Lidhu me ne

Radar

Ikin të rinjtë, më shumë të moshuar! Vetëm Tiranës i shtohet popullsia, arrin në 925 mijë banorë

Që nga 2001 popullsia e Shqipërisë ka vijuar të bjerë.

Përveç vitit 2017 kur pati një shtesë modeste me 1 mijë banorë, në vitet e tjera rënia ka vazhduar. Edhe në 2022-in trendi vazhdoi, me 31 800 persona më pak në vend, ndërsa numri i emigrantëve ishte më i larti që nga 2014-ta.

Në një periudhë 5 vjeçare shifrat tregojnë një realitet të hidhur me të rinjtë që po largohen gjithnjë e më shumë nga vendi. Kështu nga 2018-ta janë 137 598 individë të grupmoshës deri në 29 vjeç që janë larguar nga vendi. Ndërkohë në piramidën e popullsisë, në pesë vitet fundit, u shtuan 68 269 individë të grupmoshës 60 – 85 vjeç.Edhe mosha e mesme e popullsisë nga 30 – 59 vjeç është pakësuar me 19 358 individë, duke konfirmuar fenomenin e emigracionit familjar.  Dramën e emigrimit të rinjve e konfirmojnë edhe statistikat e arsimit, pasi në arsimin parauniversitar dhe universitet u regjistruan rreth 35 200 nxënëse më pak.

Sa i përket qarqeve, Fieri ka numrin më të lartë të larguarve në pesë vitet e fundit, ndjekur nga Elbasani dhe më pas Korça. Por, edhe pse kanë numër të lartë të larguarish Fieri dhe Elbasani vijojnë të japin një kontribut të lartë në prodhimin e brendshëm bruto të vendit, ndërsa jo e njëjta gjë mund të thuhet për Korçën, që edhe pse ka turizëm të zhvilluar vlera e shtuar në ekonomi është ndër më të ulëtat. Ndërkohë Tirana ka tashmë zyrtarisht të regjistruar 925 mijë banorë, ndërsa nga 2018 i janë shtuar 41 mijë banorë dhe vijon të mbetet lokomotiva e vendit. Shtesa në vlera të papërfillshme ka pasur edhe Durrësi.

Por, largimi i popullsisë është një problem që po e vuajnë edhe vendet e rajonit. Serbia që së fundmi zhvilloi CENSUSIN zbuloi se nga 2002 i janë larguar 850 998 banorë, ndërsa mosha mesatare në vend arriti në 43.8 vjeç, duke e bërë kështu një nga vendet me plakjen më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor.

Një studim i OECD në 2021-in tregonte se që nga vitit 1990 të paktën 4.8 milion njerëz të lindur në Ballkanin Perëndimor apo 1 e 5 e popullsisë tashmë jetonin jashtë vendit duke përbërë një diasporë të madhe.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix18 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix18 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix18 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix18 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix18 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix19 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix19 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar19 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook