Lidhu me ne

Aktualitet

SPAK nuk mund të zëvendësojë politikën dhe qeverisjen në vend

Megjithë respektin, SPAK nuk mund të zëvendësojë

Në një intervistë për RTSH, Ditmir Bushati i ftuar për Kosovën dhe procesin e Berlinit u pyet nga gazetarja Elona Meço edhe për politikën e brendshme, PS-në dhe qeverisjen.

Bushati ndalet tek SPAK që ka marrë gjithë fokusin dhe timonin e aktualitetit në vend, por ai ka disa argumente se kjo megjithë respektin për punët e kreut të SPAK dhe skuadrës, është e tepruar.

“Duhet të merremi më shumë me politikë e politikën. Qeveria ka përgjëgjësitë dhe mjetet për të ndaluar gjakderdhjen financiare”, thotë Bushati.

A janë kritika për partinë e tij apo teza politike? Lexoni intervistën ku ish-ministri Bushati flet për këto argumente që duket se është rikthyer aktiv në diskutimet politike ditët e fundit.

Elona Meço: Si i shikoni zhvillimet në PS, mënyrën sesi ajo po qeveris? Gjykoni se ka rrëshqitje demokratike, siç shpreheni diku?

Ditmir Bushati: Ka një fenomen, i cili më shqetëson. Sa më shumë fiton PS në zgjedhje pa opozitë apo në zgjedhje pa rivalë të vërtetë, kjo nuk përkthehet në më shumë ushtrim të përgjegjësive politike nga ana jonë.

Elona Meço: Çfarë do të thotë të ushtrojë përgjegjësitë politike? Të qeverisë më mirë, të ketë më pak korrupsion?

Ditmir Bushati: E para është besimi që njerëzit japin dhe duhet ta kthesh mbrapsht përmes mirëqeverisjes. Ka disa lloj përgjegjësish. Ka përgjegjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjegjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, me gjithë punën e mirë që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen. SPAK-u jep vendime për përgjegjësinë individuale të personave që mund të kenë shkelur ligjin, ndërkohë që pikëpyetje e madhe është sesi i kthehet mbrapsht borxhi qytetarëve për abuzimin apo për shpërdorimin e detyrës. Këtu futemi tek qeverisja, tek ushtrimi i përgjegjësive të qeverisjes. Më shqetëson fakti që ne po kultivojmë një shoqëri ultraliberale, ultrakapitaliste, e cila nuk vjen si pasojë e konkurrencës dhe e riskut që merr përsipër sipërmarrja, por, në shumicën e rasteve, vjen si pasojë e parazitizmit që ushqen buxheti i shtetit ndaj 3, 4 apo 5 individëve, qoftë përmes PPP-ve, qoftë përmes kontratave, që, siç po rezultojnë, nuk na qenkan dhe aq të suksesshme. Pra, nëse ju jeni një sipërmarrës, marr rastin e incineratorit, ju nuk keni vendosur asnjë risk në këtë biznes. Të gjitha paratë kanë ardhur automatikisht nga buxheti i shtetit, pavarësisht formës PPP apo shërbime. Pas disa vitesh, u desh që SPAK të sekuestrojë një vepër, që quhet incineratori i Tiranës dhe tani të administrohet nga shteti. Përgjegjësia e politikës nuk është për t’u përfshirë në politikën inkuizicionale për të thënë se kush është fajtor, por për të marrë hapat dhe veprime në kohën e duhur.

Elona Meço: I ka marrë qeveria ndërkohë? Shikoni që t’i ketë marrë?

Ditmir Bushati: Nuk I ka marrë, se nëse do t’i kishte marrë nuk do ta kishim bërë këtë bisedë. Po marr një shembull, nga i cili duhet të mësojmë. Çfarë ndodhi me fondet IPARD të BE-së? Kishte sinjalizim për shpërdorim të një pjese të fondeve. OLAF, një njësi e specializuar e Komisionit Europian për hetimin, sinjalizoi qeverinë shqiptare dhe Komisionin Europian. KE ndërpreu fondet deri në momentin që hetimet duhet të mbylleshin. Tani, më thoni ju, nuk është i rëndësishëm për Komisionin Europian parimi i prezumimit të pafajësisë? Qeveritë , administrata, KE në rastin në fjalë, ndërmarrin veprime për të ndaluar gjakderdhjen financiare.

Elona Meço: Çfarë duhet të kishte bërë qeveria? Zoti Rama e mori vendimin e vet dhe e ndryshoi ministren.

Ditmir Bushati: Mora rastin e IPARD-it për të treguar standardin, të cilin në duhet ta ndjekim për këto çështje.

Elona Meço: Pra, nuk duhet të presim SPAK-un, duhet që qeveria të marrë vetë nismat?

Ditmir Bushati: Absolutisht. Ne kemi, KLSH, zyra auditi, zyra të monitorimit të projekteve, pra gjithë këta mekanizma duhet të funksionojnë, prandaj thashë sesi ne duhet ta kthejmë borxhin mbrapsht tek publiku. Kjo do të thotë se cilat janë mësimet që nxjerrim. Pra para se të bëjë lumin e padive në SPAK dhe të bërtasim kush e ka fajin, qeverisja duhet të ecë me një paketë masash që, në thelb, përmirësojnë qeverisjen, reformojnë administratën publike. Nëse ne jemi një forcë e majtë, nuk them të qëndrojmë e të jemi dogmatikë, por ne duhet të jemi në gjendje të themi pse një shërbim ekskluzivisht publik ne e japim tek një privat dhe çfarë marrin në këmbim? Marrim një shërbim më të mirë? Këto janë debatet që duhet të na shqetësojnë, edhe kur flasim për 2030-tën, 2040-tën, 2050-tën.

Elona Meço: Dhe një pyetje të fundit. Keni një përkufizim për opozitën sesi paraqitet sot?

Ditmir Bushati: E vështirë të jap një përkufizim për opozitën, pasi gjendja aktuale nuk është domosdoshmërisht vetëm për fajin e opozitës. Janë disa faktorë që jemi në këtë situatë. Nuk jam i lumtur për këtë. Është si puna e biçikletës që ka 2 rrota. Me 1 rrotë nuk pedalon dot, duhen të dyja rrotat dhe, nëse nuk ka balancim dhe kundërbalancim politik, nuk është mirë për shëndetin e jetës politike në vend. Aq më tepër ne nuk vijmë nga një traditë e ndritur. Po ta shohësh zhvillimin e Shqipërisë në këto tri dekada e pak, në momentet që ka pasur më shumë mirëkuptim politik, më shumë respekt për liritë dhe të drejtat e njeriut, respekt për kundërshtarin, jo akaparim të kundërshtarit, Shqipëria dhe shqiptarët kanë bërë progresin më të madh. Kujtojmë 2008-ën me NATO-n, për shembull.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix13 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix13 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix13 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix13 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix4 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook