Lidhu me ne

Radar

Nis ndërtimi i “Kopshtit të parajsës” te selia e qeverisë, do të kushtojë 4 milionë euro (FOTOT)

Nis ndërtimi i “Kopshtit të parajsës” te selia e

Një vinç i madh dhe panelet e drurit lajmëruan nisjen e vendosjes së instalacionit me vlerë 4 milionë euro në oborrin e brendshëm të selisë së qeverisë shqiptare.

Nis ndërtimi i “Kopshtit të parajsës” te selia e

Instalacioni do të kushtojë 4 milionë euro dhe tenderi është zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku fituese është shpallur kompania “Fusha”.

Sipas të dhënave zyrtare, rezultati i tenderit me objekt “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden”’ dhe me fond limit mbi 430 milionë lekë të reja, duhet të shpallej në datën 19 Tetor 2022, por në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, në krah të këtij tenderi u vendos shënimi “Pezulluar”, për t’u rihapur më vonë.

Tenderi i shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ndërtimin e instalacionit prej druri shkaktoi reagimin e menjëhershëm publik dhe të opozitës, ndërsa Rama deklaroi se sa i përket instalacionit prej druri “nuk bëhej fjalë për një vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise pune”.

Në fund të Gushtit 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli tenderin “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden””, me fond limit 431 milionë lekë të reja ose rreth 4 milionë euro.

Për realizimin e këtij tenderi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit u ngarkua nga Qeveria, nëpërmjet një vendimi të posaçëm, të miratuar në 27 Korrik 2022.

Projekti parashikon ndërtimin e një strukture prej druri 4-katëshe, e cila do të vendoset në oborrin e pasmë të godinës së Kryeministrisë.

Nis ndërtimi i “Kopshtit të parajsës” te selia e

Hartuesit e tij mendojnë se “qëllimi i projektit është krijimi i një objekti qendror, për të cilin do t’ia vlejë që grilat përreth të hapen dhe pamja, aromat dhe oksigjeni që do të çlirohet nga bimësia e dendur do të depërtojë në zyrat e këtij institucioni të rëndësishëm”.

Projekti u realizua nga studio austriake “Precht”, por nuk ka të dhëna sa është paguar ajo.

Nis ndërtimi i “Kopshtit të parajsës” te selia e

Sipas opozitës instalacioni, që do të vendoset në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, i “kopështi i Parajsës”, përveç kostos së pajustifikuar, është edhe një tallje e hapur me shqiptarët, sepse kryeministri normal i një vendi normal nuk do të shpenzonte kurrë 4 milionë euro për një instalacion, një tekë të vetën, të cilën ai do ta fotografojë dhe postojë në rrjete sociale si Rilindje urbane.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook