Radar
Jam mike e Izraelit por t’u heqësh ujin dhe bukën njerëzve në Gaza është krim

Ish-ministrja e italiane për politikën e jashtme, Emma Bonino, në një intervistë është shprehur kundër vendimit të fundit të Izraelit për t’i ndërprerë ushqimin, ujin dhe elektricitetin njerëzve në Gaza.
“Hamasi është një organizatë terroriste, ka qenë prej disa kohësh, dhe unë e konsideroj veten një mike të vjetër të Izraelit. Por më befasoi që përshkallëzimi nga ushtria e Tel Avivit evoluoi në këtë mënyrë. Izraeli po rrethon Gazën. Pasojat i paguan edhe popullata civile. Aty ka të moshuar, gra dhe fëmijë: nuk tolerohet. Këto quhen krime lufte dhe Netanyahu do të duhet të përgjigjet për to”, u shpreh Bonino.
