tjera të hapura në dy vitet e fundit.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix17 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix17 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix17 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix17 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook