Lidhu me ne

Radar

“Qeveria me ndihmën e KAS i rrëmbeu mandate opozitës”, Berisha sulmon Ilir Rusmalin dhe paralajmëron protesta

“Qeveria me ndihmën e KAS i rrëmbeu mandate

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar paralajmëroi protesta. Sipas tij, qeveria me ndihmën e KAS po i rrëmben mandate opozitës.

Berisha po ashtu deklaroi se do të ndjekin çdo rrugë ligjore, madje theksoi se çështjen do ta çojnë deri në Strasburg.

“I njëjti skenar është përdorur nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, i cili ëndërron të bëhet Avokat Populli, është vepruar me Dumrenë.

40 vota, të gjitha në çdo kriter ligjor të pavlefshme, janë shpallur të pavlefshme nga krimineli elektoral Ilir Rusmali me urdhër të Edi Ramës, për t’i rrëmbyer mandatin Bedri Qypit.

Ndërkohë 16 vota janë shpallur të pavlefshme pasi iu ishte vendosur vetëm një votë, kurse vota ku shkruhej me laps të kuq dhe bëheshin shënime, ato ishin për kriminelin elektoral Ilir Rusmali dhe Edi Ramën, të vlefshme.

Natyrisht ne do ndjekim çdo procedurë ligjore, përfshi Strasburgun.

Kjo ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta.

Përballë kemi një armik të egër të lirisë së shqiptarëve, i cili pasi shpalli Kodin Zgjedhor një kinezëri, ndërmori çdo hap për të rrëmbyer votën e shqiptarve.

Ndaj dhe ne, duhet me këtë situatë të ndërmarrim një dialog të fuqishëm mediatik dhe direkt, në mënyrë që të ngremë në këmbë lëvizjen e fuqishme që presin shqiptarët nga ne.

Kjo që ndodh në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Nuk ndodh kurrë që kryeministri të caktojë kryetarin e koalicionit opozitar. Nuk ndodh kurrë që fondet elektorale t’u jepen kandidatëve të mazhorancës dhe asnjë qindarkë kandidatëve të opozitës.

Nuk ndodh kurrë që qeveria të dërgojë zarfe me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë në mes të fushatës elektorale. Nuk ndodh kurrë dhe nuk mund të ndodhë që administrata të shndërrohet në një polici politike të votës së shqiptarëve. Nuk ndodh kurrë që të shndërrohen në zgjedhës shëtitës 540 mijë shqiptarë”, tha Berisha.

MË TEPËR

Kioske9 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar9 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore9 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix9 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix9 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar9 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix9 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix9 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix9 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook