Lidhu me ne

Mix

Shumat që fiton Taylor Swift në koncerte janë të pabesueshme, por të vërteta!

Shumat që fiton Taylor Swift në koncerte janë të pabesueshme, por të vërteta!

Taylor Swift po thyen të gjitha rekordet e mundshme. Ajo tashmë ka fituar më shumë se 300 milionë dollarë nga 22 datat e para të turneut të saj “Eras”.

Ky turne është bërë koncerti me më shumë bileta të shitura në një ditë të vetme. Pikërisht ky sukses i madh ndërkombëtar ka bërë shumë fansa kureshtarë se sa para fiton gjithsej këngëtarja nga turneu i saj.

Për dy netët e hapjes së turneut të saj, Taylor Swift performoi në të njëjtin stadium që priti Super Bowl disa javë më parë. Është e panevojshme të thuhet se biletat për këto dy data u shitën të gjitha menjëherë.

U llogarit se mbi 150,000 njerëz morën pjesë, dukshëm më i lartë se 68,000 që morën pjesë në Super Boël 2023.

Duke marrë parasysh që Super Bowl pati një ndikim ekonomik prej më shumë se 600 milionë dollarë në total, Forbes ka parashikuar që ndikimi ekonomik i dy netëve do të jetë së paku 570 milionë dollarë.

Sipas Bloomberg, me një mesatare prej 54,000 fansash që ndjekin shfaqjet e saj në çdo ndalesë të turneut, këngëtarja e “Anti-Hero” fiton më shumë se 13 milionë dollarë nga çdo koncert.

Ylli i popit tashmë ka fituar më shumë se 300 milionë dollarë nga 22 datat e para të turneut.

Për këtë arsye, sipas vlerësimeve, kur të përfundojë Eras Tour, fitimet e Taylor Swift mund të jenë rreth 1.4 miliardë dollarë.

Megjithatë, duhet pasur parasysh se vlerësimi prej 1.4 miliardë dollarësh llogarit vetëm vlerën e biletave në momentin e shitjes totale. Shuma aktuale e parave të shpenzuara nga fansat e këngëtares në turne është shumë, shumë më e lartë. Pothuajse të gjitha biletat e rishitura në tregun sekondar kushtojnë më shumë se vlera e tyre origjinale.

Edhe pse fitimi total bruto i “Eras Tour” nuk mund të llogaritet deri në përfundimin e tij, tashmë mund të themi se është një ngjarje që do të shënojë historinë e muzikës dhe më gjerë.

Nëse këto parashikime realizohen, Taylor Swift do të thyejë rekordin për turneun e femrave me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. Ky rekord aktualisht mbahet nga Madonna, e cila fitoi 407 milionë dollarë për turneun Sticky & Sweet  në 2008-2009.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar18 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar18 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet18 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix19 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore19 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook