Lidhu me ne

Mix

Kasti i “Oppenheimer” rrëfen sakrificat e Cillian Murphy për rolin e tij në film!

Kasti i “Oppenheimer” rrëfen sakrificat e Cillian Murphy për rolin e tij në film! | Top Albania Radio | It’s time

Cillian Murphy tanimë po merr vlerësime për imitimin e tij në “Oppenheimer” të fizikantit të njohur që ndërtoi bombën e parë bërthamore. Një pjesë e metodës së aktorit irlandez ishte të dukej sa më shumë si shkencëtari dhe kjo përfshinte taktika ekstreme, siç ndanë së fundmi edhe aktorët e tjerë pjesë e kastit, Emily BluntRobert Downey Jr. dhe Matt Damon.

Në një intervistë me Fandango, Blunt tha se xhirimet e skenave të Laboratorit Kombëtar të Los Alamos në Nju Meksiko ofronin kuzhinë të mrekullueshme lokale. Por Murphy u largua duke imituar J. Robert Oppenheimer, tha ajo.

“Ne ishim të gjithë në New Mexico, po hanim ‘quesadillas’, dhe (Murphy) ishte në botën e tij,” tha Blunt gjatë një interviste në grup me Fandango të postuar javën e kaluar. Damon shtoi: “Ai refuzoi çdo ftesë për darkë për të gjithë filmin. E ftonim çdo natë. Ai nuk erdhi asnjëherë.”

“Kishte një përfshirje kaq monumentale”, tha Blunt për Extra në një intervistë javën e kaluar. “Dhe ai mund të hante vetëm një bajame çdo ditë. Ishte dobësuar aq shumë.”

Murphy si shumë aktorë të tjerë sakrifikoi në ndryshimin e trupit të tij për një rol ose duke ndjerë presion për ta bërë këtë. Vetë yjet kanë treguar se ndryshimi i trupit të tyre mund të jetë i pashëndetshëm fizikisht dhe mendërisht – ndërsa të tjerë thonë se festimi i humbjes dramatike të peshës nga aktorët është i rrezikshëm edhe për ndjekësit.

Murphy kohët e fundit tha për The Guardian se “të bëhesh konkurrues me veten” në lidhje me atë se sa i dobët mund të bëhet dikush për një rol nuk është e shëndetshme dhe veçanërisht refuzoi të diskutonte detajet e dietës së tij “Oppenheimer”.

“Nuk dua që të jetë, ‘Cilian humbi x peshë për rolin e tij”, tha ai për median.

Aktori shpjegoi për The New York Times në maj pse donte të përputhej me pamjen e Oppenheimer.

“Më pëlqen të aktroj me trupin tim dhe Oppenheimer kishte një fizik dhe siluetë shumë të veçantë”, tha Murphy për Times. “Më duhej të humbisja mjaft peshë… ai ishte shumë i dobët, pothuajse anoreksik, jetone vetëm me martini dhe cigare.”

Ndërsa Murphy ka punuar më parë me regjisorin vizionar Christopher Nolan dhe luajti në “Inception” (2010), “Dunkirk” (2017) dhe trilogjinë “Dark Knight” (2005-2012) – “Oppenheimer” shënon herën e parë që ai drejton një ‘blockbuster’ të tillë.

Oppenheimer udhëhoqi projektin Manhattan, një projekt sekret kërkimor dhe zhvillimi për të ndërtuar një bombë atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Testimi u krye në Los Alamos, një post në shkretëtirë në New Mexico ku jetonin shkencëtarët dhe familjet e tyre.

Për filmin, Nolan edhe një herë hodhi mënjanë efektet digjiitale në favor të realizimit praktik të filmave – dhe kamerave IMAX. Ai madje përdori efekte praktike për shpërthimin e tmerrshëm të testit të Trinity. Nolan është kaq tradicional, në fakt, ai nuk përdor as një smartphone.

“E vetmja gjë që Chris do të bënte me telefon është numri i kalorive ditore të [Cilian]”, tha me shaka Downey Jr. gjatë intervistës së Fandango.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook