Lidhu me ne

Mix

Nervi shiatik, sa zgjasin dhimbjet dhe si mund t’i qetësojmë?

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Nervi shiatik, sa zgjasin dhimbjet dhe si mund t’i qetësojmë?

Mjeku: Më shpesh, dhimbja e nervit shiatik është si rezultat i hernies diskale, pra i zhvendosjes ose dëmtimit të vertebrave pikërisht aty ku kalon dhe nervi shiatik, gjatë së cilës bëhet edhe shtypja e fijes nervore dhe rrjedhimisht duke çuar në perceptimin e dhimbjes. Shkaktarë të tjerë mund të jenë infeksione të ndryshme (inflamacione) të kockave që janë afër me këtë zonë, hemorragji të ndryshme në atë zonë, plagosjet, aksidentet, traumat etj.

Kjo situatë mund të krijohet edhe gjatë shtatzënisë si rezultat i shtypjes së nervit shiatik nga uterusi (mitra) i zmadhuar gjatë kësaj periudhe. Faktorë risku janë edhe artritet degjenerative të vertebrave të belit, të kockave të bacinit (legenit), si edhe sëmundjet e disqeve vertebrale.

Shiatiku përshkruan dhimbjen e vazhdueshme të ndjerë përgjatë nervit shiatik. Ky nerv fillon nga fundshpina, vazhdon poshtë nëpër vithe dhe deri në fund të këmbës. Ai është nervi më i gjatë në trupin e njeriut. Dhimbja ndodh atëherë kur ky nerv shtypet ose plagoset. Dëmtimi më së shpeshti rezulton nga inflamacioni (pezmatimi), nga zgjerimi kockor për shkak të artritit ose të një zhvendosje diskale (hernie) në fundshpinë.

Cilat janë simptomat?

Shiatiku shkakton dhimbje që fillon në fund të shpinës dhe përhapet në vithe, në pulpë dhe deri në shputën e këmbës. Dhimbja në përgjithësi ndihet si mpirje, therje apo djegie. Ndonjëherë ajo fillon gradualisht dhe përkeqësohet gjatë natës dhe zakonisht rëndohet nga lëvizja. Shiatiku gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje në formë shpimi gjilpërash, mpirje ose dobësi të muskujve në këmbën e prekur.

Si vendoset diagnoza?

Mjeku do të vlerësojë simptomat dhe historinë mjekësore. Mjeku do të dojë të dijë nëse keni dhimbje në fundshpinë dhe që përhapet në këmbë dhe nëse keni dobësi të muskujve në këmbë ose në shputën e këmbës. Mjeku mund të bëjë pyetje që mund të sugjerojnë një gjendje të rëndë, e tillë si një frakturë të kockave apo infeksion.

Mjeku do të dojë të dijë nëse keni pasur:

Ndonjë traumë (dëmtim)
Temperaturë të lartë apo ethe
Problem që kanë të bëjnë me zorrët apo gjëndrat
Ndonë histori kanceri
Humbje në peshë kohët e fundit
Diagnoza mbështetet kryesisht në simptomat tuaja. Diagnoza mund të vendoset edhe kur të gjitha analizat janë normale.

Sa zgjat si sëmundje, sa kohë zgjasin dhimbjet?

Shiatiku zakonisht shërohet vetvetiu pas një periudhe pushimi (relaksi) dhe aktivitetesh të kufizuara. Shumica e njerëzve me dhimbje të nervit shiatik ndihen më mirë brenda 6 javësh. Dhimbja që zgjat më shumë se 6 deri në 12 javë duhet të vizitohet nga mjeku. Nëse simptomat janë të rënda ose të zgjatura, ju mund t’i referoheni një mjeku që është i specializuar në trajtimin e dhimbjeve të mesit.

Parandalimi!

Pasi dhimbja e shiatikut të kalojë, ekzistojnë ushtrime, shtriqje, zgjatje dhe masa të tjera që mund të parandalojnë kthimin e saj. Doktori mund t’ju rekomandojë tek një fizioterapist për të zhvilluar një program të personalizuar.

Disa hapa që mund t’i merrni ndërkohë:

Praktikoni qëndrimin drejt (posturë e rregullt).
Bëni ushtrime për muskujt e barkut.
Ecni ose notoni.
Ngrini pesha në mënyrë të kujdesshme dhe të sigurtë.
Shmangni qëndrimin ulur ose në këmbë per periudha të gjata kohore.
Flini gjumë në mënyrë korrekte.
Shtriquni (bëni tërheqje).
Shmangni takat e larta.

/Konica.al

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook