Lidhu me ne

Kryesore

Deputeti i PD: Droga po pushton edhe bastionin e fundit në Shqipëri, ushtrinë

Deputeti i PD: Droga po pushton edhe bastionin e fundit në Shqipëri,

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj komentoi operacionin policer në sajë të të cilit zbuloi një parcel kanabisi në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr në Tiranë, por edhe arrestimin e zyrtarëve në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”.

Në një postim në rrjetete sociale, sipas Xhaferrajt, ‘droga po pushton edhe bastionin e fundit në Shqipëri, ushtrinë’.

Postimi i plotë:

Droga pushton bastionin e fundit në Shqipëri, ushtrinë!

Trafiqet dhe korrupsioni kanë minuar gradualisht të gjitha institucionet shqiptare duke zhbërë turpshëm asistencën ndërkombëtare për ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri, ndërsa dosja e SPAK “Metamorfoza”, ku kupola e Policisë ishte vënë në shërbim të krimit, e konfirmon më së miri këtë.

Por, sëfundmi u konstatua se edhe infrastruktura e ushtrisë, bastioni i fundit ku mendohej se ndërkombëtarët kishin implementuar një standard perëndimor të funksionimit, po përdoret për kultivimin e kanabisit.

Të gjithë mund të pyesin se, si është e mundur që ushtria shqiptare, aq shumë e përfshirë në trajnime, asistence dhe bashkëpunim me ushtritë e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, të përfshihet në kultivimin e kanabisit?

Përgjigjja gjendet tek një shprehje e njohur në romanin “Dhe Lind Dielli” të Ernest Hemingëay, kur një nga personazhet, i quajtur Mike Cambell, u pyet se si falimentoi, ai dha përgjigjen: “Në dy mënyra, gradualisht pastaj menjëherë”.

Duket se sipas së njëjtës skemë po falimentojnë edhe investimet ndërkombëtare për stabilitetin e gënjeshtërt në Shqipëri.

Është fakt i ditur se regjimet despotike mund të prodhojnë vetëm ‘paqen e varrezave’ ku dhuna për të imponuar heshtjen janë parimi dhe qëllimi i regjimit.

Dhuna brutale e Rrahjeve në Fushë-Krujë apo e shoqëruesit të Kryetares së Kuvendit në Sukth, të Durrësit, janë edhe evidenca më e fundit.

Të gjithë duhet të bëjmë kujdes sepse Shqipëria po marshon drejt skemës: Gradualisht, pastaj menjëherë!

MË TEPËR

Kioske23 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix24 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix24 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike24 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix24 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix24 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix24 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix1 ditë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix1 ditë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet1 ditë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook