Lidhu me ne

Kryesore

Djegia e Kuranit, liria e shprehjes dhe reagimi i një myslimani

Shembujt me te perkryer, profetet - Taulant Bica - YouTube

Taulant Bica

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
Nënkryetar

Djegia e Kuranit, liria e shprehjes dhe reagimi i një myslimani

Me djegien e Kuranit, është ndezur edhe një herë debati nëse akte të tilla duhet të konsiderohen brenda fushës së lirisë së shprehjes apo jo.

Është e pamundur të pretendohet se djegia publike e librit të shenjtë të një feje është brenda kufijve të lirisë së shprehjes.

Sidomos në vendet ku shoqëria përbëhet nga anëtarë të feve të ndryshme, një sjellje e tillë sigurisht që do të shkaktojë reagime të dhunshme duke kërcënuar seriozisht “rendin publik”.

Çdo shoqëri ka një kuptim unik të të shenjtës bazuar në origjinën, historinë, vlerat kombëtare, kulturore, fetare dhe morale të saj. Ajo që është e shenjtë për një fe dhe grup individësh mund të mos jetë e shenjtë për një fe ose grup tjetër individësh, madje mund të jetë e ndaluar, absurde ose qesharake.

Kjo pikë është vendi ku shtigjet ndryshojnë.

Nëse një person vlerëson të tjerët në bazë të bindjeve të tij dhe përcakton qëndrimin ndaj tjetrit, kjo e çon njerëzimin në një qorrsokak dhe është një pikënisje që e bën të pamundur të jetojnë së bashku në paqe.

Ajo bën që njerëzit të cilët kanë këtë mendim dhe këndvështrim të përjashtojnë, izolojnë dhe injorojnë të tjerët të cilët kanë shumë emërues të përbashkët njerëzor, moral, ligjor, politik dhe ekonomik.

Po shikohet se ajo që ishte e shenjtë në Perëndim u shpërbë disi në shoqëritë materialiste. Nuk ka pothuajse asgjë të shenjtë në shoqëritë moderne materialiste.

Prandaj, duke qenë se në qendër vendosën njerëzit, lirinë dhe humanizmin, legalizuan në ligjin e tyre talljen me të gjitha llojet e gjërave të shenjta. Legalizuan edhe talljen me krishterimin edhe talljen me Islamin apo edhe më gjerë.

Duke qenë se pozicionohen në këtë mënyrë, ata nuk e konsiderojnë krim armiqësinë apo talljen me fenë dhe të shenjtën.

Dhe kjo zë një vend në logjikën e tyre edhe pse fatëmirësisht akoma një pjesë e mirë e perëndimorëve, kryesisht ata më fetarët distancohen nga veprime të tilla që fyejnë të shenjtën e tjetrit.

Ndërsa shoqëritë myslimane natyrisht janë të ndryshme nga ato perëndimore. Shoqëritë myslimane ende ruajnë respektin për vlerat e tyre fetare dhe gjërat e shenjta të të tjerëve. Prandaj, është normale dhe me vend që shoqëritë myslimane të lëndohen nga talljet dhe fyerjet e kësaj kategorie.

Sepse ata vazhdojnë të respektojnë vlerat e tyre shpirtërore, të larta, sublime dhe si rrjedhojë, të njejtën gjë presin edhe nga të tjerët.Le të shikojmë pak se çfarë sugjeron Islami përballë një situate të tillë.

Ka dy ajete në Kuran, që na mësojnë disa parime se si duhet të sillemi në situata të tilla.“Ju mos ua shani atyre zotat që u luten pos Allahut, e si hakmarrje të fyejnë Allahun nga armiqësia, duke mos ditur për madhërinë e Tij. Kështu, Ne ia kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre është te Zoti i tyre, e Ai i shpërblen për atë që vepruan”. (En’am 108)“Juve u është shpallur në libër, në Kur’an që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i Allahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. Allahu do t’i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në xhehennem”. (Nisa 140)Pra, shkurtimisht mund të nxjerrim këto dy mesazhe: “mos fyeni të shenjtat e të tjerëve, nësë në një vend fyejnë fjalën e Zotit tuaj mos qëndroni aty me ta derisa të heqin dorë nga ai veprim”.

Kur’ani rekomandon një qëndrim dinjitoz për situata të tilla, por fatkeqësisht është fakt që jo çdo mysliman ka vetëdijen ideale të Kuranit Famëlartë.

Nëse në botën myslimane zbulohen reagime të ndryshme nga këto dy parime Kuranore, ku fyerja dhe poshtërimi do të reagohen në të njëjtin nivel, atëherë ata do të bien në rangun e atyre që fyejnë dhe poshtërojnë. Prandaj qëndrimi i mirësjelljes dhe epërsisë është të mos i ofendosh ata.

Nëse është paraqitur një veprim i urryer, detyra e myslimanit është që së pari të ndjejë neveri nga ai veprim e më pas të tregoje mospajtimin e tij në mënyrë të civilizuar, ashtu si na këshillon edhe feja jonë e bukur, Islami.

Së fundëmi, sot në botën e civilizuar gjuha dhe veprimet e urrejtjes janë të papranueshme, të patolerueshme dhe duhet të pohohet me zë të lartë se ato ndikojnë negativisht tek individët, grupet dhe shoqëritë në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme ashpërsie. Ato trondisin themelet e mirëkuptimit të përbashkët në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që është baza kryesore e paqes dhe drejtësisë në botë.

Është përgjegjësi e gjithësecilit të përhapë dhe forcojë kulturën e pranimit dhe paqes, të rrisë ndërgjegjësimin për vlerat e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë dhe të shmangë nxitjen e ekstremizmit, urrejtjes dhe armiqësisë. Prandaj kurrësesi ato veprime nuk duhet të justifikohen me lirinë e shprehjes. Sepse liria e dikujt duhet të mbaroi aty ku fillon lira e tjetrit.

MË TEPËR

Kioske7 orë më herët

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia” – Viktor Orbán

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore....

Mix7 orë më herët

Honor Magic V Flip: smartphone i ri i palosshëm me bateri 4,500 mAh

Disa imazhe të smartfonit të ri të palosshëm Honor kanë rrjedhur në internet, si dhe disa detaje mbresëlënëse rreth baterisë...

Mix7 orë më herët

Apple dhe Samsung monopolizojnë renditjen e smartfonëve më të shitur. Zbuloni top 10-shen

Sipas të dhënave të fundit nga Counterpoint Research, Apple dhe Samsung mbajtën një kontroll të fortë në tregun global të...

Mix7 orë më herët

Njihuni me simptomat e kancerit të mushkërive!

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe...

Aktualitet7 orë më herët

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë...

Kryesore7 orë më herët

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime dhe i padukshëm

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash...

Mix7 orë më herët

Lady Gaga zbulon nëse do të ketë një vazhdim të “Telephone”

Lady Gaga dhe Beyoncé mund të mos kenë publikuar një vazhdim të “Telephone” në Cowboy Carter, por një bashkëpunim tjetër...

Mix8 orë më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske2 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix2 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Facebook