Lidhu me ne

Aktualitet

Bilanc lufte në Shqipëri, 17 krime me 19 viktima në 6 muajt e fundit

Bilanc “lufte” në Shqipëri, 17 krime me 19 viktima në 6 muajt e fundit

Në 6 muajit e parë të këtij viti në Shqipëri janë shënuar 17 ngjarje kriminale, nga të cilat janë regjistruar 19 persona të vdekur. Qershori u përmbyll me një vrasje të dyfishtë në Shkodër ku u vranë babë e bir, ndërsa muaji me më shumë vrasje ishte Marsi, ku humbën jetën 8 persona.

Një vrasje e dyfishtë ndodhi më 29 qershor në Dukagjin. Viktima mbetën 57-vjeçari Gjokë Gurraj, i cili më herët ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe djali i tij Eduart Gurraj. Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta, por një natë para se të kryhej krimi persona të paidentifikuar kanë djegur shtëpinë e viktimave në fshatin Bruçaj. Asnjë nga viktimat nuk njihen si problematikë. Ata nuk kanë pasur probleme e drejtësinë dhe sikurse raportohet, nuk janë as në hasmëri me persona të tjerë në veri qytetin verior.  Qershori u mbyll me vrasje duke përkeqësuar bilancin për sa i përket kriminaliteti në vend.

Në 6 muajit e parë të këtij viti, u regjistruan 17 vrasje me 19 viktima. Sipas INSTAT, në 6 mujorin e parë të vitit 2023, u regjistrua vetëm një viktimë më pak se në 6 mujorin e parë të vitit 2022. Konkretisht për 6 muajit e parë të vitit 2022 u kryen 19 vrasje me 20 viktima.

Më 27 janar, një krim i dyfishtë u regjistrua në Gramsh, ky një 80-vjeçar vrau gruan dhe vëllanë e tij. Autori, Xhevit Sinani ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten e tij, Zegjine Sinani 74 vjeçe dhe të vëllanë, Shaqir Sinani 73 vjeç.

Më 17 shkurt, një ngjarje e rëndë u regjistua në Maliq të Korçës. Në pranga përfundoi Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, i cili me sende të forta qëlloi të birin në kokë, Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç.

Lefter Brisku, ishte viktima e radhës në Kuçovë. Ngjarja ndodhi mesnatën e 25 shkurtit, kur 54 vjeçari Lefter Brisku tentoi të hynte në ambientet e pronës së familjes Shushari për të vjedhur dy pula. Në atë moment është kapur nga i riu Bjorni Shushari, i cili e ka dhunuar brutalisht duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Marsi po ashtu pati një bilanc tragjik, sa i përket ngjarjeve kriminale, ku u vranë 8 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Ky muaj nisi me masakrën e Dan Hutrës, i cili vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.

Mbrëmja e vonë e 12 marsit shënoi një tjetër ngjarje kriminale, ku viktimë mbeti, Mimoza Paja. Kjo e fundit u vra në sytë e mbesës 10 vjeçare, teksa shërbente kafen në një lokal në Don Bosko.

Nuk kaloi shumë dhe kryeqyteti u trondit sërish. Sapo kishte hyrë data e 27 marsit, persona ende të paidentifikuar dhe që lëviznin me një Range Rover, qëlluan me breshëri automatiku ndaj godinës së një televizioni kombëtar. Për pasojë humbi jetën roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç. Policia akoma është larg zbardhjes së ngjarjes së rëndë.

Në Kavajë, Sali Rexha dhe Armand Gosa vranë njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi më 29 mars. Armand Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë.

Edhe në Prill, u shënuan disa ngjarje kriminale. Më 8 prill një 43-vjeçar vrau me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas vrau edhe veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shkozë të Tiranës.

Më 18 prill, një 20-vjeçar humbi jetën në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Stiven Toshkesi u qëllua me hanxhar, pas një sherri. Të arrestuar për këtë ngjarje janë Ensi Maze dhe Aksel Hoxhaj.

Më 19 prill, Biznesmeni dhe eksponenti politik, Ardian Nikulaj u ekzekutua në rlokalin e tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Atentatori i kamufluar me skafander motori, maskë covid dhe një jelek fosforishent, hyri brenda lokalit dhe e qëlloi 50-vjeçarin për vdekje me 7 plumba.

Maji do të niste me një tjetër vrasje. Më datën 16 të këtij muaj, një adoleshent humbi jetën në Gramsh, pas një konflikti me thika me bashkëmoshatarë të tij. Me datë 17 Maji, një krim ndodhi në fshatin Kusarth, ku një grua 44-vjeçarja u godit për vdekje nga kunati Tefik Tashi, 58 vjeç.

Maji u përmbyll me një vrasje të ndodhur më datë 21 në qytetin e Kavajës. 48-vjeçari Arian Gosa u qëllua për vdekje nga Habib Rexha. Ndërkohë do të vinte fundi i qershorit që armët të kërcisnin sërish në Shkodër, ku më datë 29 qershor u vranë babë e bir.

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore10 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook