Lidhu me ne

Aktualitet

Forca e Perëndimit e deleguar te dy mediokër

Tensionet në Veri, Lajçak dhe Escobar mbërrijnë në Beograd, takohen me  Vuçiç – BoldNews.al

Dy ndërmjetësit perëndimorë për krizën në Kosovë, Escobar dhe Lajçak, kanë deklaruar pas takimit me Aleksander Vuçiç se presidenti serb është i gatshëm të kontribuojë në zgjidhjen e saj. Asnjë fjalë për përgjegjësitë të cilat i kërkuan vazhdimisht në Kosovë dhe Prishtinë.

Për ta bërë edhe më të njëanshëm të ashtuquajturin ndërmjetësim, në media ka nisur të dalin të dhënat e para për sanksionet e mundshme ndaj Kosovës, duke prekur edhe liberalizimin e vizave. Më tej akoma, burokrati i dështuar amerikan Escobar, ka deklaruar se zgjedhjet e reja në Veri nuk duhet të presin fundin e korrikut, por ato duhen shpallur që tani. A thua bota nuk funksionon po qe se në katër komuna për këtë muaj nuk ka kryebashkiakë serbë.

Për çështjen e zgjedhjeve, presidentja Osmani ka sqaruar se një mënyrë ligjore për zgjedhjet është peticioni i nënshkruar nga 20% e votuesve, në mënyrë që të akomodohet edhe një zgjidhje kushtetuese. Diçka që askush nuk po do ta dëgjojë. Ajo që bën përshtypje në këtë konteskt është intensiteti i kërcënimeve ndaj Prishtinës zyrtare, që vijnë tashmë njësoj si në rastin e kërcënimeve ndaj opozitës në Shqipëri. Escobar citohet nga mediat serbe të jetë shprehur se:

Nese Prishtina nuk do partnership, atëherë do të largohet nga aleanca me NATO-n, që është në vetvete një pasojë e madhe

Ka tagër që ta thotë një gjë të tillë një zyrtar si Escobar? Dhe a ka kuptim që një situatë si kjo të mbërrihet deri në këtë pikë? Në fund le të shohim pak sesi spërdridhet ky i ashtuquajtur i Dërguar i Posaçëm kur vjen puna te parashtrimi i problemeve. Gjatë konferencës për shtyp në Serbi, Escobar ka theksuar edhe se:

Formimi i Asocacionit të komunave me shumicë serbe është një kërkesë LIGJORE për Prishtinën…Është në Marrëveshjen e Brukselit, në konkludimet e Këshillit Evropian, dhe në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit. Nëse Kosova dëshiron t’i bashkohet procesit të integrimit euroatlantik, atëherë duhet ta përmbushë këtë

Po zgjedhjet në Veri dhe mandati i të zgjedhurve nuk janë një problem që kërkon trajtim ligjor? Kushtetues? Pse kërkohet të imponohet një axhendë këtu duke shpërfillur kërkesat ligjore e kushtetuese të Kosovës, ndërkohë që nuk thuhet asgjë për Kushtetutën serbe dhe Asocacioni prevaloka si kërkesë ligjore e një marrëveshjeje ndërkombëtare?

Janë njerëz si Escobar që e kanë ulur në tokë SHBA dhe e kanë bërë të duket tanimë si një fuqi të cilës i ka mbetur Forca dhe mediokriteti. Bashkohen këto të dyja dhe bota bëhet vend shumë i rrezikshëm.

/Respublica.al

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar8 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix8 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix8 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix8 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix8 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix8 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix8 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar9 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike9 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook