Lidhu me ne

Mix

Si të përgatisni vetë në shtëpi kastraveca turshi – Krokantët plot shije e shëndet

Kastravecët turshi janë të shijshëm dhe shumë të preferuar nga dashamirësit e turshive apo ushqimeve të kripura.

Kastravecët turshi janë një zgjedhje e përshtatshme për ata që tregojnë kujdes me ushqimin. Ky perceptim vjen si pasojë e vlerave shëndetsore të kastravecave që ruhen gjatë fermentimit.https://397a6caafbeb382fed10a6c9233a01c0.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Kastravecat turshi konsiderohen një burim i mirë probiotikësh dhe përmbajnë antioksidantë.

Kastravecat kanë shumë ujë në përmbajtjen e tyre dhe pak kalori. Një kastravec i madh përmban më pak se 100 kalori, e megjithatë ka shumë vlera ushqyese.

Nëse i konsumoni të freskët apo si turshi, kastravecat janë të shëndetshëm. Turshitë mund t’i përfshini në sallata ose t’i konsumoni veçmas.

Për shëndetin e kockave dhe kapilarëve

Një racion me kastraveca turshi ofron më shumë vitaminë K se një racion me kastraveca të freskët.

Trupi e përdor vitaminën K për të aktivizuar enzimat që janë përgjegjëse për rritjen dhe zhvillimin e qelizave, por edhe për shëndetin e kockave dhe kapilarëve. Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e qarkullimit të gjakut dhe humbjes së tij.

Një racion me kastraveca të ëmbël përmban 72.1 mikrogramë vitaminë K ose 58 përqind të dozës ditore të rekomanduar për burrat dhe 80 përqind për gratë.

Një racion me feta kastravecash ofron 17.1 mikrogramë të vitaminës K ndërsa një racion me kastraveca turshi ofron 60.4 mikrogramë.

Për tiroiden dhe shëndetin e syve

Kastravecët turshi kanë më shumë vitaminë A se kastravecat e freskët. Kastravecët e ëmbël në veçanti janë shumë të pasur me këtë vitaminë. Një racion ofron 1,169 njësi të vitaminës A ose 39 përqind të dozës ditore për burrat dhe 50 përqind të dozës ditore për gratë.

Një racion me feta kastravecësh turshi ofron 284 njësi të vitainës A ndërsa kastravecat e freskët ofrojnë 109 njësi të kësaj vitamine për çdo racion. Vitamina A ndihmon në zhvillimin e qelizave të reja, rregullon funksionet e tiroides dhe ndihmon shëndetin e syve.

Përgatitja e Kastravecave Turshi

  • 3 kastraveca të mëdhenj, (ose 1 kg kastraveca te vegjël)
  • 2 thelpinj hudhër
  • pak majdanoz
  • 1 lugë  e mesme kripë (për një kavanoz)
  • 1 lugë e madhe uthull
  • pak limon
  • ujë të valuar

Procesi 

Për këtë recetë na duhen dy kavanoza në madhësi mesatare.

Sipas dëshirës, kastravecat nëse janë të mëdhenj i presim në rathë, në rast se marrim kastraveca të vegjël i lëmë  siç janë. Pasi i kemi pastruar, për të dyja versionet e madhësisë së kastravecave veprojmë njëlloj.

Më pas, kastravecave u hedhim hudhër, majdanoz, kripë, uthull.

Pasi të jetë mbushur kavanozi, u hedhim sipër ujin e valuar, derisa të mbulohen përbërësit.

Më pas secilit perj kavanozave hedhim edhe disa pkika limoni. Më pas, kavanozat i mbyllim fort dhe i lëmë për dy ditë në një vend të errët. Pas dy ditësh i fusim në frigorifer dhe janë gati për tu konsumuar./AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix17 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix17 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix17 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix17 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix17 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar18 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport18 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix18 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix18 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook