Lidhu me ne

Mix

Pse foshnjat nuk mund të hanë mjaltë? Këshilla të rëndësishme për prindërit

Pse foshnjat nuk mund të hanë mjaltë? Këshilla të

Kur vajza ime filloi të hante ushqime të ngurta, mjeku i saj më dha një listë të ushqimeve që duheshin shmangur. Në atë kohë, u befasova kur pashë që mjalti ishte në listë. Mjalti promovohet shpesh si një ushqim i shëndetshëm – dhe me siguri, ka shumë përfitime shëndetësore – sa nuk prisja të mësoja se në të vërtetë mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët nën moshën 1-vjeçare.

“Mjalti mund të përmbajë spore të një bakteri të njohur si clostridium botulinum”,– thotë Lauren Torrisi-Gorra, MS, RD, trajnere e “Sarah Wragge Wellness” dhe dietologe e regjistruar. “Këto spore mund të shkaktojnë një gjendje të rrallë, të njohur si botulizmi foshnjor te fëmijët nën 12 muajsh, sistemi tretës dhe imunitar i të cilëve është ende në zhvillim”.

Botulizmi i foshnjave është i rrezikshëm dhe kërkon trajtim mjekësor. “Simptomat përfshijnë kapsllëk, vështirësi në të ushqyer, probleme me frymëmarrjen, paralizë të muskujve, të qara të dobëta dhe shprehje të pakësuara të fytyrës”,– thotë Torrisi-Gorra. “Nëse mendoni se fëmija juaj mund të ketë këto simptoma, është e rëndësishme të kontaktoni mjekun tuaj.”

Por ndodh rrallë. Një individ preket nga kjo sëmundje kur një toksinë e prodhuar nga bakteret (Clostridium botulinum, Clostridium butyricum dhe Clostridium baratii) sulmon nervat e trupit. Sporet e këtyre baktereve gjenden në tokë, pluhur, madje edhe në ushqim. Por disa kushte mjedisore mund t’i bëjnë këto spore të rriten dhe të prodhojnë toksinë botulinum.

Mundësia më e mirë është të shmangni dhënien e mjaltit fëmijëve nën moshën 1 vjeç, madje edhe në produkte të pjekura. Lajmi i mirë është se sapo një fëmijë të jetë mbi moshën 1 vjeç, ai ka të ngjarë të ketë ekspozim të mjaftueshëm mjedisor ndaj baktereve, saqë nuk është më në rrezik aq të lartë për t’u sëmurur nga mjalti.

Megjithatë, Torrisi-Gorra vë në dukje se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ende rekomandojnë kufizimin e të gjitha sheqernave të shtuara si mjalti (dhe ëmbëltuesit artificialë) derisa fëmija të jetë mbi moshën 2 vjeç, jo për shkak të botulizmit të foshnjave, por për shkak të shëndetit të mirë. “Kujdesuni për sheqernat e shtuara të fshehura në ushqimet e zakonshme si krakerat, salcat e ëmbëlsirave etj.”- thotë ajo.

Por cilat janë opsionet për t’i shtuar ëmbëlsi ushqimit të fëmijës kur fillon ushqimet e ngurta, para ditëlindjes së tij të dytë?

“Zgjedhjet që u sugjeroj klientëve të mi janë salca e mollës pa sheqer, kumbullat e thata pa squfur ose hurmat. Jo vetëm që këto ofrojnë ëmbëlsi pa sheqerna të shtuara, por ato ofrojnë edhe fibra dhe minerale.

Sapo fëmijët të jenë në gjendje të konsumojnë mjaltë në mënyrë të sigurt, mjalti ‘manuka’ është një lloj që unë rekomandoj. I prodhuar kryesisht në Zelandën e Re, ky mjaltë me lule është plot me antioksidantë. Është gjithashtu antimikrobik dhe është studiuar për aftësinë e tij në qetësimin e kollës dhe shqetësimet e tretjes”.

Por pavarësisht përfitimeve antioksiduese antibakteriale, është e rëndësishme të mbani mend se mjalti ende përmban sheqer. “Një lugë gjelle mjaltë përmban 17.3 gram sheqer, që është pothuajse 70 për qind e kufirit ditor të sheqerit të Akademisë Amerikane të Pediatrisë prej 25 gramësh sheqer në ditë”,- thekson Torrisi-Gorra.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka vend për pak ëmbëlsi në dietën e një fëmije – thjesht mbani parasysh rekomandimet për sigurinë dhe ushqimin.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook