Lidhu me ne

Kryesore

Erion Veliaj është padroni i djegësit të Tiranës, i hapi dyer aferës së vjedhjes së shekullit

Berisha: Erion Veliaj është padroni i djegësit të Tiranës, i hapi dyer aferës së vjedhjes së shekullit

Berisha: Erion Veliaj është padroni i djegësit të

Gjatë një deklaratë të mbajtur sot në seli, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh për media se, Erion Veliaj po bën presion të madh në sistemin e drejtësisë, dhe po kërkon të shfaqet ose si viktimë, ose si myshteri i Zotos ose Mërtirit.

Berisha tha se, Erion Veliaj, padroni i djegësit të Tiranës për të çelë dyert e aferës e vjedhjes së shekullit, ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve, nga strategji depozitim, seleksionim, riciklim dhe zgjerim i landfillit në djegie me koncension me inceneratorin e Tiranës.

Berisha theksoi gjatës deklaratës së tij se, përfaqësuesit e Erion Veliajt në komisionin e dhënies së koncensioneve kanë luajtur rol përcaktues në dhënien e bonusit prej 8 pikësh, sipas porosisë së këtij të fundit.

“Erion Veliaj ka mobilizuar këto kohë të gjitha potencialet e tij mafioze dhe të tjera dhe kërkon me çdo kusht të paraqitet ose si viktimë, ose së paku si myshteri i Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Në këtë kuadër, burime të ndryshme shpehen se ai po bën presion të madh edhe në sistemin e drejtësisë.

Dua të theksoj që në fillim se këto qëndrime përbëjnë vepër të re, të veçantë penale, për të cilat ai do të bëhet përgjegjës gjer më një, krahas përgjegjësive të rënda ligjore dhe penale që mban si njeriu më kryesor i djegësit të Tiranës.

Të pretendosh se je viktimë, apo më së paku myshteri i ustallarëve Zoto dhe Mërtiri, do të thotë të tallesh, jo vetëm me veten tënde, por me drejtësinë dhe mbarë publikun shqiptar. Është Erion Veliaj padroni i djegësit të Tiranës, i cili për të çelë dyert e aferës së vjedhjes së shekullit ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve nga strategji depozitim-seleksionim-riciklim dhe zgjerim i landfillit, në djegie me koncesion me inceneratorin e Tiranës.

Askush, as Klodian Zoto, as Mirel Rama, pra Edi Rama nuk mund të vendoste dhe ti diktonte një vendim të tillë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pa shkelje të rëndë të kushtetutës dhe ligjeve të vendit”, deklaroi Berisha.

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore4 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook