Lidhu me ne

Radar

Pse Albin Kurti e pengon Edi Ramën

Armand Shkullaku

Albin

Një ditë përkujtimore, si ajo e hyrjes së trupave të Nato-s dhe çlirimit të Kosovës nga represioni serb, kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar përsëri për të goditur Albin Kurtin.

“…Sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!”, shkruan Rama.

Kryeministri shqiptar, sigurisht mund të kishte zgjedhur një mesazh më përbashkues e më solidar, në vend të thellimit të hendekut me pjesën tjetër të kombit. Ai mund të kujtonte pikërisht në këtë ditë se Kosova, prej gati çerek shekulli është tashmë një realitet, të cilin sa më shpejt ta njohë Serbia aq më afër do të jenë paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Edi Rama kishte mundësinë që sot të përkujtonte edhe sakfricën e atyre që bënë të mundur intervenimin e Nato-s, e që sot gjenden pas hekurave në Hagë. Mund të shkruante gjithashtu se në një kohë të shkurtër, Kosova ia ka dalë të jetë shteti më demokratik në rajon dhe, pse jo, t’i shprehte mbështetje qytetarëve atje se Shqipëria do jetë përkrah tyre në sfidat e vështira me të cilat po përballen.

Por në vend të një mesazhi të tillë, Rama zgjodhi ta caktojë veten në një lartësi sipërore, nga ku jep rekomandime ultimative se Kosova duhet “të dalë patjetër” prej qorrsokakut ku sipas tij gjendet sot. Dhe ky qorrsosak qënkan policia e Kosovës në veri të vendit, propaganda e Kurtit dhe keqtrajtimi i miqve aleatë. Rama ka shkuar edhe më larg se sa kritikat e vetë ndërkombëtarëve, ndaj pozicionit të Albin Kurtit. Ndërkohë, në asnjë fjalë të vetme nuk përmend as shkakun se përse Nato u detyrua të intervenojë ushtarakisht 24 vite më parë dhe  as shkakun e vërtetë të kofliktit në veri të Kosovës.

Askush nuk po i kërkon kryeministrit shqiptar të thotë atë çka deklaroi një javë më parë homologu kroat se, përsa kohë Serbia nuk e njeh realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane, për aq kohë tensionet në këtë pjesë të Ballkanit do të vazhdojnë. Rama mund të mos e ndjejë të nevojshme apo mund të mos e ketë fuqinë t’u tregojë aleatëve të mëdhenj, se njohja e Kosovës nga Serbia është parakusht për marrëdhënie të mira e stabilitet, por pse duhet që lideri i Shqipërisë, sapo i jepet rasti, të tregojë me gisht si përgjegjës për “qorrsokakun”  Prishtinën zyrtare.

Arsyeja e kësaj sjelljeje të një kryeministri shqiptar, në një moment delikat për Kosovën, nuk duhet kërkuar tek shqetësimi i tij për prishjen e Prishtinës me aleatët. As tek teoritë e konspiracionit se ai po luan në prapaskenë një axhendë të kurdisur nga Vuçiçi. Është diçka më e thjeshtë.

Ramën e pengon personaliteti i një lideri si Albin Kurti në Kosovë. Duke dashur që të jetë violinë e parë në rajon përballë auditorit perëndimor, ashtu si Vuçiçi për serbët në anën tjetër, mosndikimi i tij tek Kurti ia ka ulur disi relevancën sidomos në momente vendimtare. Rama nuk mundet të jetë negociatori kryesor bashkë me Vuçiçin për çështjet rajonale, pa përfillur Prishtinën. Me Albin Kurtin i ka ngecur sharra në gozhdë.

Dështimi i Ballkanit të Hapur, të cilin Rama e Vuçiç e paraqitën përpara botës si projektin e paqes e bashkëpunimit rajonal, ishte guri më i rëndë që Kurti ua vuri në qafë për të llogaritur peshën e Kosovës në çdo marrëveshje tjetër të mundshme. Po kështu, të gjitha lëvizjet e tjera të Kurtit në raport si me Serbinë ashtu dhe me faktorin ndërkombëtar, e bënë të qartë se për Kosovën ka një qendër me të cilën duhet negociuar.

Zbehja e rolit të Ramës në skakierën rajonale, zbërja e delirit të tij për t’u paraqitur si lideri që do sillte paqen e munguar shekullore mes shqiptarëve dhe serbëve, janë arsyeja që e kanë vënë Kurtin në shënjestrën e tij. Rama nuk dëshiron një personalitet të fortë në Prishtinë, që merr rol kryesor në raport me perëndimin, por dikë që t’i shkojë pas projekteve të tij që t’ia shesë perëndimit.

Kjo është arsyeja kryesore, që sot, kur Kurti gjendet në një moment delikat me aleatët ndërkombëtarë, Rama po bën çmos t’i japë një të shtyrë më shumë për ta rrëzuar. Që nga loja për të vënë asosiacionin e komunave me shumicë serbe si një mjet presioni ndaj Kurtit ashtu edhe tek mëshimi që i bën idesë se ky i fundit po e izolon Kosovën duke “keqtrajtuar miqtë”.

Por veç arsyes së protagonizmit rajonal, që shërben për të fituar mbështetje ndërkombëtare për të toleruar korrupsionin dhe deformimin e demokracisë në Shqipëri, Rama po e lufton Kurtin edhe si një model që e nxjerr zbuluar mënyrën e tij të të bërit politikë. Kurti po qëndron përballë aleatëve, duke besuar tek parimet për të cilat e kanë votuar. Ai është e kundërta e Ramës, që është i gatshëm të thotë “yes” për gjithçka, mjaft që të mos i rrezikohet karrikia e tij. Madje është i gatshëm të lobojë e joshë mbështetje ndërkombëtare, vetëm e vetëm në funksion të pushtetit të tij. Kurti nuk e ka këtë merak dhe fuqinë e tij elektorale, që i buron pikërisht prej këtyre qëndrimeve, liderë si Rama detyrohen ta blejnë nëpërmjet lobimeve e premtimeve. Nëse Kurti pushtetin e ka një mjet në funksion të idesë së tij për Kosovën, Rama pushtetin e ka shndërruar në vetmin qëllim të ekzistencës së tij.

Dhe në fund, përtej Albin Kurtit, Kosova është një shtet ku pushtetet ndërrohen me votën e lirë të qytetarëve, ku e ku më larg se regjimet në Tiranë e Beograd.

Mjaftojnë këto, për të kuptuar sjelljen e Ramës karshi Kurtit, për të lexuar mesazhin e tij të fundit në përvjetorin e hyrjes së Nato-s dhe për të shpjeguar sulmet e koordinuara të milicëve të tij të propagandës kundër qeverisë së Kosovës.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook