Lidhu me ne

Mix

Taylor Swift, këngëtarja me popullaritetin më të madh se Biden dhe Trump! Si shpjegohet kjo?

Taylor Swift, këngëtarja me popullaritetin më të madh se

Është e vështirë të shkosh diku në LA për momentin pa kaluar nëpër rreshta të tërë protestuesish. Jashtë Fox, Universal, Netflix dhe studiove të tjera, njerëzit kanë dalë aty që nga maji, kur Guild i Shkrimtarëve të Amerikës nisën grevën e tyre. Pak më shumë se dy javë më parë, atyre iu bashkuan mijëra aktorë, të cilët janë zotuar të mos shfaqen në filma apo të promovojnë filma gjatë këtij pezullimi. Më pas, mëngjesin tjetër, u zgjova me një grevë të re: nën daullet dhe thirrjet e punëtorëve grevistë jashtë një hoteli aty pranë – dhe hoteleve në të gjithë qytetin.

Por kur shkova dhe pashë ata që brohoritnin, u hutova. Pse po tundnin fotot e Taylor Swift?

Nuk e kuptova derisa hapa Los Angeles Times për të gjetur një letër të hapur nga punonjësit e hotelit drejtuar Swift-it, duke iu lutur asaj të shtynte serinë e saj të ardhshme të koncerteve në LA, në mbështetje të tyre.

“Koncertet tuaja u japin hoteleve tona shumë para. Në Los Angeles, hotelet po dyfishojnë dhe trefishojnë çmimet, sepse vini ju. Ata gjithashtu shtojnë tarifat e mbeturinave në dhoma, ashtu si bën Ticketmaster. Por ne nuk shohim asnjë të ardhur më shumë prej tyre”, shkruanin ata.

Ata kanë të drejtë të luftojnë për një pagë të drejtë në një shtet me kosto të lartë jetese si Kalifornia, si dhe për dinjitetin bazë të vendit të punës, por a është vërtet Taylor Swift zgjidhja?

Vajza ime 11 vjeçe (fanse e saj) u trondit nga pyetja që unë bëra dhe ndoshta ka të drejtë. Dua të them, Swift shpëtoi vetëm industrinë e muzikës. Ajo e vetme bëri që mijëra të reja të regjistroheshin për të votuar përpara zgjedhjeve të 2018-ës. Ajo mund të bëjë më shumë nëse ka interes mbi këtë gjë.

Ndoshta ne duhet të heqim dorë nga çdo pretendim se ajo është thjesht një artiste dhe interpretuese e jashtëzakonshme dhe të zgjidhet në fakt Presidente. Sipas një sondazhi të fundit, ajo ka më shumë pëlqyeshmëri në publik nga votuesit sesa Trump, Biden dhe DeSantis. Edhe pse ndoshta nuk është as nevoja që Swift të jetë në detyrë për të siguruar një pagë më të mirë për punonjësit e hoteleve, krizën e kostos së jetesës, ekonominë, luftën Izrael-Palestinë apo kërcënimin nga Inteligjenca Artificiale.

Duke pasur parasysh raportet se koncertet e saj të fundit në Lumen Field të Seattle shkaktuan bujë të mjaftueshme për t’u regjistruar si ekuivalent i një tërmeti me magnitudë 2.3, as nuk dua ta mendoj se çfarë do të bënin fansat e saj nëse ajo do pushonte së qeni këngëtare.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar7 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar7 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet7 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix8 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore8 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore22 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix22 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix22 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix23 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook