Lidhu me ne

Mix

Si gjendet, si llogaritet perqindja ?!

Perqindja

Kthimi në perqindje: Thyesa \frac{85}{100} (e cila si shifër dhjetore shkruhet 0.85) na tregon që nga 100 pjesë që është ndar e tëra , janë zgjedhur 85 prej tyre.

Pra, 85 nga 100, ose 85 për qind. Simbolikisht shkruhet 85%.

Perqindja e nje numri. 

Shembull: Si te gjejm 40%  e numrit 75?  

Hapi i parë: Kthejme 40% ne shifer dhjetore. Numrin  40 e pjestojme me 100  pra 40:100 = 0.4

Hapi i dytë: Shumzojme shifren qe gjetem (0.4) me numrin 75. Pra, 0.4 * 75 =30

Pergjigje: 40% e 75 eshte 30.

Kthimi i përqindjes në thyesë.

Hapi i parë: Shkruajmë perqindjen si thyes me ëmërues 100.

Hapi i dytë: Thjeshtojmë thyesën,

Shembull: 

35\%=\frac{35}{100}=\frac{35:5}{100:5}=\frac{7}{20}

Kthimi i numrit dhjetor në perqindje.

Shumëzojmë me 100% numrin dhjetorë.
Rezultati del në perqindje.

Shembull: 0.37 = 0.37 ∙ 100% = 37%.

Kthimi i thyesës në perqindje.

Menyra 1. 

Hapi 1: Kthejmë thyesën në thyes me emërues 100.

Hapi 2: Numëruesit që del i vendosim simbolin %.

Shembull:  

Shenim: Kjo metode perdoret vetem kur emeruesin kemi mundesi ta bejm 100. Nese emeruesin nuk mund ta kthejm dot ne 100 atehere perdorni menyren 2. Me poshte kemi zgjidhur ushtrime me te dyja menyrat.

Menyra 2:

Hapi 1: Si fillim perdorim pjestimin per ta kthyer thyesen ne numer dhjetor
Hapi 2: Numrin dhjetore e shumzojme me 100 per te mare vleren e perqindjes.

Ushtrimi 1

Ktheni thyesat në perqindje:

a) \frac{3}{10}                    b) \frac{7}{10}                    c) \frac{9}{10}                    d) \frac{35}{100}                    e) \frac{55}{100}

             f) \frac{1}{2}                    g) \frac{3}{4}                    h) \frac{12}{25}                    i) \frac{7}{20}                    j) \frac{22}{50}  

Zgjidhje:

a) Sipas menyres 2

\frac{3}{10}=3:10-----> 0.3\cdot100\%=30\%

b)

\frac{7}{10}=7:10-----> 0.7\cdot100\%=70\%

c) 

\frac{9}{10}=9:10 -----> 0.9\cdot100\%=90\%

d) 

\frac{35}{100}=35:100  ----->  0.35\cdot100\%=35\%

e) Sipas menyres 1.     \frac{55}{100}=55\%

f)  \frac{1}{2}=\frac{1\cdot 50}{2\cdot 50}=\frac{50}{100}=50\%

g)  \frac{3}{4}=\frac{3\cdot 25}{4\cdot 25}=\frac{75}{100}=75\%

h)  \frac{12}{25}=\frac{12\cdot 4}{25\cdot 4}=\frac{48}{100}=48\%

i)  \frac{7}{20}=\frac{7\cdot 5}{20\cdot 5}=\frac{35}{100}=48\%

j)  \frac{22}{50}=\frac{22\cdot 2}{50\cdot 2}=\frac{44}{100}=44\%

Ushtrimi 2

Ktheni perqindjet në numra dhjetorë:

a) 45%

b) 35%

c) 40%

d) 66%

e) 75%

f) 90%

g) 130%

Zgjidhje:

a)

45\%=\frac{45}{100}=45:100=0.45

b)

35\%=\frac{35}{100}=35:100=0.35

c)

40\%=\frac{40}{100}=40:100=0.4

d)

60\%=\frac{60}{100}=60:100=0.6

e)

75\%=\frac{75}{100}=75:100=0.75

f)

90\%=\frac{90}{100}=90:100=0.9

g)

130\%=\frac{130}{100}=130:100=1.3

Ushtrimi 3

Ktheni numrat dhjetorë në perqindje:

a) 0.25

b) 0.79

c) 0.28

d) 0.95

e) 0.05

f) 0.09

g) 0.15

Zgjidhje:

a) 0.25 ∙ 100% = 25%

b) 79 ∙ 100% = 79%

c) 28 ∙ 100% = 28%

d) 95 ∙ 100% = 95%

e) 05 ∙ 100% = 5%

f) 09 ∙ 100% = 9%

g) 15 ∙ 100% = 15%

ThyesaNumri dhjetorPerqindja
 \frac{1}{4}0.2525%
\frac{3}{5}0.660%
\frac{4}{5}0.880%
\frac{3}{10}0.330%
\frac{7}{20}0.3535%
\frac{13}{25}0.5252%
\frac{21}{25}0.8484%
\frac{37}{50}0.7474%
\frac{43}{50}0.8686%
\frac{31}{50}0.6262%
\frac{63}{100}0.6363%

Gjetja e përqindjes së një numri

Shpesh herë gjendemi përballë situatave kun a duhet të gjejmë përqindjen e një numri.

Për shembull: Në provimin e matematikës kaluan 70% e klasës.

Sa % kaluan, nëse dihet se klasa ka 50 nxënës?

Mënyra e parë:

\frac{70}{100}\cdot 50=0.7\cdot 50=35

Mënyra e dytë:

\frac{70}{100}\cdot 50=\frac{70\cdot 50}{100}=\frac{3500}{100}=35

Ushtrimi 1

Gjeni:

a) 20% e 60

b) 30% e 40

c) 25% e 300

d) 20% e 250

e) 50% e 400

f) 80% e 500

g) 90% e 200

Zgjidhje:

a) 20%\cdot 60=\frac{20}{100}\cdot 60=0.2\cdot 60=12

b) 30%\cdot 40=\frac{30}{100}\cdot 40=0.3\cdot 40=12

c) 25%\cdot 300=\frac{25}{100}\cdot 300=0.25\cdot 300=75

d) 20%\cdot 250=\frac{20}{100}\cdot 250=0.2\cdot 250=50

e) 50%\cdot 400=\frac{50}{100}\cdot 400=0.5\cdot 400=200

f) 80%\cdot 500=\frac{80}{100}\cdot 500=0.8\cdot 500=400

g) 90%\cdot 200=\frac{90}{100}\cdot 200=0.9\cdot 200=180

Ushtrimi 2

Sa tregon secila nga përqindjet e mëposhtme?

a) 20% e 20 djemëve

b) 30% e 70 nxenësve

c) 50% e 250 makinave

d) 20% e 100 shtëpive

Zgjidhje:

a) 20%\cdot 20=\frac{20}{100}\cdot 20=\frac{20\cdot 20}{100}=\frac{400}{100}=4 djem

b) 30%\cdot 70=\frac{30}{100}\cdot 70=\frac{30\cdot 70}{100}=\frac{2100}{100}=21 nxënës.

c) 50%\cdot 250=\frac{50}{100}\cdot 250=\frac{50\cdot 250}{100}=\frac{12500}{100}=125 makina.

d) 20%\cdot 100=\frac{20}{100}\cdot 100=\frac{20\cdot 100}{100}=\frac{2000}{100}=20 shtëpi.

Uljet e çmimeve dhe perqindja

Shpeshherë, në vitrinat e dyqaneve shohim shënime të formës “-20%”, “30% ulje”, “50% më pak” etj.

Shënima të tilla na tregojnë që, nëse do të blinim një product tek ky dyqan, çmimi do të ishte 20%, 30% apo 50% më pak se çmimi fillestar.

Për shembull:
Çmimi ishte 20.000 lekë. Bëhet me 50% ulje.

Çmimi i produktit që do të blejmë bëhet 20.000-\frac{50}{100}e20.000=20.000-\frac{1000000}{100}=10.000 .

Ushtrimi 1

Një dyqan beri këto ulje:

a) Biçikletë me 20% ulje. Çmimi fillestar ishte 28000 lekë.

b) Aparat fotografik me 25% ulje. Çmimi fillestar ishte 17000 lekë.

c) Çant shpine me 40% ulje. Çmimi fillestar ishte 10000 lekë.

d) Patina me 50% ulje. Çmimi fillestar ishte 3000 lekë.

Gjeni sa është çmimi i cdo produkti pas uljes.

Zgjidhje:

a) Në fillim gjejmë sa lekë do të ulet biçikleta, pra:\displaystyle 20%\displaystyle \cdot 28000=\frac{20}{100}\cdot 28000

\displaystyle =5600lek\ddot{e}

Përgjigje: Biçikleta kushton 28.000-5600 =22.400 lekë.

b) Në fillim gjejmë sa lekë do të ulet aparati fotografik, pra:\displaystyle 40%\displaystyle \cdot 17000=\frac{40}{100}\cdot 17000

\displaystyle =6800lek\ddot{e}

Përgjigje: Aparati fotografik kushton 17000 – 6.800 = 10.200 lekë.

c) Në fillim gjejmë sa lekë do të ulet çanta e shpinës, pra:\displaystyle 25%\displaystyle \cdot 10000=\frac{25}{100}\cdot 10000

\displaystyle =2500lek\ddot{e}

Përgjigje: Çanta e shpinës kushton 10.000 – 2.500 = 7.500 lekë.

d) Në fillim gjejmë sa lekë do të ulet patina, pra:\displaystyle 50%\displaystyle \cdot 3000=\frac{50}{100}\cdot 3000

\displaystyle =1500lek\ddot{e}

Përgjigje: Çanta e shpinës kushton 3.000 – 1.500 = 1.500 lekë.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook