Lidhu me ne

Mix

Si ndihet fëmija i parë kur bëhet me motër ose vëlla

Si ndihet fëmija i parë kur bëhet me motër ose vëlla

Një nga çastet më të vështira të jetës së njeriut në fëmijëri është, kur nga fëmijë i vetëm gjendet me vëlla apo me motër.

Fëmija shikon se të gjithë të rriturit interesohen për motrën apo vëllanë e vogël. Fëmija i parë shikon nënën që rri gjithë ditën me të voglin në krahë, e ushqen, i këndon, e ndërron, e lan, ndërsa këtë të madhin më shumë e largon apo i kërkon ta ndihmojë.

Nëna e urdhëron t’i sjellë peshqirin, shampon apo biberonin, që të kujdeset për të voglin dhe ta ruajë atë. Pale vijnë dhe vizita me peshqeshe për të parë të voglin dhe nuk mjafton kjo, por i thonë që tani u rrite u bërë vëlla apo motër e madhe. Sikur e kërkoi fëmija që të bëhej i madh prej vëllait apo motrës së vogël.

Ai apo ajo nuk do të bëhet i madh se erdhi motra apo vëllai, por se do të rritet si babi dhe mami. Fëmija i parë ndihet i trishtuar dhe i braktisur. Dhe ç’është më e keqja mendon se nuk e duan më dhe se ai nuk vlen prandaj bënë këtë të dytin.

E pushton një inat dhe tmerr i vërtetë, si mund të jetojë pa qenë i dashur nga nëna dhe babai i tij.

Kujdes prindër fëmijën e parë kur vjen fëmija i dytë!

Mos i kërkoni ta dojë vëllain apo motrën pasi ende nuk di të dojë. Tregojini se pasi ta njohë dhe vëllai apo motra të rritet, do të luajnë dhe bashkë.

Tregojini se edhe ju keni pasur dyshime të tilla kur ishit të vegjël, nëse ju donte mami dhe babi më pak se motrën apo vëllain, por shpejt kuptuat që nëna dhe babai ju donin secilin nga ju njëlloj pasi ju kishin fëmijët e tyre dhe secilin prej jush e donin si fëmijë më vete.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook