Lidhu me ne

Temporal

Shefqet Kastrati dhe aritmetika 7×7=42 te rruga e kombit !

Edi Rama i bërtet Shefqet Kastratit në telefon që e hoqi taksën për ndihma

“Boom-i” i turistëve nuk përputhet me tarifat që ka mbledhur Rruga e Kombit

Avatar photo

NGA

Ola Xama


Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të siguruara nga MyAlbania.com.al tregojnë se gjatë vitit të shkuar të ardhurat nga tarifa në rrugën Durrës – Kukës ishin 13.08 milion euro. Fluksi i qarkullimit në këtë autostradë ka performancë të mirë nëse krahasohet me planin e kontratës koncesionare, por me rënie me periudhat e tjera.

Të ardhurat nga tarifa të deklaruara nga koncesioari i rrugës gjatë vitit 2022 kanë arritur të kalojnë vetëm dy vite të vështirë: vitin e pandemisë 2020 dhe 2018-n, kohë kur nisi zbatimi i kontratës koncesionare dhe tarifimi u aplikua vetëm për 4 muaj.

Vitin e shkuar koncesionari ka mbledhur 1.4 milion euro më pak se në vitin 2021 dhe 2 milion euro më pak se në 2019-n, periudhë që pati një sezon të mirë turistik.

Numri më i lartë i turistëve të huaj në Shqipëri është nga Kosova. Historikisht fluksi i vizitorëve nga ky shtet ka zënë mesatarisht 40% të volumit të vizitorëve. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave raportojnë se gjatë vitit 2019 në rrugën e Kombit kanë hyrë 2.246.540 individë me shtetësi nga Kosova.

Gjatë vitit 2020 numri i turistëve që hynë nga vendi fqinjë ishte 1.379.360, një rënie me 38.6%. Kjo shifër reflektohet dhe te mbledhja e taksës në rrugën e Kombit, ku të ardhurat nga tarifa u ulën me 2.8 milion euro. Në vitin 2021 në territorin shqiptar kanë hyrë 2.640.447 shtetas kosovarë, 394 mijë më shumë, por të ardhurat nga taksa e rrugës rezultojnë 630 mijë euro më pak.

Shifrat që kanë mospërputhjen më të madhe janë ato të vitit 2022. Vitin e shkuar Shqipëria pati një “boom” vizitorësh të huaj duke kapur numrin më të lartë historik 7.5 milion. Nga këta sipas INSTAT, 3.209.123 janë vizitorë që kanë hyrë nga shteti i Kosovës. Krahasuar me vitin 2019, numri i vizitorëve është 962.583 më i lartë dhe nëse llogarit dhe kthimin, qarkullimi i vizitorëve kosovarë (hyrjet +daljet) është rritur me 1.9 milion njerëz më shumë se në 2019-n. Megjithatë të ardhurat nga taksa e rrugës janë raportuar 2 milion e 11 mijë euro më pak se në ky vit.

Të dhënat e Telepass-it, ku janë të regjistruar abonentët që përfitojnë nga skema e uljes së tarifës tregojnë se vitin e shkuar janë paguar 624 mijë euro. Kjo vlerë nuk ka peshë në ndryshimin e të ardhurave nga tarifa, pasi zë vetëm 5% të totalit të të ardhurave.

Që nga viti 2019 dhe deri në vitin 2022, performanca e pagesës së tarifës në rrugën e Kombit rezulton mbi skenarin optimist të parashikuar në kontratë. Kontrata detyron që çdo e ardhur që merret shtesë mbi pragun e lejuar, të ndahet përgjysëm mes shtetit dhe kompanisë koncesionare. Deri tani koncesionari ka realizuar 15.2 milion euro më shumë se kufiri për ndarjen e të ardhurave nga trafiku në 4 vitet e koncesionit 2019-2022, ku 7.6 milion euro janë derdhur në buxhetin e shtetit.

Mospërputhja e shifrave mund të shpejgohet vetëm me 3 mundësi: ose konçesionari ka nëndeklaruar të ardhurat që të mos ndajë paratë me shtetin, ose INSTAT nuk ka publikuar të dhënat e sakta për të propaganduar shifra të larta të fluksit të turistëve, ose shtetasit nga Kosova të kenë hyrë me traget!

 Ky artikull është ekskluzivitet i “My Albania

https://myalbania.com.al/boom-i-i-turisteve-nuk-perputhet-me-tarifat-qe-ka-mbledhur-rruga-e-kombit/?fbclid=IwAR0n5fpx9bRS_vPAuAIfUhRNveQxBzMWbyCWjyT1p-rOnuAvftVusIBqOeU

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar9 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix9 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix9 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix9 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix9 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix9 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix10 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar10 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike10 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook