Lidhu me ne

Radar

Çfarë e shtyu Ramën të mohojë kombin e tij?

“Shqiptarët po ikin”, The Economist: Rama nervozohet kur pyetet

Nga Agim Nesho 

Akti i mbrojtjes së çështjeve që lidhen me kombin është momenti kryesor që bën formimin e një politikani në kohët moderne të ekzistencës së kombit. Pse Edi Rama, i njohur si karakteropat dhe aventurier, kërkon të godasë Kosovën në kohën kur kësaj të fundit po i imponohet krijimi i Asociacionit siç e do Vuçiç, ndërsa Vuçiç-in e merr në mbrojtje pse nuk i vë sanksione kasapëve të Moskës?

Kjo nuk është vetëm një zgjedhje për të rënë në sy, një puthje ekstravagante me kryeministren e një vendi, një palë atlete Adidas apo dhënia e çelësit të Tiranës ‘Kallashnikovit’ që iu ngrinte himn genociditëve serbë në Kosovë. Kjo nuk është asnjë çështje preference që mund t’ju bënte qejfin vëllezërve të tij sorosianë, që sillen në Ballkan si hienat për një plaçkë që duan patjetër ta gllabërojnë, për të krijuar një treg të ri përfitimi financiar.

Mohimin e kombit të tij Rama e bën për një çështje akoma më të rëndësishme për të. Ai akoma nuk ka hyrë në histori duke i vënë flakën Aleksandrisë për të mbetur i njohur.

Tre janë arsyet pse Rama shet dhe mohon kombin e tij:

Së pari, për këtë komb Rama ka bërë pazar me Vuçiç për ta ndarë dhe ata të jenë protagonistët e ardhshëm të pushtetit.

Së dyti, duhet rrëzuar qeveria Kurti, e cila po i pengon në realizimin e projektit të Ballkanit të Hapur dhe krijimit të Jugosllavisë së re plus Shqipërinë, si haraçi për tërheqjen e Vuçiç nga Perëndimi.

Së treti, të harrohet vjedhja e votës dhe mashtrimet elektorale të 14 Shtatorit 2023, që për Ramën janë një gjë që nuk di si ti menaxhojë. Ai mendon se protagonizmi i tij, si në çështjen e afganëve, do të bëjë ta kalojë lumin. Një udhëheqës global dhe një fener ndriçues në botë nuk mund të jetë një hajdut votash dhe shpërdorues fondesh.

Të tërë gabojnë në këtë lojë, të tërë duan të përfitojnë prej saj, por asnjë nuk po mendon se politikat e autokratëve të Ballkanit janë për të larguar Ballkanin Perëndimor nga Bashkimi Europian dhe për ta bërë një portë të interesave të vendeve të mëdha jo-perëndimore.

Moskuptimi i kësaj situate nuk është naivitet, por çështje interesash dhe përkrahje elektorale për pushtet. 

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar9 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix9 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix10 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix10 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix10 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix10 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix10 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar10 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike11 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook