Lidhu me ne

Aktualitet

Sa të tjerë si Genc Fuga trokasin çdo ditë në spitalet private? Sistemi ynë shëndetësor i padrejtë dhe i dështuar!

Sa të tjerë si Genc Fuga trokasin çdo ditë në spitalet private? Sistemi ynë shëndetësor i padrejtë dhe i dështuar!

Qeveria ka marrë vendimin për të  mbuluar shpenzimet e kurimit për aktorin Genc Fuga, në një vlerë 20 milionë lekë.

U desh një zhurmë e madhe mediatike pas thirrjes së bashkëshortes së tij për të nxitur veprimin e qeverisë, por më keq akoma për të nxjerr zbuluar një sistem të tërë shëndetësor.

Në fillim të vitit 2013, PS trumbetoi fort konceptin e shëndetësisë falas, një gur themeli në programin e saj të fitores.

Në fakt, ky koncept u pranua dhe u besua nga shumë qytetarë të cilët e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të rrish në dyert e spitaleve që shihen si “porta shprese”.  Të tjerë besuan se me ndryshimin e sistemit në shëndetësi do të merrte fund dilema “paguaj ose vdis”. Pas një dekade, jemi përsëri në të njëjtën dilemë, por me shpenzime edhe më të mëdha dhe me mungesa më të theksuara në pajisjet inovative edhe pse në fakt është folur për arritje të mëdha.

Përballë, një tjetër sistem i bën rivalitet shtetërorit. Dhe është pikërisht ai privat, më i sofistikuar, më i marketuar  e natyrisht i kripur në çmime.

Rasti i artistit Genc Fuga, nxori zbuluar paaftësinë e spitaleve shtetërore në Shqipëri. Tregoi që në QSUT mungojnë pajisje elementare për raste specifike. Fatkeqësisht vërtetoi plotësisht perceptimin e qytetarëve  se “vetëm privati të shëron.”

Teksa në fytyrë të përplasen raste të tilla, natyrshëm lind pyetja se si mundet që një spital që merr buxhetin më të madh të ministrisë së Shëndetësisë të ketë mungesë të “trombectomia-s”? Me çfarë arsyetimi ministria e Shëndetësisë e lë këtë si “eksluzivitet” të privatit?

Spitalet shtetërore nuk janë vetëm për të përcaktuar diagnozën, por edhe për kurimin. Të ofrojë ndihmë për të gjitha rastet dhe ndoshta për raste shumë specifike mund t’i kërkohet ndihmë privatit.

Genc Fuga pati fatin që shqiptarët e njihnin dhe brenda pak orësh arritën të mblidhnin dyfishin e shumës 19 mijë euro që i kishin kërkuar në Spitalin Amerikan 3 për t’i shpëtuar jetën. Pra, pagoi “taksën” e jetës.  Por, çfarë do të ndodhte me një qytetar të thjeshtë të këtij vendi që nuk do të kishte asnjë mënyrë për të siguruar shumën e parave? Me siguri do priste disa orë për të dhënë frymën e fundit para ndonjë dere që nuk hapet nëse nuk paguan.

Kemi parë që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nuk nguron që të dalë në prononcim për mediat kur një spitali i shtohet një autoambulancë apo një pavijon i ristrukturuar. Pse nuk del tani t’u shpjegojë qytetarëve pse dështoi QSUT me rastin e Genc Fugës? Përse artisti që një jetë ka paguar dhe derdhur kontribute duhej të kërkonte financime private për të shpëtuar jetën?  Pse spitalet shtetërore janë gjithmonë hapa pas privatit?

A ndodh kjo vetëm për mungesë të fondeve apo ka arsye të tjera?

A do të thotë shëndetësia falas një shërbim i munguar?

Dhe problemi nuk është vetëm një rast apo disa spitale. Nuk është një ministër apo disa vendime. Problemi në thelb është i lidhur me një sistem të ngritur keq për më shumë se tre dekada në vendin tonë.

Nëse shkon në shtet mungojnë kushtet, mungon shërbimi dhe aparaturat, të gjitha këto mund t’i ofrojë privati me një kosto që shpesh herë nuk përballohen nga qytetarët.

Problemi nuk është te një spital apo disa, por sistemi.

Shqipëria ka nevojë për një reformim të thellë në shëndetësi, duke nisur që me përdorimin e fondeve, kushtet dhe marrëdhëniet shtet-privat. Duhet të mbrojë më shumë pacientin dhe të paktën mundësi rimbursimi kur ata shkojnë në privat.

Nuk është faji i asnjë taksapaguesi që spitali në shtet nuk ka pajisje për të trajtuar një sëmundje, duke e detyruar qytetarin të përballet me kostot shpesh të papërballueshme të privatit.

Në Shqipëri ka një rivalitet të heshtur mes spitalve shtetërore dhe atyre privat, por që asnjë nga instancat shtetërore nuk ndërhyn për të luajtur rolin e rregullatorit. Në shumë raste privati i mbivendoset spitaleve shtetërore, duke ofruar shërbime paralele. Në fak, kjo nuk ndodh pa arsye, pasi shpesh cilësia në shtet nuk është në kushtet mesatare apo optimale.

Një tjetër problem, është te dypunësimi i mjekëve. Qytetarët janë përballur qoftë njëherë të vetme që një mjek që ka kryer konsultë apo vizitë, i ka thënë që pasdite të shkojë në një spital privat dhe është po vet ai mjek që do e marrë nën kujdes. Pse ndodh kjo? Kjo lidhet drejtpërdrejtë me pagën e mjekut, të cilët padyshim duhen të vlerësohen më mirë.

Për të ndaluar këtë fenomen shteti duhet të investojë në spitalet publike, duke garantuar pajiset dhe çdo mjet të nevojshëm bashkëkohor. Pasi të jetë garantuar një pagë e kënaqshme dhe kushtet nevojshme, shteti duhet të hartojë një ligj që ndalon mjekët të punojnë në shtet dhe privat njëkohësisht. Dhe rastet kur mjeku për përfitime personale, i orienton në privat pacientët duhet të sanksionohet me ligj. Në këtë mënyrë mund të ndalohen një fenomen i zhvatjes së parave të qytetarëve.

Gjithashtu, një mjek i ri duhet të punojë me pajisje inovative dhe për të zhvilluar profesionalizimin e tij, gjë e cila për shumë arsye nuk mund t’i ofrohet në shtet. Pra, Ministria e Shëndetësisë nuk i ofron dot mjekut kushtet për të shpëtuar jetën e qytetarëve dhe nuk i ofron dot mundësinë e rritjes në profesion.

Zgjidhja më e mirë e mundshme mbetet një reformim i thellë në sistem dhe të përcaktojë qartë marrëdhënien e mjekut me pacientit dhe marrëdhëniet shtet-privat.

Është e pakonceptueshme që të shkosh në QSUT dhe nuk ke shpresë për të jetuar, ndërsa vetëm pak metra më larg në Spitalin Amerikan 3 të shpëtohet jeta për 19 mijë euro. Për këtë duhet të japë një përgjigje sa më të shpejtë dhe të qartë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Nëse nuk ka përgjigje, të pranojnë dështimin e sistemit dhe të hapi rrugën për një ministër që ndoshta arrin ta kuptojë që kjo rrumpallë në shëndetësi duhet të marrë fund.

Burimi “My Albania”

https://myalbania.com.al/sa-te-tjere-si-genc-fuga-trokasin-cdo-dite-ne-spitalet-private-sistemi-yne-shendetesor-i-padrejte-dhe-i-deshtuar/?fbclid=IwAR1-Fggr96DQW2H3WjppCLXwdUSvmGnFJk1maHwlcv47SvNel1_YU_hmqyM

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix1 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix2 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar2 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix2 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix2 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix2 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix2 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook