Lidhu me ne

Radar

“Mund të rriteshin pensionet”, fatura nga arbitrazhet ndaj Shqipërisë, gati 200 milionë euro

Fatura që Shqipëria duhet të paguajë pas vendimeve të gjykatave të arbitrazhit dhe asaj Europiane për të Drejtat e Njeriut është 195 milionë euro apo 20.5 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e kësaj shume, që deri në shtator të këtij viti përllogaritet në 173.2 milionë euro duhet të shkojë për të dëmshpërblyer kompanitë, kontrata me të cilat është prishur në mënyrë të padrejtë nga Shteti Shqiptar.

“Mund të rriteshin pensionet”, fatura nga arbitrazhet ndaj

Çështjet që përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj fature janë për gjyqet e humbura me biznesmenin italian, Becchetti ajo e kompanive “Copri dhe Actor”, “GBC Oil Company” dhe “Phoenix Petrolum”.

“Në rast se nuk do t’i kishim këto fatura, për një vit, qeveria do të mundej të rriste pensionet me 3 mijë apo 4 mijë lekë. Në vend ë të bëjë këtë, po paguan papërgjegjshmërinë e vet”, u shpreh Gjergj Erebara.

“Mund të rriteshin pensionet”, fatura nga arbitrazhet ndaj

Pjesa tjetër e faturës 200 milionë euro përbëhet nga vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ministria e Financave dhe Ekonomisë raporton se detyrimet totale janë në vlerën e 21.8 milionë euro, prej të cilave 17.9 milionë janë nga vendimet tashmë të marra, ndërsa pjesa tjetër nga proceset ende në gjykim.

“Mund të rriteshin pensionet”, fatura nga arbitrazhet ndaj

“Sharrxhi”, “Rista” dhe “Sharra” kundër Shqipërisë janë ato që përbëjnë pjesën më të madhe të dëmit ekonomik që do të paguhet nga qytetarët shqiptarë.

“Në vend që të blihet ilaçe për spitalet e vendit, merren këto para’ për të paguar këtë detyrim që do paguhet nga taksat tona”, shtoi gazetari Erebara.

“Mund të rriteshin pensionet”, fatura nga arbitrazhet ndaj

Duke i konsideruar si “skandaloze” vendimet e gjykatës së arbitrazhit pranë Bankës Botërore, kryeministri Rama paralajmëroi para pak muajsh daljen e Shqipërisë nja juridiksioni i saj. Kjo për të mos paguar faturat që shtohen vit pas viti. Por mbeti vetëm një paralajmërim, teksa u ndoqën tjera rrugë.

“Mund të rriteshin pensionet”, fatura nga arbitrazhet ndaj

“Kjo është e pamundur. Normalisht që je i detyruar t’i paguash dhe nuk ka asnjë gjë në botë që të mbron. Vetëm vende si Koreja e Veriut mund t’iu shmangen. Nuk është faji i gjykatave, është papërgjegjshmëria e qeverive”, theksoi Erebara.

Gjyqet e shumta të humbura në arbitrazh e detyruan qeverinë të miratonte në seancën plenare të së enjtes disa ndryshime ligjore në drejtim të “Avokaturës së Shtetit.” Ndryshimet ligjore parashikojnë kushtet dhe shkallën e penalizimit të juristëve të Avokaturës së Shtetit, nëse performanca në punën e tyre do të cilësohet si e dobët. Masat ndëshkuese nisin me uljen e detyrë apo mbajtjen e 30 për qind të pagës për një afat deri në 6 muaj, si dhe pezullimin nga detyra deri në një vendimmarrje nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook