Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Tirana lavatriçe gjigante e parave të krimit, gjithçka në funksion të klaneve kriminale

Berisha: Tirana lavatriçe gjigante e parave të krimit,

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se është krijuar një raport shkatërrues për ekonominë, ndërsa Qeveria me të gjitha veprimet e saj financiare, ka favorizuar pikërisht këtë fenomen.

Duke folur konferencën e organizuar nga PD, “Rënia e euros, fituesit dhe humbësit”, Berisha tha se Shqipëria sot renditet e para në Europë me distancë në treguesin e ndërtimit.

Sipas tij, 3 milionë metër katror ndërtohen vetëm në Tiranë, ndërkohë që nevoja vjetore e vendit është 1 mln metër katror.

Berisha: Qeveria me të gjitha veprimet e saj financiare, ka favorizuar pikërisht këtë fenomen, me kreditë që shkon e merr në euro, me mbajtjen e investimeve. Pra është krijuar një raport shkatërrues për ekonominë, dëshmi më flagrante cilësore e narkoshtetit.

Kjo që ne shohim sot, është shfaqja më e sigurtë e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që është narkoshteti shqiptar. Gjithçka është në funksion të këtyre klaneve kriminale. Nga dera e asaj ndërtese që është përtej rruge, dalin dhe hyjnë përfaqësuesit e kartelit më të rrezikshëm në botë, të Sinaloas në Meksikë.

Nga interceptimet që u publikuar, që nuk janë as maja e ajsbergut, ku miku strategjik i Edi Ramës drejtonte vrasje dhe trafiqe dhe drekonte e darkonte me kryeministrin sikur të ishte më shumë se çdo ministër i tij me të, tregon se cila është fuqia e jashtëzakonshme e klaneve të drogës në këtë vend. Ata janë vendimmarrësit absolut.

Shqipëria sot renditet e para në Europë, e para me distancë në treguesin e ndërtimit. 3 milionë metër katror ndërtohen vetëm në Tiranë, ndërkohë që nevoja vjetore e vendit është 1 mln metër katror. Nuk ka lavatriçe më gjigante të parave të krimit, se sa Tirana sot. Çmimet këtu janë të tretat më të shtrenjtat në Europë. I ndërton droga, i blen droga dhe i shet droga. Dhe në këto operacione, klanet përsëri i përdorin këto para, për të pushtuar territoret, pasi tani kanabisin e kanë të dytë, kanë të parë kokainën dhe opiumin.  

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore11 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook