Lidhu me ne

Mix

Sandra Bullock shfaqet në publik pas vdekjes së partnerit

Sandra Bullock u fotografua për herë të parë që nga veedkja e partnerit të saj  Bryan Randall, në gusht.

Aktorja e “Blind Side” u pa duke ecur së bashku me vajzën e saj, Laila, dhe truprojën, Peter Weireter, në Los Angeles të enjten. Në një moment, Bullock ndaloi për të biseduar me Lailën përpara se të përkulej dhe t’i jepte një puthje në faqe.

Aktorja ende nuk e ka adresuar ndarjen tragjike, por një burim i tha People tre javë pas vdekjes së tij se ajo është “mirënjohëse” për mbështetjen.

Burimi shtoi se Sandra  ka “parë mbështetjen e pabesueshme ndaj kërkimeve për ALS që nga vdekja e Bryan”, duke iu referuar donacioneve për ALS që janë rritur 500 për qind pas vdekjes së tij.

“Ajo është shumë mirënjohëse për të gjithë ata që kanë dhuruar dhe është e lumtur që nga diçka kaq zemërthyese erdhi diçka kaq pozitive për të tjerët”, tha burimi.

Motra e aktores së “Miss Congeniality”, Gesine Bullock-Prado, tregoi se si motra e saj ishte një kujdestare “e mahnitshme” që “mblodhi” një ekip për t’u kujdesur për të gjatë viteve. Burimet i thanë ekskluzivisht Page Six në atë kohë se ajo  madje e ndërpreu karrierën e saj në Hollywood për ta ndihmuar atë.

Sandra, e cila adoptoi Laila dhe djalin Louis, u takua me Randall në janar 2015 kur ai u  fotografua në festën e ditëlindjes së djalit të saj. Ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq dy muaj më vonë. Randall e ndihmoi Bullock-un të rriste dy fëmijët e saj, përveçse bashkë-prindëroi vajzën e tij të rritur, Skylar, nga një lidhje e mëparshme.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar23 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar23 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet23 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix24 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore24 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook