Lidhu me ne

Aktualitet

Mos vallë Rama po punon ende për projektin e ndryshimit të kufijve ?!

Lubonja: Mos vallë Rama po punon ende për projektin e ndryshimit të kufijve

lubonja

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Open” në News24 atë që po ndodh mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti. Lubonja thotë se ndaj Kosovës është folur edhe për sanksione, por asgjë nuk është komunikuar deri më tani.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama duhet të ishte mbështetës ndaj Kosovës përballë tensioneve të krijuara në veri, me Serbinë. Gjithashtu ai ngriti edhe hipotezën e projektit për ndryshimin të kufijve duke theksuar se kjo paanshmëri që sipas tij ka zgjedhur të mbajë kryeministri Rama mund të ketë lidhje me atë projekt.

“Është folur shumë për sanksione dhe nuk e dimë se kush janë protagonistët e sanksioneve. Nëse e marrim si të vërtetë, se Rama ka burime, mendoj që nuk është ky roli i kryeministrit shqiptar. Edhe nëse ka sanksione duhet të takohej me Kurtin, ta njoftonte për burimet që ka dhe të merren masa.

Unë ngre dyshime, se BE dhe SHBA do t’i thonë Kosovës: “bindu dhe bëj çdo gjë që të mos ketë përshkallëzim”. Në këtë mes Kosova po konsiderohet si vëllai i vogël, apo si fëmija i vogël që duhet të rrijë urtë sepse kemi këtë tjetrin që mund të na krijojë më shumë probleme.

Kryeministri shqiptar në vend që të japë mbështetje, luan të paanshmin. Dhe Rama na ka treguar që ka aftësi të veçanta në intrigë. Kemi është çështjen McGonigal ku u tregua se vinte nga një përgatitje në Shqipëri. Rama dihet që ka qenë me Thaçin dhe e ka mbështetur, kanë qenë edhe për ndarjen e Kosovës sipas një projekti që është folur.

Mos vallë kemi të bëjmë me atë projekt? Është një hipotezë që e ngre. Por ajo që nuk kuptoj është përse duhet të bëhen gjërat në këtë mënyrë dhe jo transparente. Kush janë ata ekspertët që kanë bërë këtë draft? Përse duhet të na mbahen sekret?”, – tha ndër të tjera Lubonja.

/BW

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook