Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Veliaj kontraktoi studion ku punonte e shoqja për djegësin e Tiranës

Berisha: Veliaj kontraktoi studion ku punonte e shoqja për djegësin e

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se afera e djegësit e Tiranës u ka kushtuar shqiptarëve rreth 110 milionë euro deri më tani.

Berisha tha se përgjegjësi i kësaj afere, Erion Veliaj, kontraktoi për këtë djegës një studio ku punonte e shoqja.

BerishaËshtë klani mafioz i plehrave i Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt dhe jo Klodo-Mërtiri-Gugallja, që kanë firmosur për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë Integrated Energy që nuk ekzistonte.

Klani Rama-Veliaj-Agaçi firmosën për dhënien e kësaj kompanie, ndonëse e dinin se nuk ekzistonte, sepse për këtë ata ishin njoftuar me ligj nga ministrja Felaj, e cila në relacionin e saj njoftonte se kompania nuk ekziston.

Kompania u formua vetëm një ditë përpara se të shpallej fituese e koncesionit, për të cilën kishte marrë bonusin prej 8 pikësh kur nuk ekzistonte.

Rama-Veliaj-Agaçi e ndoqën këtë praktikë mafioze për të shprehur shpalljen e tenderit, sepse ata sipas ligjit ishin të detyruar të shpallnin garën e koncesionit në tre gazeta ndërkombëtare për shkak të shumës prej 128 milionë eurosh.

Ky klan mafioz, në kundërshtim me kontratën, detyron qytetarët e qarkut të Tiranës dhe Durrësit, tarifën prej 29 eurosh për ton/mbetje, e cila është tarifa e djegies, në vend të 11 ton, e cila është tarifa për depozitim.

Nuk janë Zoto dhe Mërtiri që kanë angazhuar Florian Pustinën si konsulent i aferës së vjedhjes së shekullit, por është miku i tij me kokë, Lal Djegësi që ka kontraktuar studion e Pustinës, në të cilën ishte punuar edhe zonja Veliaj, por edhe mikesha familjare, Klotilda Bushka.

Kjo e fundit, në një mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese, do paraqiste në parlament me urgjencë, amendamentin personal për shtesën për djegësin e Lal Djegësit.

Klani i plehrave në përputhje me nenin e koncesioneve, nuk anulojnë koncesionin për të cilin janë paguar deri tani 110 milionë euro dhe nuk është ndërtuar asnjë prej objektet në kontratë.

Erion Veliaj që fërkon duart me mandatin e drejtë të arrestit të Arben Ahmetajt, është shumëfishi i tij. Ai përhap kudo lajmin se e kam mbyllur aferën me SKAP-in e partisë. Kujtoni pak epitetet që ai i vinte ai, këtij institucionit në grindjen me kreun e FSHF.

Por pavarësisht kësaj, Erion Veliaj është hajduti i parë i djegësit të Tiranës. Drejtësia mund të vonojë, por nuk do e harrojë kurrë atë.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix12 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix12 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix12 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix12 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix12 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix13 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix13 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix13 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar13 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook