Lidhu me ne

Mix

Lëngu i brokolit – Përfitimet direkte për shëndetin e gjithë organizmit

Brokoli është një perime që zakonisht serviret i kaurdisur ose i zjerë.

Shtrydhja e tij është një praktikë shumë pak e përdorur.

Megjithatë, lëngu i brokolit është një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të shfrytëzuar vlerat shëndetësor të tij.

Duke qenë se shija e lëngut të brokolit është shumë e fortë, nutricionistët rekomandojnë përzierjen e tij me lëngje më të ëmbla.

Këtu përfshihet lëngu i mollës, portokallit, karrotës apo spinaqit.

Dy filxhanë çaji të mbushur me tufëza brokoli nxjerrin rreth 180 ml lëng të freskët.

Përfitimet E Lëngut Të Brokolit Të Shtrydhur

Hekuri

Brokoli është i pasur me hekur.

Ky i fundit është i domosdoshëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Hekuri gjithashtu është i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës dhe mioglobinës, dy proteina që transportojnë oksigjenin në organizëm.

Doza e nevojshme ditore e hekurit është 8 miligramë si për burrat ashtu edhe për gratë mbi 51 vjeç.

Gratë nën moshën 50 vjeç kanë nevojë për 18 miligramë hekur në ditë.

Një gotë prej 180 ml lëng brokoli ofron 1.33 miligramë hekur.

Folati

Folati njihet ndryshe si vitamina B9.

Ajo është e dobishme për prodhimin e ADN-së dhe është e domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin që nga shtatzania deri në adoleshencë.

Folati është i nevojshëm për sytë, lëkurën, flokët, mëlçinë, imunitetin dhe kundër stresit.

Dozat ditore të rekomandueshme të folatit për gratë dhe burrat është 400 miligram.

Gratë shtatzënë dhe ato lehonë kanë nevojë për 500 miligramë deri në 600 miligramë folat.

E njëjta sasi e mësipërme e lëngut të brokolit ofron 115 miligram folat.

Antioksidantët

Brokoli përmban edhe riboflavinë, një antioksidant që bën pjesë në grupin e vitaminave B.

Ky antioksidant mbështet sistemin imunitar dhe zgjeron kapacitetin e trupit për të toleruar goditjet e stresit.

Riboflavina mbron qelizat e trurit nga radikalet e lira që krijohen kur trupi shpërbën ushqimin.

Në çdo 180 mililitër lëng brokoli gjendet 0.2 miligramë riboflavinë, gjë që plotëson 19 deri në 27% të dozës së rekomanduar ditore për këtë antioksidant.

Vitamina K

Një sasi prej 180 mililitrash lëng brokoli përmban 185 miligramë vitamina K.

Kjo sasi përbën 100% të dozës së përshtatshme ditore për të rriturit.

Vitamina K ndihmon në mpiksjen e gjakut.

Vitamina K ndihmon gjithashtu për përthithjen e kalçiumit, prandaj ajo është e rëndësishme për kockat dhe dhëmbët.

/AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske2 ditë më herët

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia” – Viktor Orbán

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore....

Mix2 ditë më herët

Honor Magic V Flip: smartphone i ri i palosshëm me bateri 4,500 mAh

Disa imazhe të smartfonit të ri të palosshëm Honor kanë rrjedhur në internet, si dhe disa detaje mbresëlënëse rreth baterisë...

Mix2 ditë më herët

Apple dhe Samsung monopolizojnë renditjen e smartfonëve më të shitur. Zbuloni top 10-shen

Sipas të dhënave të fundit nga Counterpoint Research, Apple dhe Samsung mbajtën një kontroll të fortë në tregun global të...

Mix2 ditë më herët

Njihuni me simptomat e kancerit të mushkërive!

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë...

Kryesore2 ditë më herët

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime dhe i padukshëm

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash...

Mix2 ditë më herët

Lady Gaga zbulon nëse do të ketë një vazhdim të “Telephone”

Lady Gaga dhe Beyoncé mund të mos kenë publikuar një vazhdim të “Telephone” në Cowboy Carter, por një bashkëpunim tjetër...

Mix2 ditë më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske3 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix3 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Facebook