Lidhu me ne

Mix

Cathedral Cove, një “katedrale” e gdhendur në shkëmb

Rërë, det qiell i kthjellët, një fllad i lehtë, që përkëdhel lëkurën dhe një pamje që duket si një shpellë, por është diçka më shumë: është një “katedrale” shkëmbore, një lloj monumenti, që thuajse duket si një himn për fuqinë e natyrës, për kapacitetet e saj të pafundme.

Kjo është panorama dhe emocionet që ndjen kur gjendesh përballë Cathedral Cove, një hark shkëmbor, që u formua shekuj më parë në Zelandën e Re.

Plazhi Hahei dhe rruga për te katedralja

Pamjet e mrekullueshme fillojnë edhe para se të arrini në Cathedral Cove. Plazhet e Zelandës së Re janë të gjitha të mrekullueshme, por ai që të çon në katedralen shkëmbore, është një nga më të bukurit: është plazhi Hahei, afër Coromandel (qytet në rajonin e Waikato, Ishulli i Veriut).

Plazhi Haei është i njohur për ujërat e pastra dhe zhytjet që të mundësojnë të njohësh jetën detare.

Një katedrale shkëmbore

Shtegu të çon në një gji të gjerë dhe të pastër, i cili duket sikur është lyer. Këtu ndodhet katedralja: një shpellë gjigante në formë harku, që përqafon dhe përshkon një kep shkëmbi të bardhë, duke krijuar një takim idilik midis dy hyrjeve të izoluara.

Peizazhi është mbresëlënës, sepse harku natyror i jep të gjithë gjirit një pamje madhështore. Është pikërisht për këtë arsye, që ajo ka fituar emrin “katedrale”: ndjesia që përcjell, është një bashkim mes shpirtërores, madhështores dhe monumentales, ashtu siç ndodh përballë këtyre ndërtesave të shenjta.

Relaks, bukuri dhe sport

Zona përreth katedrales shkëmbore, është e përshtatshme për të gjithë, si për ata që thjesht duan të pushojnë, ashtu edhe për ata që duan të bëjnë sport.

Ka zona të shumta për t’u ndalur dhe për t’u freskuar, por turistët që parapëlqejnë sportet, mund të provojnë gjithashtu snorkeling, zhytje dhe lloje të tjera të sporteve ujore.

E rëndësishme është të respektohen rregullat e zonës, të mos ndotin dhe të mos prishin qetësinë e njerëzve të tjerë.

Për ata, që nuk duan të bëjnë shëtitjen e gjatë njëorëshe, ka edhe një lajm të mirë: gjatë muajve të verës organizohen shëtitje më të shkurtra dhe më të thjeshta, të cilat megjithatë kalojnë nëpër zona rreptësisht të mbrojtura dhe për pasojë, mund të mund të udhëtohet vetëm me një udhërrëfyes të kualifikuar.

Përndryshe, ka edhe anije me pagesë, të cilat shkurtojnë pak kohën dhe çojnë në një hyrje tjetërm që ndodhet 30 minuta në këmbë nga shkëmbi.

/ Si Viaggia

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar8 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar8 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet8 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix8 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore9 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore23 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix23 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix23 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix23 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook