Lidhu me ne

Mix

Sa minuta ju duhen për zierjen perfekte të vezës

Zierja, është mënyra më e mirë e gatimit të një veze.

Kjo metodë ruan shijen e plotë të vezës, por edhe garanton cilësinë e paprekur të proteinës, vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Dashamirësit e vezës së zier, janë gjithnjë të ndarë për minutazhin e duhur që ofron një zierje të mirë të saj.

Ka njerëz që e duan vezën e zier të lëngshme. Ka të tjerë që e duan vezën të zier fort.

Cila Është Koha E Duhur Për Zierjen Perfekte të Vezës?

Përpara se të lexoni më poshtë artikullin e AgroWeb.org, ajo që duhet të dini është se koha e duhur e zierjes varet tërësisht nga preferencat tuaja dhe përdorimi i vezës së zier.

Për shembull, veza e zier fort mund të përdoret në sallata.

Veza e zier pak është perfekte për t’u ngrënë me një fetë buke të thekur në mëngjes.

Së pari duhet të vendosni një tenxhere të vogël të mbushur me ujë në zjarr.

Pasi uji të valojë, uleni temperaturën dhe vendosini vezët me kujdes në ujë duke u siguruar që ato janë të mbuluara plotësisht.

Më pas rriteni temperaturën dhe lëreni ujin të valojë.

Uji nuk duhet të bulëzojë shumë sepse rrezikon të krisë lëvozhgën e vezës.

  • 7 minuta për një vezë me të bardhë të fortë e të verdhë të lëngshme.
  • 8 minuta për një vezë me të bardhë të fortë e të verdhë të butë e të qullët.
  • 10 minuta për një vezë të zier mirë por brendësia e të verdhës është pak e butë.
  • 12-13 minuta për vezë të zier fort.

Këto afate kohore janë të përshtatshme për vezë të mëdha.

Vezët e vogla ose ato të fshatit mund të zjehen më shpejt.

Pas zierjes, vezët duhet t’i fusni në një enë tjetër me ujë të ftohtë, mundësisht të akullt, që të pengojë gatimin e mëtejshëm të vezës si pasojë e nxehtësisë.

Zierje Në Furrë 

Vezët mund t’i zieni edhe në furrë, pa pasur nevojë fare për ujë.

Ndizeni furrën në 180°C dhe më pas futeni vezën në një tavë pjekjeje me kupa.

Për vezë me të verdhën e qullët, piqeni atë për 22 minuta.

Nëse ju pëlqen veza e zier fort, piqeni atë për 30 minuta.

Pas pjekjes futini sërish në ujë të ftohtë.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore10 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook