Lidhu me ne

Mix

Shpjegimi i ëndrrave | 20 ëndrrat më të zakonshme dhe interpretimi i tyre

Ëndrrat e shpjeguara në këtë artikull do të shpjegojnë shumë gjëra që zakonisht njerëzit shikojnë në ëndërr.

Kuptimi i ëndrrave tuaja varet edhe nga mënyra se si ju i interpretoni, por ka shumë libra dhe udhëzues për kuptimin e ëndrrave që pretendojnë të dinë kuptimin e elementeve të caktuara të ëndrrës.

Pse ëndërroni nëse nuk i mbani mend ëndrrat?

Është shumë e rëndësishme të jesh në gjendje të mbash mend ëndrrat e tua dhe t’i kujtosh gjërat për të cilat ke ëndërruar në mënyrë që më pas t’i interpretosh ato.

Më poshtë ju tregojmë kuptimet e ëndrrave:

1. Uji. Ëndrrat e lidhura me ujin mund të nënkuptojnë se ndiheni të mbingarkuara ose të pambështetur nga të dashurit tuaj. Një ëndërr me ujë mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme por kryesisht simbolizon të qenit i bllokuar ose i lirë. Kuptimi varet nga ajo mënyra se si ju e shihni ujin në jetën tuaj të përditshme. Nëse është një sasi e madhe uji mund të thotë që keni emocione të thella ose një reagim të fortë emocional ndaj diçkaje që ndodh në jetën tuaj në këtë periudhë.

2. Automjete (vetura ose furgonë). Të ëndërrosh për një automjet nuk do të thotë asgjë në veçanti por nëse ëndërroni diçka si një aksident me automjet ose përplasje me makinë do të thotë që keni besim të ulët. Kësaj lloj ëndrre i duhet kushtuar më shumë vëmendje pasi simbolizon stresin emocional ose një gjendje të keqe mendore. Nëse ëndërroni për një aksident automobilistik, në të vërtetë mund të nënkuptojë që jeni të shqetësuar për humbjen e diçkaje si një punë, marrëdhënie apo edhe shtëpinë tuaj, kështu që ju duhet të gjeni burimin e këtij shqetësimi.

3. Ke ngecur diku. Të ëndërrosh sikur je i bllokuar diku dhe nuk mund të lëvizësh zakonisht tregon se mund të jeni të shqetësuar për gjendjen tuaj aktuale. Kjo mund të nënkuptojë punën tuaj, marrëdhënien apo edhe vendin ku jeni. Mendja juaj ka tendencë t’ju tregojë gjërat në një mënyrë delikate, kështu që nëse shqetësoheni për punën tuaj që ju pengon të udhëtoni për shembull, truri juaj mund të krijojë një ëndërr në të cilën tregon se keni ngecur diku. Një ëndërr e tillë zakonisht thotë se ju nuk jeni të kënaqur me vendin ku po qëndroni dhe doni të ndryshoni situatën tuaj aktuale. Nuk ka shumë raste kur ëndrrat ku ngecni të bllokuar janë gjë e mirë, prandaj bëni kujdes me këtë pjesë.

4. Dhëmbët që bien os lëvizin. Dhëmbët që bien në ëndërr janë pjesë e ëndrrave të shumë njerëzve. Pothuajse të gjithë njerëzit në një moment të jetës së tyre shohin sikur ju bien dhëmbët dhe me të drejtë mund të pyesin se përse ndodh kjo. Rezulton se kjo ëndërr është shumë e zakonshme sepse kur jemi të rinj dhe i humbim dhëmbët për herë të parë, ne kemi frikë. Zakonisht kjo është gjëja e parë reale traumatike ose e frikshme që ne përjetojmë si të vegjël.
Pra, nuk është për t’u habitur që truri e lidh këtë përvojë të parë të frikës dhe traumës me gjëra të tjera në jetë që ju bëjnë të ndiheni të frikësuar ose të shqetësuar. Kjo është arsyeja pse nëse ëndërroni që dhëmbët tuaj bien, kjo tregon thjesht që keni frikë ose shqetësoheni për ndryshimet që ndodhin në jetën tuaj tani. Truri juaj po ju thotë se këto gjëra ju trembin njëlloj siç ju trembte rënia e dhëmbëve vite më parë.

5. Foshnjat ose të paturit një fëmijë. Kjo është një ëndërr tjetër e zakonshme dhe kuptimi i kësaj është e thjeshtë. Të ëndërrosh për bebet thjesht do të thotë që dëshiron të vazhdosh dhe të rritësh familjen tënde dhe të krijosh një trashëgimi. Një ëndërr e tillë të thotë që ju dëshironi të jeni një baba ose nënë e pranishme në jetën e fëmijëve tuaj dhe ta bëni botën një vend më të mirë.
Megjithatë, kuptimi tjetër i kësaj ëndrre mund të jetë diçka që ju ka ngelur peng. Ëndërrimi për një fëmijë mund të nënkuptojë që ju dëshironi të zhvilloni marrëdhëniet tuaja me fëmijën tuaj të brendshëm. Thuhet se të gjithë kanë një fëmijë të brendshëm ose një pjesë të brendshme që do të çlirohet e për këtë arsye kjo gjë manifestohet në formën e ëndrrave.

6. Kafshët (të gjitha kafshët). Kjo është një ëndërr e ndërlikuar për t’u interpretuar, sepse të ëndërrosh një kafshë specifike zakonisht nënkupton diçka krejtësisht të ndryshme nga një ëndërr për kafshët në përgjithësi. Shumë prej nesh shohin ëndrra të paktën një herë në jetë, dhe kjo mund të ndodhë edhe shpesh.  Një ëndërr për kafshët ka lidhje gjithmonë me një anë të vetes. Kafshët lidhen me një tipar personaliteti ose emocion, për shembull ju mund të lidhni gjarprim me dikë që është mashtrues ose i pandershëm. Ju mund të lidhni një luan me dikë që është i fortë, i guximshëm dhe i fuqishëm. Pra, të ëndërrosh për një kafshë specifike është zakonisht mjaft e thjeshtë për t’u analizuar. Ndonjëherë kafshët aktuale për të cilat ëndërrojmë mund të nënkuptojnë se ne po mendojmë për sjelljen tonë në botën ku jemi zgjuar.

7. Duke u ndjekur nga diçka. Thuhet “diçka” sepse shpesh, ne nuk dimë se çfarë po na ndjek në këto lloje të ëndrrave. Të qenit i ndjekur nga diçka ose dikush është një ëndërr aq e zakonshme sa që ka libra dhe uebfaqe të tëra për të.  Zakonisht nuk është asgjë e veçantë, por thjesht ndjenja “sikur ju po ndiqeni, dhe kështu ju vraponi dhe vraponi”. Në ëndërr natyrisht, vrapimi dhe ‘shtytja’ e muskujve të këmbës tuaj për të vrapuar më shpejt nuk bën asgjë, por ju ngadalëson, sikur të dëshironit të fluturoni.Tani, kjo është interesante sepse thjesht mund të jetë se keni parë shumë filma horror dhe keni frikë se dikush po ju ndjek. Skenat e ndjekjes janë shumë të zakonshme në filmat horror, dhe ju thjesht mund ta përjetoni një ëndërr të tillë sepse keni parë një film. Për shembull nëse ju duhet ta lini punën dhe po e shtyni për javës tjetër, duke parë një ëndërr të tillë duket sikur truri juaj po ju thotë “hë pra kushtoji vëmendje këtij problemi tani”.

8. Një vdekje ose sikur vdes vetë. Ka disa ëndrra që janë po aq të zakonshme sa të gjithë kanë një teori të ndryshme për atë që këto ëndrra nënkuptojnë. Ëndrrat me vdekje janë mjaft personale si shumica e ëndrrave, dhe kështu nuk mund të vendosni vërtet një etiketë se çfarë do të thotë një ëndërr me vdekje. Ajo që mund të thuhet është se këto ëndrra rrallë janë të mira. Pothuajse gjithmonë konsiderohet e keqe ose negative të vdesësh, përveç nëse futesh në nivele më të larta të të menduarit, ku e kupton se vdekja është thjesht faza tjetër e jetës, hapi tjetër.Në një nivel më të thjeshtë, një ëndërr për vdekjen në të vërtetë mund të nënkuptojë se ju po pranoni që po ndryshoni duke u bërë dikush tjetër. Kur ndryshojmë, thuhet se ne përjetojmë një ‘vdekje të vogël’, do të thotë se vdes një pjesë e personit që jemi dhe i bën rrugë personit që po bëhemi.Në një farë mënyre, ne vdesim të gjithë çdo ditë në këto lloj mënyrë dhe rilindim po ashtu, duke ndryshuar dhe truri juaj po pëprpiqet t’ju bëjë ta kuptoni këtë pjesë.Nuk është ëndrra më argëtuese për t’u patur, por mund të jetë pozitive nëse lidhet me një ndryshim pozitiv në jetën tuaj.

9. Kryqe (të krishtera). Zakonisht ëndërroni vetëm për një kryq nëse i përkisni një bote ku ato janë të pranishme. Kryqi është tradicionalisht një simbol i krishterë që do të thotë vdekja dhe rilindja e Krishtit. Kjo do të thotë për pjesën më të madhe, vetëm njerëzit fetarë do të ëndërrojnë për kryqe, sepse ata i shohin ato çdo ditë ndërsa shkojnë në kishë, lexojnë biblën etj. Sidoqoftë, në pjesë të tjera të botës, kjo mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme, kështu që ia vlen të bëni pak studime për të zbuluar se çfarë do të thotë kjo për ju. Nëse nuk jeni i krishterë dhe vazhdoni të ëndërroni me kryqe, kjo mund të thotë diçka tjetër. Për disa pjesë të botës, kjo mund të nënkuptojë telashe ose kohë të rrezikshme përpara.

10. Marrja e provimeve. Kjo lloj ëndrre thjesht mund të nënkuptojë që po viheni në prove në jetën reale ose ndjeheni sikur gjykoheni nga njerëzit përreth jush. Nuk është e thënë të jetë diçka e keqe, dhe ndonjëherë është vetëm truri juaj që po ju thotë se “jeni në vëmendjen e disa njerëzve”. Një ëndërr e tillë mund të trrgojë se jeni të shqetësuar për marrjen e provimeve tuaja, nëse jeni akoma në shkollë! Por për të rriturit që kanë kaluar prej kohësh provimet e tyre, zakonisht do të thotë që shqetësoheni për atë që të tjerët do të mendojnë për ju, ose si do të performoni në ndonjë ngjarje të madhe që po vjen.

11. Një ëndërr me veshje të ndryshme zakonisht ka të bëjë me mënyrën sesi dëshironi ta projektoni veten para botës. Rrobat tona janë një lloj “deklarate” që tregojnë se kush jemi. Kështu që, për ata që vendosin të veshin ngjyra të theksuara të ndritshme, tregon se ata kanë diçka ndryshe nga personi që mban një këmishë gri të zbehtë.Duke veshur rroba të ndryshme në ëndërr nuk po tregon personalitetin tuaj në botë. Për shembull, nëse në ëndërr vishni gjithmonë rroba të ndritshme, por në jetën reale nuk e bëni, do të thotë që truri juaj dëshiron që të shpreheni më shumë dhe të jeni më të sigurt.

12. Ushqim. Një ëndërr për ushqimin mund të tregojë që ju keni uri, dhe ka shumë raste kur mund të keni shkuar në krevat të uritur dhe në ëndërr të shikoni sikur po hani shumë ushqim. Ndonjëherë nëse dëshironi diçka para shtratit dhe pastaj shkoni të flini duke menduar për këtë, do të ëndërroni për të. Ky është rasti me ëndrrat e seksit, dhe madje edhe me etjen për ujë apo lëngje.

13.Demonët ose monstrat. Të ëndërrosh për një demon është zakonisht rezultat i shikimit të një filmi horror. Ne demonët i shohim vetëm në foto apo në filmat horror kështu që ata nuk janë diçka natyrale që mund t’i ëndërrojmë. Pothuajse gjithçka tjetër që ëndërrojmë vjen nga përvojat aktuale të jetës ose nga gjërat që e dimë se ekzistojnë, si kafshët. Ëndrra me monstrat apo demonët mund të lidhet gjithashtu me njerëzit që ne i shohim si demonë. Ne mendojmë se demonët janë të këqij, kështu që duke ëndërruar për ta nënkupton se jemi në ankth ose kemi ndjesi negative për diçka që po na ndodh në jetë.

14. Ndërtesat dhe shtëpitë. Një ëndërr për një ndërtesë ose një shtëpi është zakonisht një shenjë që po mendoni për shtëpinë tuaj të fëmijërisë. Mund të nënkuptojë gjithashtu që po mendoni për sigurinë ose ndjenjën e të qenurit të sigurt. Shtëpitë dhe ndërtesat janë të lidhura me sigurinë, ngrohtësinë, strehimin dhe për shumicën prej nesh, shtëpinë. Të ëndërrosh për shtëpinë e dikujt tjetër mund të thotë që ti dëshiron të kalosh më shumë kohë me atë person.Kushtojini vëmendje se në cilën dhomë apo ndërtesë e gjeni veten. A po fshiheni në një dhomë apo jeni në sallonin e shtëpisë duke parë botën përmes dritares. Dhoma të cilën ëndërroni bën ndryshime në kuptimin e ëndrrës.

15. Vrasja e njerëzve. Një ëndërr tjetër negative. Ëndërrimi për të vrarë njerëz mund të jetë ose rezultat i shumë lojërave të dhunshme, filmave të dhunshëm ose zemërimit të shtypur.Asnjë nga këto më sipër nuk është e mirë, dhe ju duhet t’i kushtoni vëmendje shumë të madhe kësaj ëndrre. Nëse e shihni veten duke ëndërruar rregullisht për të vrarë njerëz, është një shenjë se diçka në jetën tuaj është shumë e gabuar, qoftë ajo dhunë në media, zemërim dhe zhgënjim që nuk po kalon.

16. Paratë. Kjo mund të jetë pozitive ose negative. Shumica prej nesh duan më shumë para në mënyrë që të mund ta shijojmë jetën më shumë dhe të bëjmë gjërat që vërtet duam të bëjmë. Ka mënyra për ta bërë këtë pa pasur nevojë të keni më shumë para, por për shumicën prej nesh më shumë para do të thotë më shumë argëtim dhe kënaqësi në jetë. Pra, të ëndërrosh për para thjesht mund të nënkuptojë që t’i duash ato, kështu që më në fund mund të bësh ato gjëra që dëshiron. Ndonjëherë mund të nënkuptojë që ju thjesht dëshironi fuqi, e cila jo gjithmonë është diçka e mirë.

17. Te besh seks. Trupat tanë janë të lindur për të dëshiruar ushqim, strehim, dashuri dhe seks. Kjo është ajo që na ka mbajtur gjallë për një kohë kaq të gjatë, kështu që truri ynë vështirë të mos mendojë për seksin shpesh. Kurdoherë që shohim një person tërheqës, ne kujtojmë se dëshirojmë seks dhe kjo është diçka pozitive.Kështu që të ëndërrosh për seks zakonisht tregon thjesht se je një i rritur i shëndetshëm dhe gjithçka po funksionon ashtu siç duhet. Ashtu si ushqimi, nëse mendoni para tij në shtrat (me vetëdije ose në subkoshiencë ) normalisht do të ëndërroni edhe për seksin.

18. Endërroni sikur bini. Kjo është një ëndërr jashtëzakonisht shumë e shpeshtë për njerëz të të gjitha moshave. Mund të ndodhë shpesh që sapo bini në gjumë t’ju duket sikur ju sulmuan ose plagosën ose sikur bini diku dhe ju përpiqeni t’i shmangni ato. Pra ka shumë mundësi që ne ndonjëherë ëndërrojmë gjëra të këqija, në mënyrë që truri të mësohet me këtë përvojë dhe nëse do të ndodhte ta përjetonte më lehtë. Ne ëndërrojmë sikur sulmohemi ose ndiqemi në mënyrë që nëse ndonjëherë ndodh të mos jetë gjëja më e pazakontë, pasi trurin tonë tashmë e kemi testuar për ta përballuar këtë situatë. Rënia është një lloj i tillë, megjithëse nuk mund të bëni ndonjë gje kur bini. Ëndrrat ku rrëzoheni zakonisht nënkuptojnë që ju nuk keni kontrollin e asaj që po ndodh, dhe ju nuk udhëhiqni dot jetën tuaj. Kushtojini vëmendje kësaj nëse gjithmonë keni ëndrra ku bini, pasi kjo mund të nënkuptojë që ndjeheni të pashpresë dhe madje edhe në depresion.

19. Lakuriq në publik. Të gjithë kemi frikë se jemi në siklet para një publiku të madh dhe kështu të qenit lakuriq në publik është për fat të keq një ëndërr e zakonshme. Që në moshë të re na është thënë se duhet të mbulohemi gjithmonë në mënyrë që të mos i ekspozohemi njerëzve. Kjo do të thotë që të ëndërrosh për të qenë lakuriq do të thotë që shqetësohesh se si njerëzit do të mendojnë për ty. Ju shqetësoheni në një farë mënyre për imazhin që keni në shoqëri apo edhe për mënyrën sesi paraqiteni tek një mik apo partner. Kushtojini vëmendje sa shpesh e keni këtë ëndërr dhe mendoni për mënyrat se si mund të zvogëloni shqetësimin.

20. Takimi me dikë të famshëm. Të gjithë duam të takojmë idhujt tanë, që nga njerëz të famshëm e deri tek figura historike. Është një ëndërr e zakonshme sepse shpesh mendojmë për këto gjëra. Njerëzit e famshëm janë të famshëm sepse tërheqin vëmendjen e njerëzve, kështu që ata janë në mendjen tuaj.
Gjërat për të cilat ne mendojmë shpesh bëhen ato që ëndërrojmë (ndër të tjera). Pra, për shumë njerëz ëndrrat me te famshëm janë shumë të zakonshme.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix9 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix9 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix9 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix9 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix9 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix9 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix9 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix10 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar10 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook