Lidhu me ne

Kryesore

Raporti i plotë/ E vërteta e Non-Grata-s së Sali Berishës

Raporti i plotë/ E vërteta e Non-Grata-s së Sali Berishës

Qëllimi i këtij raporti është të paraqesë me prova, fakte e dokumenta të pakundërshtueshme, nga pozicioni i dëshmitarit, përdorimin e korrupsionit politik transnacional – korruptimin e diplomatëve dhe zyrtarëve të huaj nga qeveria shqiptare – dhe angazhimin e tyre në luftën kundër opozitës, për shkatërrimin e saj.

Me datë 19 Maj 2019, Sekretari i Shteti Blinken më shpalli mua non grata pa asnjë provë, fakt apo dokument, Ky vendim vinte 8 vite pasi unë kisha dhënë dorëheqjen nga ҫdo funksion apo rol drejtues. Po atë ditë unë i drejtova atij një letër , në të cilën i shkruaja:

-Se vendimi i tij ishte politik dhe kishte në bazë lobimin korruptiv të Edi Rames dhe mbrojtësit të tij George Soros dhe, se në momentin që ai apo çdo qeveri tjetër në botë do të paraqesë një provë të vetme për korrupsionin tim, unë do largohem në mënyrë përfundimtare nga politika.

Me datë 21 Maj 2021, unë për të mbrojtur dinjitetin tim padita në gjykatën e Parisit për shpifje Sekretarin Blinken.

Më 21 Korrik 2022, Edi Rama deklaroi në parlament se unë nuk do të mund t’a kaloja më La Manshe-in.

Tre orë më vonë, unë mora një letër konfidenciale nga ambasada Britanike, në të cilën Home Office më njoftonte se kishte vendosur përjashtimin tim nga Britania e Madhe, me akuzat për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, për të cilat unë paraqisja rrezik për sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Menjëherë denoncova vendimin si vendim politik, i cili, njëlloj si vendimi i Sekretarit Blinken, bazohet fund e krye në gënjeshtra nga mediat e sponsorizuara nga Soros, si dhe trillime të kundërshtarëve të mi politikë Edi Rama, Erion Velia, e Lulzim Basha.

Gjer më sot, Departamenti i Shtetit nuk ka paraqitur asnjë prove, fakt apo dokument të vetëm për vendimin e tij pa baza. Kjo thjesht sepse ato nuk ekzistojnë.

Ndaj, këtu më poshtë, unë do t’u njoh me dokumentet që Home Office ka paraqitur për të provuar akuzat ndaj meje, gjatë procesit ligjor që ka nisur pas padisë sime.

Këto dokumenta provojnë qartë se vendimi ka në bazë shpifjet dhe shtrëmbërimet e mediave të George Soros kundër meje, si dhe deklarata te kundërshtarëve të mi politik, të serviruara si të vërteta tek Home Office, nëpërmjet korruptimit të ambasadorit britanik në Shqipëri, z. King Smith dhe paraardhësit të tij z. Norman Duncan.

Le ti analizojmë me rradhë.

Sipas Home Office lidhjet e mia me krimin e organizuar provohen nga:

1-Lidhjet e supozuara me Fation Dautin, person i përzënë nga Britania e Madhe, të cilin unë nuk e kam takuar kurrë dhe nuk kam patur kurrë ndonjëherë lidhje me të. Burimi i informacionit: Lulzim Basha.

Me 20 janar 2022, ky person i pranishëm në selinë e PD në mesin e 150 të tjerëve, goditi me shqelm një derë. Ish kryetari i PD, kundërshtar i imi, më akuzoi se kisha lidhje me trafikantë dhe kriminelë, duke iu referuar Fation Dauti dhe se do të njoftonte ambasadat e huaja për këtë. Unë deklarova po atë ditë se nuk e kisha takuar kurrë Fation Dautin dhe se isha informuar pas incidentit për të. Deri më sot askush nuk ka mundur t’a kundërshtojë deklaratën time. Në të vërtetë fakte dhe dëshmi të pakundërshtueshme provonin se Dauti kishte qënë mbështetës i ish kryetarit të PD, Basha. Megjithatë, ambasadori King Smith e përcolli tek Home Office akuzën e Lulzim Bashës si të vërtetë. Ky i fundit, mik i ambasadorit King Smith dhe paraardhësit të tij, i ngecur në rrjetën e problemeve të tij me drejtësinë, në lidhje me akuzat për financimet ruse, bën çdo gjë për të siguruar mos hapjen e dosjes së tij gjyqësore nga Edi Rama.

Në dokumentat e dorëzuara nga Home Office, Home Office pranon shprehimisht, disa here, se nuk ka mundur të provojë se ka lidhje midis Sali Berishës dhe Fation Dautit.

2- Lidhjet e mia me Damir Fazliç, për të cilin, sipas Home Office, unë kam ndërhyrë kur për atë kanë dalë prova inkriminuese. Burimet: Rrjeti BIRN/Balkan Insight/Reporter.al, të George Soros Damir Fazliç është biznesman, shtetas britanik i cili nuk ka qënë kurrë i inkriminuar apo dënuar në Shqipëri, në MB dhe në dijenine time as në ndonjë vend tjetër. Ndaji tij, në Shqipëri, nuk kanë dale kurrë prova të veprimtarive inkriminuese, gjatë kohës kur unë kam qenë kryeministër apo më vonë. Prokuroria shqiptare në vitin 2009 hapi një hetim ndaj tij, për shkak të presionit mediatik të PS, pasi Fazlic kishte transferuar para nga një llogari offshore për blerjen e një toke private. Një trasferim i tillë nuk ishte i ndaluar nga legjislacioni shqiptar dhe hetimi u mbyll, për mungesë provash. Gjatë hetimit, prokuroria kërkoi në një moment ndalimin e tij, pa urdhër të shkruar ligjor, gjë që u refuzua nga organet ligjzbatuese pasi binte në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe garancitë e Kushtetutës së Shqipërisë. Kur prokuroria dërgoi ftesë me

shkrim Fazlic u paraqit menjëherë sipas të gjitha rregullave. Shtoj këtu se Damir Fazliç, i cili vazhdon edhe sot biznesin në Shqipëri, kurrë nuk ka përfituar një qindarkë nga qeveria e PD sidhe kurrë nuk më ka sponsorizuar mua apo PD.

3-Lidhjet e mia me bandën e Elbasanit. Burimi: Lulzim Basha.

Edhe në këtë rast ambasadori Britanik ka percjellë tek Home Office një shpifje të radhës të ish- kryetarit të PD Lulzim Basha, i cili në nëntor të vitit 2022 deklaroi se Berisha po mbledh firmat e delegateve të Elbasanit, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, me ndihmën e Suel Çeles. Unë iu përgjigja këtij trillimi të turpshëm menjëherë publikisht, duke nxjerrë fakte që demostronin të kundërtën: denoncimet e mia të vazhdueshme, me emra të të gjithë banditëve dhe bandave të Elbasanit. Personalisht Çelen, bandat e Elbasanit dhe çdo bandë tjetër të vendit, i kam denoncuar publikisht gjatë viteve në opozitë me dhjetëra dhe qindra herë. Shtoj këtu se për shkak të suksesit të qeverisë së PD në luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, Shqiperia u anëtarësua në NATO, firmosi marrëveshjen e stabilizim asocimit, liberalizoi vizat me BE, mori rekomandimin e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat. Në të gjitha këto vendim-marrje, Britania e Madhe ka votuar në favor të Shqipërisë. Bashkëpunimi i ngushtë i qeverisë së PD me autoritete ligjzbatuese britanike, në luftë kundër krimit të organizuar, duke përfshirë dhe operacionet e fshehta të përbashkëta, është vlerësuar lart nga përfaqsues të Mbretërisë së Bashkuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Krimit të Rëndë dhe të Organizuar (SOCA), Bill Hughes, në shtator 2009 deklaroi në Tiranë se: “Ju jeni një aleat i vlefshëm i Britanisë së Madhe në luftën kundër krimit të organizuar”, dhe se ne do të kërkojmë që modeli i bashkëpunimit me ju të shtrihet edhe në vende të tjera.

Në dokumentat e dorëzuara, Home Office pranon se nuk ka mundur të vërtetojë lidhjet e mia me bandat kriminale, por thotë se kjo akuzë mbështetet nga lidhja ime me Fation Dautin, ndonëse më parë ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ka prova që provojnë lidhjen time me Fation Dautin.

Këto ishin të ashtuquajturat prova që Home Office ka paraqitur për lidhjet e mia me krimin e organizuar dhe rrezikshmërinë time për Mbreterinë e Bashkuar.

Po kështu akuzat e Home Office për lidhjet e mia me korrupsionin bazohen tërësisht në trillime të qëllimshme të mediave të George Soros dhe kundërshtarëve të tjerë të mi politik.

Le ti shqyrtojmë ato me radhë.

1-Akuzohem se kam pasuruar në mënyrë të paligjshme biznesmenin Damir Fazliç për faktin se në vitin 2009 me vendim të KRRTSH është zgjeruar me 810 hektar parku energjitik në Porto Romano.

Kjo është një akuzë qesharke e cila mendoj nuk nderon ata që e përdorin. Parku energjitik i Porto Romanos, i ngritur me 51 hektar në vitin 2001 nga qeveria socialiste, u zgjerua në vitin 2009 për nevoja strategjike të vendit me 810 hektarë, pas një studimi serioz dhe të shumëanshëm, konsultimeve me komunitetin dhe vendim-marrjes së pushtetit lokal e atij qëndror. Në brendi të këtij zgjerimi gjendeshin edhe afro 12 nga 14 hektarë tokë që Damir Fazliç kishte blerë nga pronarë privat. Potenciali dhe planet për zgjerimin e parkut kanë qenë të njohura pasi janë publikuar në fletoret zyrtare dhe mediat kombëtare.

2- Një akuzë tjetër bazohet në pretendimin se në vitin 2006, gjatë marrëveshje midis Albtelekom sh.a, që kontrollohej nga aksioneri privat (76%) dhe një kompanie private Amerikane, Damir Fazliç, sipas një proces verbali pa vulë dhe pa firmë, të hedhur në internet i paska kërkuar 1 milion Dollarë bashkëinvestitorëve për kandidatët në zgjedhjet lokale.

Per ta bërë të besueshme këtë trillim Home Office thotë se në kohën e asaj bisede Albtelekom ishte kompani shtetërore, nderkohë që ajo ishte privatizuar nga qeveria socialiste në vitin 2004 dhe 76% të aksioneve i kishte kompania turke Calik, e cila kishte dhe ushtroi të drejtën e parablerjes së aksioneve të tjera. Vetë autori i artikullit shkruan se nuk u gjet asnjë gjurmë e këtij transaksioni dhe Damir Fazliç në atë shkrim mohon kategorikisht një kërkesë të tillë. Por këto fakte injorohen nga Home Office.

3- Rasti Ansar 

Ky biznesmen dhe konsull nderi i Shqipërisë në Pakistan, i emëruar nga qeveria socialiste, u paraqit tek studio ligjore e vajzës time për të kërkuar mbështetjen e saj ligjore për investimin e tij privat për një TEC në Porto Romano. Që në fillim vajza ime në prani të personave të tretë e sqaroi atë s,e në rast se ai synonte t’a kanalizonte investimin e tij në një PPP, procedurë e cila

kërkonte garë të hapur, ajo nuk mund t’i ofronte atij shërbime ligjore, për shkak të konfliktit tëinteresit. Ai u shpreh se ishte i interesuar të ndiqte rrugën private të investimit.

Më pas ai ndryshoi qëndrim dhe kërkoi t’a kanalizonte investimin në PPP por dhe të evitonte garën. Pas refuzimit të prerë të vajzës sime për të ndërhyrë që ai të investonte në një PPP pa garë, ai mashtroi publikisht, duke thënë se atij nuk i ishte pranuar kërkesa, pasi kishte refuzuar tarifat e larta të studios ligjore të vajzës sime dhe se ai nuk pranoi të blinte një tokë që i ishte ofruar nga studio e saj, gjë që ishte krejtësisht e pavërtetë. Vajza ime iu përgjigj publikisht në atë kohë trillimeve të tij, të nxitura nga ata që e kishin emëruar konsull. Ajo shpjegoi se nuk zotëronte ndonjë tokë për të shitur dhe se me kërkesë të z. Ansar ishin angazhuar ekspertë të jashtëm për të lokalizuar tokë sipas kërkesave të tij specifike. Dhoma e Avokatisë deklaroi se tarifat e kërkuara ishin në përputhje me kuadrin rregullues të miratua nga kjo dhomë.

Gjykata Kushtetuese dhe gjykatat e tjera të vendit kanë jurisprudence të konsoliduar që konfirmojnë këto qëndrime.

4- Në vazhdën e gënjeshtrave të mësipërme, artikujt e BIRN, të sponsorizuar nga Soros, nën tituj

bombastikë se po publikojnë pasuritë e vajzës sime dhe llogaritë e saj bankare, paraqesin llogari

bankare personale dhe të biznesit të personave të tjerë, aktivitetin tregtar të subjekteve të tjera.

Home Office është detyruar të pohojë në mënyrë të përsëritur mashtrimet dhe dobësinë e

argumentave të burimit të saj.

5 – Rasti Pirro Mishës, ish drejtues i Fondacionit Soros në Shqipëri, sillet po në këtë artikull, të

cituar si burim nga Home Office. Ai gënjen haptazi ambasadorin Amerikan duke i thënë se një

mosmarrëveshje e zgjatur që ai kishte më një investitor Italian u zgjidh menjëherë në favor të tij

sapo kërkoi ndihmën e vajzës sime. Kjo histori nuk ka ndodhur kurrë, por ajo është një nga

shembujt e qartë që tregon strategjinë e drejtuar të Fondacionit Soros dhe drejtuesve të saj

kundër meje.

Duke vërtetuar se jo e vërteta, por shërbimi ndaj interesave të Soros dhe Edi Ramës janë

funksioni i tyre i vërtetë, në mënyrë militanteske, BIRN/Balkan Insight refuzoi të botonte në

kohës e publikimit të shkrimeve, reagimin që vajza ime u dërgoi me email, në të cilën ajo hidhte

poshtë me argumenta të gjithë fabrikimet e artikullit (shih emailin bashkangjitur).

6- E mbetur pa asnjë fakt prove apo dokument për të provuar korrupsionin tim, Home Office me

akuzon pa asnjë bazë për lidhje, nxitje dhe perfitime nga skenat piramidale të 27 viteve më parë.

Këto akuza janë shpifje të bazuara në gënjeshtra. E vërteta është se nuk kam patur asnjë lidhje

dhe nuk kam perfituar asnjë qindarkë nga këto skema dhe jo vetëm që nuk i kam nxitur ato por

përkundrazi (i) unë kam refuzuar prerazi rekomandimin e ekspertëve nga mesi i vitit 1996 për ti

liҫensuar ato si institucione financiare, (ii) kam udhëzuar ngritjen e padisë kundër tyre në

gjykatë 16 , (iii) kur skemat kolapsuan, kam refuzuar injektimin e parave ‘të mira’ për shpëtimin

apo kompensimin e tyre, (iv) Qeveria miratoi ligjin për kontrollin dhe falimentimin e tyre, si dhe

(v) u vendosën para drejtësisë boset e tyre. Krizën politike të rebelimit komunist të krijuar nga

kriza financiare e zgjidhëm me marrëveshje politike dhe zgjdhje parlamentare. Në fushaten

elektorale të vitit 1997, rivali im iu deklaroi shqiptarëve se do iu kthente cdo qindarkë që keni

humbur në skema. Kurse unë iu deklarova se nuk mund të kthehej asnjë qindarkë sepse qeveria

nuk mund të njohë një borxh që nuk është kontraktuar prej saj. Kështu, pavarësisht se isha i

vetëdijshëm se ky vendim do të më kushtonte humbjen e zgjedhjeve, unë zgjodha të zbatoj ligjin.

Nëse unë apo qeveria e PD do të kishim patur lidhje me skemat piramidale, ne do të kishim

pranuar të kthenim paratë e tyre dhe të qetësonim rebelimin që pasoi. Por ne bëmë atë që duhet të

bëjë një qeveri e përgjegjshme. Sa më sipër provohet nga vlerësimi i ekspertit të FMN që Home

Office ka cituar si prove kryesore. Në raportin e tij të titulluar “The Rise and Fall of the

Pyramid Schemes in Albania”, ai shkruan se, fillimisht autoritetet shqiptare dhe FMN i

konsideruan këto skema si beninje, me investime reale fitimprurëse dhe kontributorë në rritjen

ekonomike të vendit 18 , dhe se për këtë arsye, “…një mision i FMN-së me mision këshillimin për

problemet e sektorit financiar, në fund të vitit 1995 u fokusua më së shumti në mundësitë për

përmirësimin e sistemit financiar formal duke integruar elementët më pozitivë të tregut

informal”.

Po aty ai shprehet se autoritetet shqiptare bënë një punë mjaft të mirë në trajtimin e

skemave piramidale pasi ato u identifikuan, ku veprimet më të mira ishin refuzimi për të

financuar detyrimet e firmave me para të buxhetit, si dhe ngrirja e aseteve në sistemin bankar të

dy kompanive me më shumë depozitues.

Por gjithashtu, edhe më i rëndësishëm është vlerësimi i parlamentit të Mbretërisë së

Bashkuar, që e cilëson qëndrimin tim dhe të qeverisë së PD si vlerësimin e duhur ligjor. Ky

Parlament në raportin e tij me titull The Largest Heist In History. Building the Great Pyramid:

The Global Financial Crisis Explained’  të publikuar në vitin 2009, kushtuar kolapsit, të

skemave të investimit që pllakosën City dhe banka të tjera në Londër (2008), ndër të tjera

shkruan se, bankierët e financierët e këtyre skemave vepruan njësoj si gangsterat shqiptare të

skemave të viteve 96-97 dhe se qeveria britanike u pajtua me kërkesat e tyre, injektoi sasi të

paprecedent parash dhe garancish në këto skema, gjë të cilën, në vitin 1997, qeveria shqiptare

nuk e bëri. Raporti thekson se biznesi që dështon duhet të lihet të falimentojë dhe se ndërtimi i

skemave piramidale është i paligjshëm dhe drejtuesit e tyre duhet të ndiqen penalisht.

7-Absurditeti arrin kulmin kur Home Office citon si prova kundër meje disa raporte

ndërkombëtare që prekin çështjet e korrupsionit në Shqipëri, të cilat i referohen ekskluzivisht

periudhës kohore të qeverisë së Ramës dhe nuk kanë të bëjnë fare me Berishën dhe qeverinë e

tij .

Apo raporte të tjerë, që pavarësisht nga titulli i tyre, e ilustrojnë kapjen e shtetit vetëm me

shembuj që i përkasin qeverisë së Ramës, ndërsa në lidhje me periudhën e qeverisjes së PD

përmendin proceset gjyqësore ndaj tre ministrave të qeverisë. Në fakt, në kontrast të thellë me

qeverisjen e PS, gjatë periudhës së qeverisjes së PD, imuniteti i ministrave dhe deputetëve është

hequr sa here prokuroria e ka kërkuar një gjë të tillë dhe ministrat i janë nënshtruar procesit

gjyqësor.

Përveç kësaj ne hoqëm me ligj imunitetin e zyrtarëve për çështjet e korrupsionit 24 .

Home Office përmend gjithashtu Raportet e Të Drejtave Të Njeriut të Departamentit të Shtetit

(2007 – 2010).

Këto raporte, ndërkohë që përcjellin problemet e trashëguara dhe të vazhdueshme, tipike për çdo demokraci në zhvillim, theksojnë gjithashtu përpjekjet e dallueshme

të Berishës dhe qeverisë së tij, si dhe arritjet e tyre, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të

organizuar. Për ironi te fatit, ndër ata që kanë vlerësuar më shumë këto arritje është Antony

Blinken, gjatë vizitës sime si kryeministër në Shtëpinë e Bardhë, kur ai ka qenë këshilltar për

sigurinë kombëtare i zëvendës presidentit Joe Biden.

Këto ishin provat për akuzat për korrupsion që Home Office ka paraqitur kundër meje ndërkohë

që në vitet e qeverisjes së PD ka patur korrupsion, por ka patur edhe një luftë të vendosur kundër

tij. Shqipëria hoqi nga kushtetuta imunitetin e politikanëve për këtë vepër penale, vendosi one stop shop për lejet dhe liçensat, plotesoi kushtet për pragun e Millennium Challenge Corporation,

u bë vendi i parë në botë me sistem dixhital të plotë të prokurimeve publike të çertifikuar nga

OKB dhe u nderua nga kjo organizatë me çmimin e dytë në botë për transparence . Falë kësaj

lufte, Shqipëria njohu rritje të GDP per capita dhe në një quantum leap të vërtetë kaloi nga grupi

i vendeve me të ardhura të ulta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme – të larta, ndërtoi

dhe rindërtoi mbi 11 mijë km rrugë, dyfishoi rrogat dhe pensionet, trefishoi investimet e huaja

dhe eksportet.

8- Në deklaratën time të datës 21 korrik 2022, theksova se vendimi i Home Office mund të jetë

marrë në kuadrin e Five Eyes Treaty si një detyrim ndaj SHBA. Por ambasadori King Smith me

një prononcim në media hodhi poshtë këtë pretendim timin dhe u shpreh se MB kishte motivet e

veta për perjshtimin tim .

Në kontrast me këtë qëndrim të ambasadorit, Home Office pohon se vendimi për përjashtimin e

Berishës duhet marrë në mbeshtetje të vendimit te Departamentit Amerikan të Shtetit.

Vë në dukje se, me datën 19 maj 2021, 8 vite pasi kisha dhënë dorhëqjen nga çdo rol drejtues në

PD, dhe katër javë pasi partia PD humbi zgjedhjet e pergjishme, si dhe pas kundërshtimit tim të

prerë për një koalicion të mundshëm midis saj dhe Partisë Socialiste në pushtet, gjë që do t’a

linte vendin pa opozitë, Sekretari Blinken pa asnjë provë, dokument, apo akuzë zyrtare, në një

vendim të mirëfilltë politik, më shpalli mua, bashkëshorten dhe fëmijet e mi non grata për

korrupsion domethënës.

Por gjatë këtyre dy viteve, DASH nuk u ka paraqitur dot asnjë provë të vetme kongresmenëve dhe mediave të SHBA të cilët, jo vetëm i kanë kërkuar ato, por edhe kanë

denoncuar lobimin dhe ndërhyrjen e George Soros për llogari të Edi Rames në dezinjimin tim.

Kongresmeni Lee Zeldin i deklaroi Sekretarit Blinken gjatë një dëgjese se vendimi për

përcaktimin non grata të Berishës vinte nga hiçi, pasi pas hetimeve të tyre ata nuk kanë gjetur

asgjë për korrupsion në lidhje me Sali Berishen, dhe se vendimi për përcaktimin e Berishës është

i ndikuar nga Xhorxh Soros. Kongresmeni Lee Zeldin i dërgoi tri letra, në periudha të ndryshme,

ku I kërkonte Sekretarit Blinken provat mbi të cilat ishte marrë vendimi për përcaktimin e

Berishës non grata dhe nuk mori asnje dokument apo fakt konkret nga Departamenti i Shtetit.

Ish drejtori në detyrë i DNI dhe i ngarkuar i Presidentit për Ballkanin, Richard Grenell, e ka

cilësuar vendimin e Sekretarit Blinken, si një vendim qartësisht politik e militant kundër një

partie konservatore, dhe gjithashtu ka pohuar se gjatë kohës së tij në detyrë ai kurrë nuk ka parë

ndonjë dosje që të akuzonte Berishën për korrupsion.

Dokumenta zyrtare të drejtësisë amerikane dhe mediat e huaja kanë raportuar se Edi Rama ka

korruptuar ish shefin e kundërzbulimit të FBI për New York, Charles McGonigal 32 , gjatë kohës

që ai ishte në detyrë, dhe se e ka përdorur atë dhe ekipin e tij për përgatitjen e dosjes sime 33 . Shtoj

se njëlloj si McGonigal, por me mjete politike, u angazhua në luftën për shkaterrimin e opozitës

edhe ambasadorja e SHBA Juri Kim, e cila për shkak të luftës së saj anti – opozitare, jo rrallë

është konsideruar si sekretare të PS të Shqiperisë.

9- Home Office pretendon se vendimi i saj nuk është koordinuar dhe nuk synon të mbështesë Edi

Ramën. Por faktet flasin ndryshe .

Së pari lajmin e perjashtimit tim nga MB e njoftoi i pari Edi Rama në parlament 36 .

Së dyti, ambasadori King Smith që nga vjeshta e vitit 2021 ndërmori fushatë aktive kundër meje,

duke u përpjekur të bindte bashkëpuntorët e mi që të mos mbështesnin inisiativën time që

synonte rithemelimin e Partise Demokratike dhe çlirimin e opozitës nga kontrolli i qeverisë.

Së treti, ai pasi ka mashtruar qeverinë e tij me dokumentet që i serviri asaj, troket tani në dyert e

institucioneve shqiptare dhe kërkon fakte për shpifjet e tij kundra meje, duke thënë se “…n’a

duhen fakte pasi rrezikojmë të humbim çështjen në gjykatë”.

Së kateri, zoti King – Smith në një shkresë që i drejton qeverisë së tij, e mashtron atë, duke i

shkruar se, pas urdhërit të përjashtimit, Berisha ka nisur sulme publike kundër qeverisë

Britanike. Në të vërtetë unë si njeriu që kam rivendosur mardhëniet diplomatike dhe zgjidhur të

gjitha problemet e trashëguara nga diktatura e Enver Hoxhës me kete vend mik, nuk kam

sulmuar kurrë qeverinë britanike dhe kjo është një sajesë mjerane. Madje edhe pas vendimit të

saj absurd kundra meje unë gjatë krizës së refugjatëve shqiptarë kam kundërshtuar publikisht

sulmet e pa baza të Edi Rames ndaj saj. Deklaratat e mia janë pasqyruar në mediat shqiptare 38

dhe ato të BM.

Së pesti, po në këtë shkresë z King Smith i vetëdijshëm për fallsitetin e provave që i ka derguar

Home Office shkruan se, heqja e përjashtimit të Berishës qoftë nga gjykata ose para vendimit të

kësaj të fundit nga Home Office, dëmton reputacionin ndërkombëtar të Britanisë së Madhe.

Kështu ai injoron drejtësinë, ligjin dhe ndershmërinë si elemente thelbësore të reputacionit të

vendit të tij dhe kërkon ruajtjen e reputacionit duke mbajtur një vendim të bazuar jo në prova,

por në mashtrime dhe korrupsionin e tij. Madje, ai për këtë qëllim përdor edhe argumenta

politike dhe pohon se, rreziku i demtimit të reputacionit të qeverisë britanike nga heqja e

përjashtimit bëhet edhe më i madh për shkak të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, si dhe sulmeve të

Edi Rames kundër qeverisë së MB për ҫështjen e refugjatëve. Mendoj se këto deklarata nuk kanë

nevojë për komente.

Se gjashti. opinioni publik dhe media në Shqipëri kanë vënë në dukje se ambasadori King –

Smith, duke ndjekur linjën e veprimit të qeverisë së Edi Ramës, punon kundër opozitës shqiptare

dhe duke e bërë këtë, dëmton mekanizmat e kontrollit dhe balancës që ofron një opozitë e vërtetë

në çdo shoqëri demokratike. Në kontrast të thellë nga përqasja e tij me opozitën shpaloset

qëndrimi i z. King Smith ndaj qeverisë, të cilën mediat e kanë vënë vazhdimisht në dukje si një

sjellje të pazakontë.

Si konkluzion, të gjitha dokumentat dhe provat që Home Office ka paraqitur për të mbeshtetur

perjashtimin tim janë kryekëput të bazuara në shpifje, interpretime të pavërteta të artikujve të

mediave të kontrolluara nga George Soros dhe akuza të pa baza të kundërshtarëve të mi politik.

Ato në asnjë moment nuk provojnë asnjë lidhje me krimin dhe asnjë lloj shkelje ligjore, apo

përfitim te paligjshëm nga unë, familjarët e mi, PD apo personat e tjerë që përmenden në to.

Ndaj, përjashtimi im është një rast klasik i perdorimit me sukses nga qeveria e Edi Ramës të

korrupsionit transnacional, per të sanksionuar kundershtarët politikë, shkatërruar opozitën dhe

për të mbrojtur kësisoj, korrupsionin dhe lidhjet e tij dhe qeverisë së tij me krimin.

Sanksionimi im ka patur si qëllim madhor së pari, të zhvlerësojë dhe të bëjë të pabesueshëm një

zë që ka denoncuar dhe denoncon, me shumë se kushdo tjetër, me dhjetra e qindra afera

korruptive të qeverisë më të korruptuar në Europë, perfshi këtu aferat e mëdha si ajo e djegësave,

Portit të Durrësit, të cilat janë denoncuar së fundmi edhe nga Parlamentit Europian dhe

Departamenti i Shtetit.

Së dyti, sanksionimi është një mjet që kërkon të zhvlerësojë zërin që ka denoncuar përsëri më

shumë se kushdo tjetër lidhjet e Edi Rames dhe qeveritarëve të tjerë me krimin dhe kartelet e

drogës në Shqipëri, Sinaloan e Meksikes dhe vendet e tjera në botë si dhe kthimin e Shqipërisë ndër vendet e para në botë, sipas OKB, për prodhimin dhe trafikimin e kanabisit.

Prandaj, vendimi i pabazë i Home Office paraqet një rast tipik të përdorimit të sanksioneve, jo për të

dekurajuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, por për hakmarrje tipike politike.

Se treti, korruptimi i ambasadorit King Smith dhe parardhesit të tij, njelloj si McGonigal, u

perdorën nga qeveria si armë për shkatërrimin e opozitës dhe konsolidimin e regjimit monist të

Edi Rames në Shqipëri. Shkatërrimi i opozitës është vrasja e shpresës dhe shkatërrimi i një

shoqërie të lirë. Sot politikat e rregjimit të Edi Ramës, i kanë shndërruar shqiptarët edhe në vitin

2023 në boat people. Sipas Eurostat, gjatë viteve 2014-2021, 937000 qytetarë janë larguar nga

Shqipëria drejt hapsirës Shengen.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix15 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix15 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix15 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix15 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix15 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix15 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix15 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix15 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar15 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook