Lidhu me ne

Mix

Gjumi i rregullt, baza e shëndetit të mirë

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek humori dhe temperamenti, por edhe aftësia për t’u përqendruar në punët e përditshme. Mungesa e gjumit ndikon edhe tek sasia dhe cilësia e ushqimit që hamë.

Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksit.

Përveç kësaj, ngopja nuk ndodh kurrë. Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë.

Kjo është një nga arsyet përse gjumi duhet të jetë prioriteti juaj.

Kur trupi dhe truri kanë marrë pushimin e merituar, njeriu është në gjendje të ketë një jetë më të qetë.

Zbatoni këshillat e mëposhtme për të fjetur si duhet dhe shtruar themelet e mirëqenies suaj së përgjithshme.

  • Vendosni objektiva Vëjini qëllim vetes që të flini të paktën 7 orë në natë. Kur të zgjoheni do të jeni në gjendje të merrni vendime të zgjuara edhe për ushqyerjen dhe aktivitetin fizik. Me gjumin vjen edhe motivimi dhe vullneti për të pasur një jetë të shëndetshme.
  • Vendosni një orar gjumi dhe përmbajuni atij Hapi i parë drejt arritjes së gjumit cilësor është që të vendosni orare dhe t’i respektoni ato.
  • Mbani telefonin larg që të mos tundoheni nga rrjetet sociale.
  • Ushqehuni Shëndetshëm Kur trupi dhe truri janë të lodhur, njeriu i keqinterpreton sinjalet e urisë. Prandaj herën tjetër që ndiheni të lodhur dhe të uritur, përpiquni të mos njësoni të dyja ndjesitë. Është shumë e lehtë që lodhja të ngatërrohet me urinë.
  • Merreni Shtruar Mjeket ju këshillojnë të përpiqeni që të përmirësoni frymëmarrjen, të qetësoheni, të meditoni dhe të largoni mendjen nga shqetësimet e ditës. Merreni shtruar me gjumin, shtrihuni përpara orës së fjetjes dhe përpiquni që të qetësoheni.

Gjumi cilësor shpërblen, dhe jo vetëm paraqitjen tuaj të jashtme.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix14 minuta më herët

Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

Deri më tani kemi menduar se mizat që prekin ushqimin nuk janë të dëmshme por vetëm bezdisëse. Por studimet, konfirmojnë...

Mix17 minuta më herët

Udhetimi me avion gjate shtatezanise, disa keshilla

Sigurisht që nëse do t’ju duhet të bëni një udhëtim me avion gjatë shtatëzanisë duhet të këshilloheni më parë me...

Mix18 minuta më herët

Kujdes me antibiotikët në shtatzani, sidomos gjatë këtij tremujori

per nenat Një studim nga University College në Londër, botuar në British Medical Journal, zbuloi se disa antibiotikë të jepen zakonisht, siç...

Kritike26 minuta më herët

Lira Gjika: Prindërit po ndërtojnë me fëmijët marrëdhënie komerciale, dashuria nuk do të thotë t’i blini rroba

Nga Lira Gjika Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë...

Mix29 minuta më herët

Si ndikon media sociale tek shëndeti mendor i adoleshentëve?

Një raport i ri detajon rolin që luajnë mediat sociale në jetën e adoleshentëve dhe si ata menaxhojnë avantazhet dhe disavantazhet e...

Mix32 minuta më herët

Xiaomi është gati të prezantojë Xiaomi Redmi 13 4G të ri

Një anëtar i ri do të shtohet në familjen e smartfonëve të markës Xiaomi. Gjatë javëve të ardhshme, prodhuesi i...

Mix38 minuta më herët

Në skenë fituesit e dy edicioneve, Egla bën twerk para Luizit

EGLA DHE LUIZI NE SKENE Është zhvilluar festa e Top Channel, në mbyllje të edicionit të Big Brother. Pjesë e...

Mix43 minuta më herët

Si ndikon rritja e temperaturave tek personat që vuajnë nga gurët në veshka

Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Ky...

Mix45 minuta më herët

Bukë me vezë – Shija unike e një mëngjesi të shëndetshëm

Bukët me vezë janë tradita më e njohur e kuzhinës shqiptare, sidomos mëngjeseve kur nënat shpejtonin përherë t’i përgatisnin për...

Mix47 minuta më herët

10 Analizat shëndetësore që gratë mbi 40 Vjeç duhet të bëjnë patjetër

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton. Akoma më të shumtë janë ata që evitojnë...

Facebook