Lidhu me ne

Kryesore

Iku Çuçi i Delinës, erdhi Tao, shoku i Rrahman Rrajës!

Rama shkarkon Çuçin, Taulant Balla ministër i Brendshëm

Kryeministri Edi Rama duket se i ka “varur ujkut mëlçitë në qafë” me ndryshimet në qeveri. Taulant Balla është socialisti më i akuzuar për lidhje me persona të inkriminuar…

Taulant Balla do të jetë ministër i Brendshëm. Edi Rama shkarkoi sot Bledi Çuçin dhe propozimi i Ballës ishte surprizë. Kreu i grupit të PS e ka lakmuar për vite me radhë këtë post, por nuk e arriti dot. Sa herë kishte ndryshime në qeveri flitej emri i tij, por Rama nuk preferoi ta ngarkonte me atë detyrë. Por duket se sot kryeministri i “ka varur ujkut mëlçitë në qafë”.

Taulant Balla është padyshim emri që është akuzuar më shumë nga të gjithë në radhët e PS, për lidhje me persona me të shkuar kriminale. Skandali tjetër është se Rama largoi Bledi Çuçin, burrin e ish-bashkëjetueses së tij për shkak të Rrahman Rrajës, ndërkohë që në këtë post ka dërguar shokun e Rrahmanit.

Të gjithë e mbajnë mend skandalin me Xhisiela Malokun, e cila denoncoi djalin e deputetit tashmë të dorëhequr, për dhunë shtazarake. Polici Emiljano Nuhu ishte ai i cili guxoi dhe pranoi dëshminë e saj, duke fundosur djalin e deputetit. Mirëpo, ai tregoi se i kishte shkuar në zyrë Taulant Balla dhe i kishte kërkuar që të mbyllej dosja. Sot polici ka përfituar azil jashtë.

Ata kanë qenë në komisariat dhe detaji që unë kam nga zyra ime janë fjalët e tyre, që ata më kanë thënë me ironi, që janë shprehur nga deputeti Taulant Balla dhe Artur Bushi që: ‘hiqe pistoletën nga koka e oficerit se nuk i bën oficeri këto gabime’ dhe kam qenë nën trysninë e armës së zjarrit brenda zyrës sime”, ka treguar ai. Pra e gjitha ka ndodhur në sy të Taulant Ballës.

Por CV-ja e Taulant Ballës nuk mbyllet me kaq. Ai ka pasur lidhje të ngushta me Edmond Begon, një person i dënuar për trafiqe. Berisha e ka akuzuar se ka kryer mbi 52 udhëtime me avion me të. Po ashtu ai është akuzuar për lidhje me Gentian Sharrën dhe Suel Çelën në zonën e Elbasanit.

“Bomba” kundër tij u hodh pak muaj më parë nga Ardian Çapja. Gjatë gjyqit, ky i fundit deklaroi se Balla ka qenë nën përgjim nga prokuroria për masakrën e 3 shkurtit të 2016-ës, ku kanë mbetur të vrarë anëtarë të fisit Çapja.

Më pas dolën fakte se ai ka qenë vërtetë nën përgjim, por prokurori urdhëroi më pas të asgjesohej përgjimi. Çdo gjë u zhduk. Pra duket se Ministria e Brendshme do të përfundojë nga shiu në breshër.

/Pamfleti

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix4 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix5 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix5 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix5 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix5 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix5 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix5 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar5 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook