Lidhu me ne

Mix

Ushqimet e shëndetshme që ju bëjnë të ndiheni të fryrë

Stomaku i fryrë dhe dhimbjet e barkut, janë me siguri një ndër simptomat më të sikletshme që mund të përjetohen.

Jo vetëm sepse janë shumë të dukshme, por rëndojnë ndjeshëm të gjithë organizmin.

Duke ndikuar kështu edhe në kryerjen e aktiviteteve të përditshme me lehtësi.

Nëse përjetoni shpesh episode të barkut të fryrë edhe pse konsumoni ushqime të shëndetshme, disa prej tyre mund të jenë duke j’ua shkaktuar këtë problem.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të gjeni të shpjeguar se përse ndiheni vazhdimisht të fryrë në zonën e barkut.

Çfarë e Shkakton Fryrjen

Ndonëse nuk është ndonjë mister i madh që sa më shumë ushqim të konsumoni aq më shumë do të fryhet barku dhe stomaku juaj, disa ushqime në veçanti janë problematike.

Ushqimet e konservuara, të skuqurat, brumërat apo sheqernat efektin e tyre të parë e tregojnë me shtimin në peshë.

Për të evituar këtë sigurisht rekomandohen fruta perimet si ndër ushqimet më të shëndetshme.

Gjithsesi edhe disa prej tyre mund të shkaktojnë fryrje të barkut megjithëse nuk ju shëndoshin.

Më poshtë i gjeni të listuara disa prej tyre që e shkaktojnë më shumë këtë gjendje.

Mollët dhe Dardhat

Shumë të shëndetshme dhe të pasura në vitamina, mollët dhe dardhat kanë një efekt anësor në trup.

Duke qenë të pasura me fibra ato janë më të vështira për t’u tretur dhe do të qëndrojnë në stomak për një kohë më të gjatë.

Nëse ndjeni stomak dhe bark të fryrë pasi i keni konsumuar këto dy fruta, kujdesuni që t’i prisni në copa të vogla para se t’i konsumoni.

Misrat

Megjithëse shumë  e duan shijen e veçantë të misrit për ta konsumuar gjatë ditës, kur vjen puna tek tretja e mirë gjërat bëhen të vështira.

Misri është një burim shumë i madh fibrash dhe kokrrat e forta të tij ndonjëherë janë të vështira për t’u tretur.

Gjithashtu është i pasur me karbohidrate të cilat trupi nuk i tret lehtësisht duke shkaktuar fryrjen e barkut.

Lulelakra dhe Brokoli

Burime të jashtëzakonshme të vitaminës C dhe shumë të vlefshme për trupin, perimet si brokoli apo lakra kanë dhe anët e tyre negative.

Ato përmbajnë disa enzima të cilat organizmi i njeriut i njeh dhe i tret me vështirësi.

Në këtë mënyrë stomaku sforcohet duke shkaktuar fryrjen e barkut.

Këto perime janë të rëndësishme për trupin dhe duhen konsumuar, por kujdesuni t’i përtypni mirë dhe t’i konsumoni në porcione të vogla.

Bishtajorët

Fasulet, thjerrëzat dhe e gjithë familja e bishtajorëve janë të njohur për ndjesinë e fryrjes që shkaktojnë.

Kjo pasi janë të pasura me enzima dhe sheqerna që trupi has vështirësi t’i përpunojë në një kohë të shkurtër.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Kryesore15 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar15 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix16 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix16 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix16 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix16 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix16 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix16 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix16 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix16 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook