Lidhu me ne

Kryesore

Pushteti që i konsideron qytetarët më pak se qentë e rrugëve

Shikoni vetëm dy numra. Pagesa mujore që qeveria jep si ndihmë ekonomike për një familje të varfër me dy të rritur dhe dy fëmijë është 5 mijë e 200 lekë. Pra 1 mijë e 300 lekë në muaj për person. Me kaq këta njerëz duhet të jetojnë.

Qeveria e pranon edhe vetë se skema e ndihmës ekonomike në Shqipëri nuk garanton dot as mbijetesën fizike të të varfërve, e jo më t’u sigurojë një jetë me dinjitet. Vetë kryeministri ka deklaruar disa herë publikisht se ai dhe qeveria e tij do të dëshironin shumë që të jepnin mbështetje më të madhe për të varfrit, por justifikohet se buxheti nuk ka më shumë mundësi së kaq. Por a është e vërtetë se buxheti nuk ka para të japë më shumë, ashtu sikurse thotë qeveria?

Pak ditë më parë, shqiptarët panë një videoregjistrim mes ish kryetarit të Bashkisë së Kukësit dhe një gruaje me dy shkolla, që merrej me qentë dhe jo vetëm. Pasi kaloi me sukses provën e pushtetit, gruaja i propozoi ish kryetarit të Bashkisë një projekt për të mbledhur, kastruar dhe mbajtur qentë e rrugëve të Kukësit.

Sipas preventivit, që mori miratimin paraprak për 13 minuta e gjysmë, Bashkia e Kukësit do t’i paguante gruas 6 mijë lekë në muaj për çdo qen rrugaç. Pra 1 mijë e 300 lekë në muaj për një kuksian të varfër, por 6 mijë lekë në muaj për një qen rrugaç.

Ky është realiteti kriminal i Shqipërisë sot. Ndryshe nga sa thotë qeveria, para ka. Por ato ikin për qentë e rrugëve, mizat e pishave, ilaçet e mushkonjave dhe sa e sa zgavra të ndyra hajdutërie si këto, që ngjizen çdo ditë në zyrat e shtetit.

Paratë shkojnë në këto zgavra dhe jo tek të varfërit sepse në transfertat sociale nuk vidhen dot. Por kur shkojnë për mushkonjat, mizat e pishave, qentë e rrugëve ato vidhen. Ose u mundësojnë pushtetarëve të kënaqin epshet e tyre.  

Të varfërve tani u mbetet vetëm një gjë. Të pajtohen me realitetin. Sa herë që të shohin një qen me pullë në vesh, ata duhet të bien në paqe me faktin se në sytë e qeverisë qeni është 5 herë më i vlefshëm se sa ata. Ose ndryshe të stërvisin fytin për shkopinjtë e ndyrë të pushtetit.       

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook